Skenat më të frikshme në filmin shqiptar!

0
2561

#KinematografiaShqiptare  

Skenat me te frikshme ne filmat shqiptare.
Kinematografia boterore ka nje gjini te veten me filma te zhanrit te tmerrit, “Horror”, filma te cilet ndiqen nga jo pak persona kudo ne bote te cilet e pelqejne kete teme.

Sidoqofte ne Shqiperi nuk u aplikua, nuk u realizua asnjehere ndonje film i tere posacerisht nga ky zhaner, megjithate nese i therrasim kujteses nga filmat e Kinostudios qe kemi pare, ka disa filma me skena te frikshme .

Cilat jane konkretisht skenat apo momentet me te frikeshme ne filmat shqiptare qe u krijuan nga skenaristet, regjisoret dhe u interpretuan nga aktoret tane, (pa lene ne harrese edhe punen e shkelqyer te atyre qe punonin ne trukimin e personazheve) ?

Nje ndjekes i rregullt i pasionuar i kinemase shqiptare, mund te kujtoje disa skena nga filmat tane, por sigurisht ne plan te pare jane dy nga ato qe kane me teper te tilla skena te frikshme, rrenqethese (natyrisht jo ne ekstremin e nje horror):

“Gjenerali i ushtrise se vdekur” dhe “Emblema e dikurshme” !

Le ta fillojme me “Emblemen”
Filmi qe ne minutat e para hapet me nje nate te erret pis, rrufe dhe shi i rrembyeshem. Dikush troket dhunshem me nje shkop disa here ne porten e rende te nje famullie. Rojtari, qe jeton krejtesisht i vetem, drejtohet nga porta me nje fener ne dore te shikoje se kush eshte vizitori ne kete nate kjameti………nje dore e godet dhe ai shembet i vdekur.

Me pas ne ekran shfaqet deshmia e nje plake 100 vjecare (rolin e se ciles e luan artistja e madhe zonja Tinka Kurti):

“Jam plake une, mos me lini te genjej. Jam shume plake une, as kuajt nuk me njohin……flake ? Posi e mbaj mend! Kam pare me keta sy flaken qe nxirte shpirti i Trifon Rrogozit kur u ngjall lugat pas gjithe atyre qe pesoi nga Xheladin Beu. Ja atje bri kenetes….ee u vertit sa u vertit here ne njeren ane te kenetes here ne tjetren gjersa u lodh dhe u shua.

….. Ca burra me kapuc te zi ? Posi i mbaj mend !
Ishin te huaj ato , me gjuhe te tjera .

“Kapuconjet e zinj” !!!
Kater personazhe engmatike ne filmin “Emblema e dikurshme” ne skenarin e te cilit ngjallin nje lloj frike.

Ne nje nate te erret me mot te keq dhe shi te rrembyeshem befas prane nje Hani shfaqen kater njerez me pelerina dhe kapuc te zi !!!!
Njeri nga ato kerkon fener ….. tamam si ne filmat ” thriller ” te Alfred Hitchcock!

Dy prej kater “Kapuconeve te zi” personazhet enigmatik.

Ne famulline ku ka ndodhur nje krim, vrasja e rojtarit vite me pare, ndodhin gjera te cuditshme……

Psycho ? Jo nuk kemi gabuar, permundrazi eshte foto e aktores se re ne kohen e xhirimit te ketij filmi, Raimonda Bulku!

Naten nje njeri me shishe endet i vetmuar zonave, duke germuar deri edhe  varrezave….Duke pare personazhin e Benjaminit, kete misherim tragji-komik, shikuesi zbulon permasat kolosale te interpretimit te aktorit Mirush Kabashi, i vetem dhe i pashoq ne krijimin e karaktereve te tille.


“Gjenerali i ushtrise se vdekur”

Varre dhe perseri varre gjithandej ne territorin shqiptar ku nje gjeneral italian dergohet me misionin te mbledh trupat e ushtareve te tij te rene ne lufte !! Nje skenar filmi qe ne disa momente te ngjall nje lloj frike.

Germimi i varreve dhe nxjerrja e kufomave natyrisht nuk eshte nje skene e kendeshme per shikuesin qe ta kaloje pa ndonjefare reagimi, ndjesie, trishtimi……

“…por une e hapa gropen ! Binte shi dhe gropa mbushej me uje pise te zi …..” Ja ku e ke kolonelin tend te zi ( dhe i hedh thesin me kocka)!
Aktorja e madhe Violeta Manushi ne nje skene te frikeshme tek ” Gjenerali i ushtrise se vdekur”

Dhe vjen me pas nje nder skenat me rrenqethese, e cila besoj nuk e ka lene shikuesin pa reaguar, dhe jo vetem ate te rritur ne kohen e ketij filmi, enderra e gjeneralit:
“Gjeneral, a na i sollet Gjeneral ? Ku i kini Gjeneral ?”

Une nuk jam 1. 82 i gjate…..shfaqet nje siluete qe del nga thesi (zeri i kolonelin Zampa qe interpretohet nga Bujar Lako)

“Na merrini !! Ju a solla ! ….bente nje mot i keq dhe vazhdimisht binte shi !!
(pergjigjet i madhi, kolosi i skenes Sander Prosi, me protezen e dhembeve te hequr)

__________
Kinematografia Shqiptare © Material i rezervuar | Publikuar per here te pare qe ne vitin 2015. Postimi u rishikua me 23 shkurt 2021.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here