(VIDEO) 1 Maj në Shqipëri | Festimi i vitit 1967 dhe 1971!

0
698

1 Maj në Shqipëri | Festimi i vitit 1967 dhe 1971!
Dokumentare te Kinostudios “Shqiperia e Re”

Pjesa e 1-re | 1 Maj 1967
Përshkrimi: I gjithe vendi pergatitet te festoje 1 Majin, diten e solidaritetit nderkombetar te punonjesve. Gazetat botojne deklaraten e K.Q te Partise dhe Keshillit te Ministrave mbi zhvillimin dhe thellimin e metejshem te levizjes revolucionare dhe te iniciativave krijuese te masave. 1 Majin e pershendet Gogo Nushi. Ne tribune ndodhet e gjithe Byroja Politike. Manifestimi tradicional çelet me flamujt e kuq te revolucionit, me flamujt e luftes dhe te punes, me portretet e Marksit, Engelsit, Leninit dhe te Stalinit. Parakalojne vajzat me lopata dhe djemte me kazma, pionieret me lule. Enver Hoxha duartroket, femijet i japin lule Enver Hoxhes dhe Mehmet Shehut etj. Tribuna duartroket. 283.30 m.

Parakalojne kolektiva te reja, te panjohura deri me sot, grupe ndermarrjesh, fabrikash, linjash dhe reparte te reja qe u ngriten gjate ketij viti ne Tirane. Parakalojne me harten e Shqiperise, parakalojne makina me soba e te tjera, pastaj punonjesit e kabllove. Parakalojne me portretin e Adem Rekes, makina me kepuce, parakalojne me karikaturen Sovjete Amerikane, parakalojne pankarta me tituj gazetash, parakalon Teatri me “Cucen e Maleve”, Baleti me flamur, pushke, parakalon Estrada me bande. Udheheqesit shikojne fishekzjarret. Sheshi ndriçohet nga fishekzjarret. 246.60 m.

Redaktor: Niko Nikolla
Operator: Agim Fortuzi, Dhimiter Lala, Hamdi Ferhati, Ilia Terpini, Pashko Como, Sokrat Musha
Bashkëpunëtorë: Koço Tollko
Regjia: Vitori Çeli
Skenari:
Muzika: Donika Muçi, formulim
Producent: Kinostudio Shqiperia e re
Viti: 1967
Kohëzgjatja: 19 min.


__________________________________________________

Pjesa e 2-te | 1 maj 1971
Përshkrimi: Rruget e Tiranes. Sheshi dhe monumenti i Skenderbeut. Manifestim. Ne tribune kane dale Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Myslym Peza, Haki Toska, Spiro Koleka, Rita Marko, Manush Myftiu, Ramiz Alia, Adil Carcani, Koco Theodhosi, Abdyl Kellezi, Xhaferr Spahiu, Piro Dodbiba, Nexhmije Hoxha, Fiqerete Shehu, N. Nase, Sul Baholli, Sadik Bekteshi, Vito Kapo, Jorgji Pecini, etj. Pershendet Rita Marko. Parakalim masiv. Parakalojne grupe njerezish me flamuj. Duken portretet e klasikeve. Portretet e Enver Hoxhes dhe Mao Ce Dunit, portretet e udheheqesve te PPSH. Populli parakalon. Enver Hoxha nderon me grusht.

Vazhdon parakalimi. Enver Hoxha duartroket, pershendet nje femije. Pioneret ngjiten ne tribune dhe u japin udheheqesve shporta me lule. Pioneret parakalojne. Artistet parakalojne dhe vallezojne. Parakalojne vajzat dhe djemte e universitetit te veshur me rroba ushtarake. Aviona ne fluturim. Parakalojne gjimnastet duke ekzekutuar ushtrime te ndryshme. Mbaron manifestimi. Enver Hoxha takohet me delegacionet e huaja qe ndodhen ne tribunen anesore.

Redaktor: Kujtim Gjonaj
Operator: Dhimiter Lala
Bashkpuntorë: Marianthi Xhako
Shënime: Festimet e dites se 1 majit, 1971, ne Tirane.
Regjia: –
Skenari: –
Muzika: Donika Muci, formulim
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1971
Kohëzgjatja: 17 min

Info sipas: AQSHF

______________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply