Champions League 2021

0
565

Humbja e Atletico në Madrid nga Chelsea ishte surpriza që dhuruan dy mbrëmjet fundit në Champions. Nga njëra anë, mund të thuhet se edhe goli spektakolar i Olivier Giroud ishte një suprizë gjithashtu… Ndër të tjera, tashmë duket qartë se ekipet spanjolle, në nivel ndërkombëtar, nuk janë më aq superiore si në vitet e kaluara. Një konkluzion ky i nxjerrë prej rezultateve të të tëra ekipeve spanjolle këto dy javët e fundit, në Champions League dhe U.E.F.A.   

                                                                                                         

Përveç faktit se edhe Manchester City ashtu si Liverpool nuk luajti në Gjermani por në Hungari, madje në të njëjtin stadium, Ferenc Puskas, çdo gjë tjetër shkoi siç pritej. Ekipi i Guardiolës, kohët e fundit është ekipi për tu mundur ose, ekipi të cilit i tremben të tërë! Kjo u duk qartë edhe në fushë ku, Borusia më shumë mendoi të mos pësojë gol se sa të shënojë. Ajo pati vetëm një mundësi të cilën e shpërdoroi, madje dhe atë, në fund të takimit. 

                                                                                                                   

Lazio zhgënjeu ndaj Bayern, kjo,vetëm për faktin se pësoi një humbje të thellë në shifra dhe në fushën e vetë. Diferenca midis dy ekipeve është e dukshme. Levandovski si gjithnjë korrekt në “takimin” e tij me golin. Ekipi gjerman e dominoi plotëisht takimin pa lënë dyshimin më të vogël rreth fituesit të kësaj mbrëmjeje.                                               

 Që Real Madrid do të kishte probleme në Bergamo ndaj Atalantës, kjo pritej. Gjithsesi, ndëshkimi lëhtësisht me të kuq i Freugler në pjesën e parë, i bëri gjërat disi më të lehta për Realin i cili përfundimisht, katër minuta para fundit, mori fitoren ndaj Atalantës.

Rezultatet
Lazio         – Bayern 1-4
(Korrea 49’/Levandovski 9′,Musiala 24′,Sane 42′,Acerbi 47′ autogol)
Atletico      – Chelsea 0-1
(Giroud 68′)
Borusia Gl. – Manchester C. 0-2
(B. Silva 29′, G. Jesus 65′)
Atalanta     – Real Madrid 0-1
(Mendi 86′)


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply