(VIDEO) Interval muzikor | Vera Dervishi – “Të më rritesh bujkeshë”

0
2014

 

INTERVAL MUZIKOR | ZERA TE ARTE TE MIKROFONIT TE KENGES!
“Te me rritesh bujkeshe” – Vera Dervishi
Muzika: Enver Shengjergji
Teksti: Zhuljana Jorganxhi

Interpretuar ne : Festivalin e 14-te te Kenges ne RTSH, 1975

1.O moj e vogla moj bijë-bija ime
Mjalte prej mjalte më je
Dhe përmbi shtratin tënd gjyshi i lumtur
Të puth ballin dhe buzëqesh
 
2.Nje tufe kallëzash prej fushës të solli
Me abetaren dhuratë
Fjalë të arta në të ty të shkroi
Bijë moj e vogël-o
 
Refreni
1.”Si malet e larta, uji i kulluar
Si lisat që ushqen kjo tokë
Ti të më bëhesh trime e ditur
Bijë bujkeshë bashkë me shokë.
2.Ti grurë të japësh, ujë dhe dritë
Fshatit si lumë ti burojnë
Bijë e vogël, bijë-bija ime
Bujqit më fort do të nderojnë”.
 
3.O moj e vogel moj bijë-bija ime
Mjalte prej mjalte më je
Dhe përmbi shtratin tënd gjyshi i lumtur
Të puth ballin dhe buzëqesh
 
4.Do të më rritesh ti bijë e ditur
Bashkë me shoqe dhe shokë
Se jetës tënde ty o moj e mira
Dritë i bën përherë Partia

_________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply