Sonja Mamaqi | Kinooperatore dhe fotografe!

0
1396

Sonja Mamaqi
Eshte njera nga kinooperatoret e para femra.
Punoi gjithashtu edhe fotografe.

Lindi ne Tirane me 27 shkurt 1948. Ne qytetin e lindjes kreu edhe shkollen e mesme te pergjithshme. Në vitin 1967 filloi punë në Kinostudion “Shqipëria e Re” si ndihmësoperatore, nën patronazhin e operatorit të mirënjohur Hamdi Ferhati. Pas mbarimit të një kursi 2-vjeçar në periudhën 1967-1969, merr titullin “asistente operatore” dhe punoi me filmin “Përse bie kjo daulle” . Më vonë, Sonja merr titullin “operatore”. Se bashku me Diana Diamantin ishin kinooperatoret femra te parat ne Shqiperi.

Në vitet ’70 punoi në mënyrë të pavarur në filmat kronikalë dhe ata dokumentarë, duke xhiruar shume prej tyre dhe suzhete.
Gjatë periudhës 1970-1974 xhiroi rreth 126 kronika dhe dokumentarë shqiptarë, prodhime të Kinostudios. Qender e xhirimeve te saja ishin ngjarjet e rendesishme te vendit ne fushen politike, por jo pak vend zinin edhe ato ne fushen e kultures, arteve, sportit, rinise, shkollave etj.

Enderrat e saja krijuese u nderprene ne mes. Në dhjetor të vitit 1974 i ndërpritet veprimtaria artistike dhe largohet në Tepelenë për motive politike (babai i saj u denua si kundershtar i regjimit). Ne Tepelene pu non si fotografe e qytetit. Pas 16 vjetësh, në mars të vitit 1991, rikthehet në Kinostudio, tashmë “Albafilm Studio” dhe fillon të punojë si përgjegjëse në repartin e fotografisë deri në vitin 1993.

Më pas, kalon operatore në filmin e animuar ku punoi me 18 filma vizatimorë shqiptarë.
Kamera e Mamaqit eshte e ndjeshme, krijon kompozime figurative
Ku buisin ide dhe emocione qe vijne lirisht nga fabula dhe subjekti; perkujdeset per raportin e portretit me mjedisin rreth tij, sikunder edhe per nxjerrjen ne pah te ngjyres, drites, ne funksion ne sferen ndjesore te filmit gjerazi dhe te personazheve vecmas, sikunder vihen re tek filmat: Sifizianet – 1996 (fitues i Kupes ne Festivalin e XI te Filmit Shqiptar) , “Ringjallje”, “3 në 1”(2000), “Ekuinoks”, “Kafeneja”, “Rimodelim” (2000), “Ndodh edhe kështu”(1996), “Mirazh ne shkretetire” etj.

Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook . Ju lutemi miqesisht mos i kopjoni shkrimet dhe tekstet nga kjo faqe! Sidoqofte cdo tekst identik (shabllon) me kete te faqes “K.SH” qe do te shikohet ne faqe te tjera online dhe mbas dates se publikimit ketu 26 shkurt 2020, konsiderohet PLAGJIATURE mungese respekti dhe konsiderate per punen e tjetrit edhe tregon pa aftesi per abuzuesit.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply