(VIDEO) FILMI “HORIZONTE TE HAPURA” !

0
2071

 

Filmi “Horizonte të Hapura” eshte prodhuar nga Kinostudio “Shqiperia e Re” ne vitin 1969
Regjia: Viktor Gjika,
Skenari: Dritëro Agolli,
Producent: Shqipëria e re,
Muzika: Limos Dizdari.

Përmbajtja e filmit
Filmi bazohet në ngjarje reale. Në portin detar po punohet për vendosjen e bigës lundruese pas një rimonti. Urani, një vinçier i zoti caktohet të punojë në ekuipazhin e saj. Drejtoria e portit kërkon dihmën e ekuipazhit, për heqjen e disa kollonave betoni. Sokrati, shefi i planit, pengon punën e tij në rimont. Robert (me nofkën çamçakizi), një i ri i cili nuk ka një opinion të mirë, bëhet pengesë në dashurinë e Azemit dhe Artës. Në një ditë të stuhishme, për të ruajtur bigën Urani sakrifikon jetën e tij.

“Ndoshta është rastësi që binomi dashuri-uzinë, dashuri-mjet prodhimi, dashuri-bujqësi është i pranishëm në shumë filma të kohës. Dashuria dhe industrializimi i vendit ecin bashkë, veçse, sa më shumë përparon e sundon fabrika, aq më tepër dashuria (si ndjenjë-martesë) bëhet klishe qesharake për t’i bërë vend dashurisë-seks (si nevojë-çlirim). Është koha kur dashuria dhe uzina sintetizohen në kinema.”

INTERPRETOJNE
Dhimitër Orgocka…..Urani
Sandër Prosi…..Kapiten Zylo
Robert Ndrenika…..Azemi
Pandi Raidhi…..xhaxha Ymeri
Nikolin Xhoja…..Kiço
Gaqo Spiro…..Petro
Sulejman Pitarka…..Sokrati
Mirketa Çobani…..Arta
Shpëtim Shmili…..Robert Çamçakizi
Ermir Koklari
Dhorkë Orgocka…..gruaja e Uranit
Thanas Boradini
Todi Thanasi
Gaqo Lepuri
Dashamir Gjati
Petraq Gjata
Abdulla Duma
Vangjel Sotiri
Mustafa Alushi

Per nje informacion me te detajuar, shikoni skeden zyrtare te filmit

 

______________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013 


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply