(VIDEO) FILMI I PARË SHQIPTAR “TANA”!

0
1332

____________________________________________

Vazhdimi i filmit si me poshte

 

Tana (1958), mbahet si filmi i parë artistik shqiptar i metrazhit te gjate, i cili u prodhua nga Shqipëria Film (më pas Kinostudioja “Shqipëria e Re”).

Regjia: Kristaq Dhamo,
Skenari: Kristaq Dhamo, Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi
Muzika: Çesk Zadeja.
Përmbajtja e filmit
Subjekti i filmit, me temë nga jeta shoqërore e fshatit dhe shkruar skenar nga Fatmir Gjata, mbështetet në novelën e tij me të njëjtin titull. Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.

Interpretojne
Tinka Kurti…Tana
Naim Frashëri (aktor)…Stefani
Pjetër Gjoka…Gjyshi
Kadri Roshi…Lefter Dhosi
Andon Pano…Kryetari i kooperativës
Thimi Filipi…Sekretari i Partisë
Marie Logoreci…Nëna e Stefanit
Ilia Shyti…Lipja
Violeta Manushi
Nikolla Panajoti
Melpomeni Çobani
Mihal Stefa
Lazër Filipi
Vani Trako
Pandi Raidhi
Lazër Vlashi
Vangjel Grabocka
Esma Agolli
Dhimitër Trajçe
per nje informacion me te detajuar rreth filmit shikoni skeden si me poshte:

_________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply