(VIDEO) | Ilir Bozo, ushtari rus i filmit “Ballë për ballë”!

0
4908

 

Ilir Bozo
Aktori fale paraqitjes se tij teutonike, floket bjond dhe tipare te tjera si banor i vendeve baltike, ka terhequr vemendjen e kineasteve te Kinostudios te perfshihet ne nje rol ne filmin e bukur “Balle per balle”.

Nje gjetje e goditur!
Dhe ai nuk zhgenjen por krijon me vertetesi nje ushtar sovjetik te marines ne bazen ushtarake te Pashalimanit.

Roli i nje ushtari sovjetik qe misheron Iliri ne kete film eshte dytesor, pothuajse episodik, por bie ne sy dhe ka mbetur madje edhe ne kujtesen e artedasheve per dialogun qe interpreton ai ne nje skene te ketij filmi, batutat e thena dhe reagimin me realizem te tij.
Bazuar ne kerkimet tona eshte i vetmi rol i tij ne kinematografine shqiptare.

Gjithsesi edhe pse me nje rol dytesor, ia arriti te fiksohet ne mendjet e artedashesve shqiptare te atij brezi te arte.

Lindi ne Tirane me 2 korrik 1956. Rrjedh nga nje familje artistesh. Eshte nipi i drejtorit te filmit shqiptar te Kinostudios, te mirenjohurit Todi Bozo si dhe djale xhaxhai me regjisorin Petri Bozo.

Ka mbaruar Politeknikumin dhe nuk kishte ndonje diplome aktrimi, dhe pikerisht ai interpretim i vetem ia rriti vlerat e tij me shume, sidomos tek spektatori. Megjithate duhet thene se z. Bozo ishte pjese e stafit prapa kamerave per shume vite me radhe.

Per shume kohe, plot 42 vjet deri ne vitin 2020 kur del ne pension, punoi ne Televizionin Shqiptar, RTSH , duke  spikatur si mjeshter pulti. Madje Iliri mund te ishte bere edhe nje futbollist i shkelqyer, jo me kot ekipi i pare i Partizanit e ofron ne skuader, por fatkeqesisht pas nje demtimi te rende eshte i detyruar te “vare kepucet ne gozhde”.  Koleget dhe miqte e tij e pershkruajne ate si nje person gjithnje te qeshur dhe me humor. 

Aktualisht banon ne Tirane! 

Kjo faqe ne shenje kujtese dhe respekti per kontributin e dhene ne artin skenik me kete rol i ka dedikuar z. Bozo kete postim.

         

 © Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 4 nentor 2022
_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Per plotesimin e informacionit ndihmuan miqte dhe koleget e tij si gazetari i RTSH Z. Genc Ymeraj. Ju falenderojme perzemersisht!

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply