Sulejman Pitarka (1924-2007) | Kolosi i aktrimit shqiptar!

0
2586

#KinematografiaShqiptare      #SulejmanPitarka
Sulejman Pitarka (1924-2007)
Aktor, regjisor, skenarist, dramaturg.
Artist i popullit / Mjeshter i madh.

U linde më 2 shkurt të vitit 1924 në Dibër (Maqedoni). Familja e tij zhvendoset në Durrës kur ai ishte në moshën tre vjeç për arsye ekonomike ju desh të punonte që në moshë të vogël për të ndihmuar familjen. Mbarimi i Luftës e gjen ndihmës llogaritar në një ndërmarrje të vogël por dashuria e tij për artin do të bënte që ai të shkëputet nga kjo punë dhe pas aktivizimit të tij me trupat amatoriale në kohën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak zgjedhja e tij përfundimtare do të jetë Teatri i Durrësit ku fillon punë në vitin 1947. Do të bëhet i njohur për publikun për interpretimet e tij në dramat “Invadimi” dhe “Ishulli i paqes”. Në vitin 1951 do të fillojë punën në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Këtu ai do të shpaloste aftësitë e tij artistike duke interpretuar mbi 70-të role të dramaturgjisë kombëtare apo ndërkombëtare. Të paharrueshme do të ngelen rolet e tij në dramat “Arturo Ui”, ”Besa e madhe”, ”Doktor Aleksi”, në rolin e Heroit të Popullit, Sulejman Vokshi, në dramën “Epoka para gjyqit” të Ekrem Kryeziut, “Familja e peshkatarit” të shkruar po nga ai vetë, në rolin e Pejxhit në dramën “Gratë gazmore të Uinsdorit” të Shekspirit, në rolin e Gildesernit në dramën “Hamleti” të Shekspirit, në rolin e Turhanit në dramën “Kështu të dua”, “Trimi i mire me shoke shume”, në rolin e Faikut tek drama “Karavidhet”, “Një nuse për Stasin”, në rolin e Hysen Agës në komedinë “Prefekti” të Besim Lëvonjës, në rolin e Bakos në komedinë “Zonja nga Qyteti” të Ruzhdi Pulahës, duke përfunduar me rolin e tij të fundit në dramën “Pjata prej druri” e Edmond Morris e vënë në skenë nga regjisori Gëzim Kame në vitin 2004 në rolin e plakut të braktisur. Rol për të cilin në Festivalin “Apollon 2005” do të shpallet “Aktori më i Mirë” i festivalit, titull i cili do ti jepet edhe në Festivalit të Teatrove në Dibër të Madhe në vitin 2006.

Në kinematografi roli i parë i tij do të jetë ai i Eshrefit në filmin “Furtuna”. Interpretimi i tij do të linte në kujtesën e publikut edhe shumë role të tjera si roli i shokut Sokrat në filmin”Horizonte të Hapura”, roli i zotit Galip tek “Tinguj lufte”, roli i Gjeneralit tek “Gunat përmbi tela”, roli i xha Avdiut tek “Gjeneral gramafoni”, roli i Zheleznovit komandantit të bazës në filmin “Ballë për ballë”, roli i Ali Beut në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe” e shumë të tjerë. Roli i tij i fundit në kinematografi do të jetë ai i Selmanit në filmin “Larg barbarëve/Loin des barbares” në vitin 2004 për të cilin pati shumë vlersime pozitive si nga kritika kombëtare ashtu edhe nga ajo internacionale.

Pitarka do të shkruante edhe disa drama ku përveç të mirënjohurës “Familja e peshkatarit” mbi të cilën regjisori Hysen Hakani bazoi filmin “Oshëtimë në bregdet” me skenar të po vetë Sulejmanit, mund të përmendim komedinë “Burri me përparëse” dhe dramat “Trimi i mirë me shokë shumë” në vitin 1957, “Heronjtë e Linasit” në vitin 1967, “Kulla e Linasit”.

Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në Tiranë më 24 mars të vitit 2007.
Për nder të tij “Çmimi i Madh” i Festivalit të Teatrove në Dibër të Madhe duke filluar që nga viti 2007 do të ri-titullohej “Çmimi i Madh Sulejman Pitarka”.

Për meritat e tij artistike Sulejman Pitarka është vlerësuar me titujt e lartë “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh “.

Interpretime ne Kinematografi
1994 — Larg barbarëve/Loin des barbares (.Selmani)
1991 — Vdekja e burrit (Diplomati)
1989 — Historiani dhe kameleoni (Zenel Beu)
1986 — Rrethimi i vogël (Llambi)
1984 — Nxënësit e klasës sime (Çelo kasapi)
1984 — Ura dhe kështjella (.Salo Ura)
1984 — Nata e parë e lirisë (Suloja,furrtari)
1981 — Agimet e Stinës së Madhe (Film TV).Ali Beu
1981 — Në prag të lirisë
1981 — Shtëpia jonë e përbashkët (Kozma Selita)
1980 — Goditja (Film TV)
1979 — Ballë për ballë (Zheleznovi,komandanti rus i bazës)
1979 — Gjeneral Gramafoni (.Avdi Mamani)
1978 — Pas gjurmëve (Lipja)
1977 — Gunat mbi tela (Gjenerali)
1977 — Streha e re (Ganoja)
1976 — Tinguj lufte (.Galip Shkëmbi)
1975 — Gjenerali i ushtrisë së vdekur
1968 — Horizonte të hapura (Sokrat Dhëmbi)
1961 – Debatik (Mësuesi)
1959 – Furtuna (Eshrefi)

Interpretime ne Teatër
“Ishulli i paqes”
— /–/ 2004 — “Pjata prej druri” e Edmond Morris (Plaku i braktisur)
24/04/1982 — “Kështu të dua” e Pëllumb Kullës (Turhani)
14/12/1980 — “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut (Sulejaman Vokshi)
12/06/1978 — “Besa e madhe” e Mark Markajt
13/04/1976 — “Karavidhet “ e Shefqet Musarajit (Faiku)
28/11/1975 — “Zonja nga Qyteti” e Ruzhdi Pulahës (Bako)
10/05/1972 — “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Piro Manit (Artist i Popullit)
04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit
04/02/1971 — “Një nuse për Stasin” e Teodor Laços
19/06/1970 — “I pazëvendësueshmi” e Qamil Buxhelit
06/04/1969 — “Prefekti” e Besim Lëvonjës (Hysen Aga)
21/01/1968 — “Heronjtë e Linasit” e Sulejman Pitarkës
28/05/1964 — “Doktor Aleksi” e Ibrahim Uruçit
27/02/1963 — “Borgjezi Fisnik” e Molierit
27/11/1961 — “Trimi i mirë me shokë shumë” i Sulejman Pitarkës
10/03/1961 — “Ambicja” e Besim Lëvonjës
29/10/1960 — “Votra e Huaj” e Ndrekë Lucës (Artist i Popullit)
24/06/1960 — “Hamleti” e Shekspirit (.Gildeserni)
06/02/1959 — “Gratë gazmore të Uinsdorit” e Shekspirit (Peixh)
08/07/1958 — “Syleshi” e S.Atomoras
30/03/1958 — “Shtatë shaljanët” e Ndrek Lucës (Artist i Popullit)
03/11/1957 — “Orët e Kremlinit” e Pogodinit
24/04/1957 — “I çuditëshmi” nga Nazim Hikmet
26/11/1956 — “Çështje familjare” e Ezhi Ljutovskij
01/02/1956 — “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës
31/05/1955 — “Shërbëtori i dy zotnive” e Karlo Goldonit
05/03/1955 — “Vajza me flokë të thinjura” e He Gzin Etzhin Din Ni
30/04/1954 — “Vajza nga fshati” e Fatmir Gjatës
16/04/1954 — “Toka jonë” e Kolë Jakovës (Halili)
21/03/1953 — “Otello” e Shekspirit” ( Otello)
04/03/1952 — “Revizori” e Gogolit (Ljapkin Toplini)
11/11/1950 — “Halili dhe Hajria” e Kol Jakovës
01/06/1947 — “Invadimi” e Leonid Leonovit

Autor ne Film Artistik
1966 — Oshëtimë në bregdet (co/skenarist)

Autore ne Teatër
“Burri me përparëse”
02/04/1980 — “Kulla e Linasit”
— /– /1967 — “Heronjtë e Linasit”
27/11/1961 — “Trimi i mirë me shokë shumë”
01/02/1956 — “Familja e Peshkatarit”

Regjisor ne Teatër
09/11/1974 — “Tymra që pastrohen” e Zisa Cikulit

Çmime e Tituj
Artist i Popullit
Mjeshtër i Madh

2006
Çmimi “Aktori më i mirë”
për rolin e plakut të braktisur në dramën “Pjata prej druri” e Edmond Morris në Festivalit të Teatrove në Dibër të Madhe në vitin 2006.

2005
Çmimi “Aktori më i mirë”
për rolin e Plakut të braktisur në dramën “Pjata prej druri” e Edmond Morris në Festivalin “Apollon 2005” në vitin 2005 .

2004
“Çmimin e Madh të Karrierës”

3/2/2002
Qytetar Nderi i Dibrës

26 Prill 1981
Kupa e Festivalit
për interpretimin e rolit të Admiralit Zheleznov, komandanti rus i bazës
në filmin “Ballë për ballë” dhe rolin e Halitit në filmin televiziv “Goditja”
në Festivalin e IV-ët të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 20 deri në 26 Prill të vitit 1981.


__________________________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne Skurt 2014 dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: Enciklopedia Teatri, Kinematografia Shqiptare, Toena 2009 /J. Papagjoni si dhe “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare, Toena 2002 / A. T Hoxha | Seleksionim i lajmeve on line, gazeta shqiptare.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply