1964-1965 | PARTIZANI NE KUPEN E KAMPIONEVE!

0
1600

Futbolli ne Shqiperi lindi ne Shkoder por me vone Partizani e ktheu kete loje  te magjishem. Jane vitet e arta te skuadres simbol, me emer ne futbollin shqiptar ku ne radhet e saj u aktivizuan futbollistet me ne ze te vendit, mafton te permendim vetem dy emra, Boricin e madh e Panon te pashoq nga ana teknike, si perfaqesues te asaj gjenerate qe veshen fanellen e kuqe. Jo me kot kjo skuader ishte themeluar si perfaqesuese e Ushtrise Popullore (e quajtur asokohe) si skuader qe i kishte paraprire kohes persa i perket grubullimeve te lojtareve nga rrethet. I tille ishte edhe formacioni i Partizanit ne kete edicion te Kupes se Kampioneve 1964-1965, pjesemarres per te treten here; qe nga porta e mbrojtur prej Jankut e duke vazhduar me Deliallisin, Shllakun e Frasherin, Vason, Jasharin, Ndinin dhe mbi te gjithe ai “maestro” i topit Panajot Pano.

Ne dy edicionet e meparshme eshte eliminuar qe ne raundin e pare, 1961-1962 kunder kampiones suedeze Norceping  0-2 (26 gusht 1962) dhe 1-1 ne Tirane (me 12 shtator 1962. Me 1962-1963 ndaj Spartak te Plovdivit 1-0 ne Tirane (11 shtator 1963) dhe 1-3 ne Bullgari (2 tetor 1963).

Kesaj radhe shorti i ka vene perballe skuadren gjermanoperendimore “FC Koln”, kampionen ne fuqi te futbollit gjerman e cila la ne vendin e dyte “Borusian“ e Dortmundit 12 pike me pas. Ne radhet e saj jane lojtare te njohur edhe me “manshaftin” RF Gjermane, si mbrojtesi i majte Pot, qendermbrojtesi Vilden, mbrojtesi i djathte Shefer, gjysmesulmuesi i majte Overat. Lojtari me i vjeter eshte Shefer qe ka bere pjese ne skuadren kombetare te RF Gjermanis ne vitin 1954, kur fitoi titullin e kampionit te botes si dhe ne  boteroret e Suedise me 1958 , e Kilit 1962 duke luajtur si kapiten i RF Gjerman ne keto edicione.

Nje vit me pare duhet permendur qe FC Koln eshte shpartalluar 1-8 nga skocezet e Dundee me 5 shtator 1962, qe nuk pushuan se shenuari nga minuta e 8-te e deri tek ajo e 66-ta, nder te cilet spikati Gilzean me nje triplete. Ne ndeshjen e kthimit (26 shtator 1962) ne Gjermani me gjithe perpjekjet te Koln (4-0) nuk arriti te shkonte me larg se raundi i pare i startit.  

Dhe ja dita e ndeshjes me 9 shtator 1964 ne stadiumin Kombetar “Qemal Stafa”, Partizani – Koln 0-0, ne kuadrin e turit te pare eliminator. Nje epersi e te kuqve e pakonkretizuar ne pranine e 20.000 spektatoreve perfshire edhe ato te mberthyer me emocione tek aparati i radios, me nje besim se skuadra jone do te zhvillonte nje sfide te denje perballe kampioneve gjermane.

Po edhe pse megjithe epersin e madhe territoriale, “Partizani” nuk i kenaqi dot sportdashesit, sepse epersine e tij nuk e konkretizoj me gola. Kampionet tane shperthejne qe ne minutat e para dhe si rrjedhim fitojne te drejten e nje goditje kendore, ate e ekzekuton Bespalla por pa rezultat.

Ne vazhdim te presionit vendas skuadra kundershtare shkakton nji faull ne zonen e saj te rreptesise, mirepo nderhyrja e sigurt e Vilden e largoi rrezikun. Ne miuten e 10-te publiku duartroket nje roveshiate te Jasharit, dhe topin qe perfundon ngjitas mbi mbi shtyllen transversale te portes se mbrojtur nga Anton Shumaher, ( i datelindjes 1938). Ne minutat `13 dhe `14 Pano eshte autor i dy kroseve te nje pas njeshme, por veprimet e gabuara te Jasharit dhe te Ndinit nuk e derguan “Partizanin” ne avantazh.

Pas minutes se 20-te vendasit te detyruar nga loja e ngadalte dhe ne te njejten kohe e merzitshme e gjermaneve, qellimi i te cileve ishte fitimi i kohes dhe venia ne gjume e kundershtarit e ulin tempon, vetem ne fundin e pjeses se pare “Partizani”shton ritmin lojes dhe ne porten e skuadres gjermane krijohen disa situata te rrezikshme, e tille ishte ajo e minutes 41 kur vendasit ekzekutuan nji korner, pozicioni i gabuar qe kishte zene Ndini beri qe topi te fluturonte siper tij dhe keshtu ai humbi nji rast te paperseritshem shenimi.

Menjeher pas pushimit gjermanet organizojn nji zbritje te shpejte ku sulmuesi Myler pati mundesi ta conte skuadren e tij ne rezultatin 1-0, por edhe ai ne castin vendimtar u nxitua duke e nxjerre topin jashte. Kjo ishte vetem nji zbritje e zbehte dhe e rastit nga ekipi kundershtar, pas kesaj “Partizani” hidhet i teri ne sulm dhe ne minutat 48`,49 me ane te nji korneri dhe nji faulli tek zona e rreptesise krijoi rrezik per porten kundershtare, por kto raste nuk u shfrytezuan mire nga sulmi partizanas. Kornerin e pare dhe te fundit ne porten e Jankut futbollistet e “FK Kelnit”e gjuajten ne minuten e 55, por gjithsesi mbrojtesit tane ishin te gatshem dhe e larguan topin.

Mbas minutes se 60-te tanet ashu si ne pjesen e pare e ulin ritmin dhe bene disa gabime ne kombinime, ne minuten e 70-te ishte Bespalla ai qe mund ta conte skuadren tone ne avantazh, por ne vend qe te gjuante direkt ne porte preferoi te pasonte……nji top pa adrese. Presioni i “Partizanit”  vazhdon dhe shtohen sulmet ne drejtim te portes gjermane, por mbrojtesit dhe portieri i tyre jane ne lartesi.

Vlen te permendet minuta e 77-te kur Pano vetem per vetem ne dyluftim me qendermbrojtesin kundershtar nuk arriti ta gidoste topin me koke dhe ta conte ate ne rrjete. Minutat e fundit te takimit karakterizohen nga nji sulm, presion i vazhdueshem i ekipit tone ne kerkim te golit te fitores dhe dy gjuajtjet e Jasharit e Krajes me nji interval te shkurter midis tyre nuk dhane rezultat, si perfundim loja mbaroi me rrezultatin e bardhe 0-0, megjithese ekipi yne “Partizani” kishte nji epersi te madhe tokesore mbi kundershtarin. Gjykimi i ndeshjes ishte i mire. (komenti i ndeshjes “Sporti Popullor” 12-9-1964).

Pra sic do te shprehej mbas ndeshjes edhe tranieri Borici,  “Partizani” kishte epersi dhe e dominoi ate por nuk arriti te fitonte qe do kishte qene plotesisht e merituar. Fitorja e deshiruar nuk u arrit sepse sulmi ne disa caste decizive e teproi ne mbajtjen e topit, kishte paqartesi ne veprimet e tij, me pasimet jo te mira kjo i jepte mundesi mbrojtjes kundershtare ta forconte akoma me shume mbrojtjen e saj. Gjysmembrojtesit e bene mire detyren, vecse mund te merrnin pjese me teper ne mbeshtetje te sulmit.

Skuadra kundershtare luajti mire me nji mbrojtje te organizuar.Ne disa raste arriti te kalonte ne kundersulme te shpejta po mbrojtja jon ishte e gatshme.

PARTIZANI – FC KOLN 0-0

PARTIZANI : 1-Janku; 2-Deliallisi (Cap); 3-Shllaku; 4-Pano; 5-Frasheri; 6-Vaso; 7-Baspalla; 8-Jashari; 9-Kraja; 10-Mema; 11- Ndini. Coach: Loro Borici

FC KOLN: 1-Scummacher; 2-Overath; 3- Weber; 4-Muller;5-Hemmersbach; 6-Pot; 7-Regh; 8-Schafer (Cap.); 9-Sturm; 10-Thielen; 11-Wilden Coach: George Knopfle .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here