1971-1972 | Kampionati Kombëtar i Futbollit (Pjesa e pestë)

0
493

Pjesa e 5-te
Javet 23-te; 24-te; 25-te; 


Java e 23-te
14 maj 1972
KRYESON “VLLAZNIA”

Komenti i kesaj jave.
Java e 23-te e kampionatit kombetar te futbollit per kategorine e pare solli ndryshime ne tabelen e klasifikimit, sidomos tek ekipet qe kryesojne. Futbollistet e Vllaznise fituan te merkuren e kaluar 3-2 ne stadiumin “Vojo Kushi” te qytetit te tyre kunder Skenderbeut, fitore kjo qe u dha atyre jo vetem dy pike mjaft te vlefshme, por me vone me humbjen e “17 Nentorit” edhe vendin e pare ne tabelen e klasifikimit .

Per kete arsye takimi Partizani – 17 Nentori qe u zhvillua te dielen e kaluar ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” te kryeqytetit u ndoq me interesim te madh nga mijera sportedashes qe kishin mbushur plot e perplot shkallet e tij.

Pas 90-te minutash loje, Partizani jo vetem qe u shkaktoi tiranasve humbjen e dyte gjate ketij kampionati, por i spostoi ata nga vendi i pare ne te dytin me 33 pike. Gjithashtu fitorja e Partizanit i barazoi ata me dinamovitet dhe vetem per shkak te golaverazhit disi me te dobet qendrojne ne vendin e 4-te me 31 pike.

Dinamo barazoi 1-1 ne Lushnje me Traktorin vendas. Labinoti, po ben nje figure mjaft te mire, keto javet e fundit te kampionatit. Te dielen e fundit ai mundi ne Elbasan 3-1 Flamurtarin. Nje pike me pak se elbasanasit kane “vojokushasit” te cilet fituan 2-0 kunder Tomorrit .

Gjirokastritet arriten ne kuoten e 11 pikeve pas barazimit 1-1 ne fushen e tyre kunder Beses. Studenti u ngjit ne kuoten e 7 pikeve pas lojes pa gola (0-0) ndaj Lokomotives.

Partizani – 17 Nentori 2-1
(Dibra 16`; Xhafa (Pa.) 25`; Kalluci (Pa.)71`)

Nuk ka dyshim se takimi me i rendesishem i javes ishte ai qe u zhvillua ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” te kryeqytetit, ku perballe njeri-tjetrit u vune dy rivale te vjeter e te denje.

Fitorja e partizanasve 2-1 e pakesoi shpresat e tiranasve per titull. 17 Nentori e nisi mjaft i mobilizuar lojen dhe i dha qe ne fillim nje karakter te theksuar sulmues. Ne njefare mase kete e ndihmoi edhe loja e turbullt e vete Partizanit. Qarkullimi i shpejte i topit si dhe aktivizimi i mire i kraheve, sidomos i te djathtit, dha rezultat. Ne minuten e 16-te A. Mema ndermori nje aksion personal, u fut ne zonen e rreptesise, kaloi afer vijes fundore dhe krosoi perpara portes se mbrojtur nga Muhedini. Aty Dibra goditi me koke per ne rrjete.
1-0 per tiranasit ne avantazh. Edhe pas kalimit ne avantazh 17 Nentori krijoi raste te tjera per shenim, ku me i pastri ishte ai i Shehut, pas kombinimit te tij me Dibren. Vetem nderhyrja e vendosur e Muhedinit evitoi pesimin e golit te dyte.

Pikerisht ne kete periudhe, loja e Partizanit ben kthese. Lojtaret e tij nisin e organizohen mire, loja e tyre behet me e rrjedhshme, me harmonike. Sulmuesit i drejtohen gjithnje e me shume portes nga Habibi. Pa kaluar as dhjete minuta nga pesimi i golit , Pano ekzekuton bukur nje goditje denimi ne drejtim te priret me porten e nentorasve. Topi shkon tek Xhafa dhe ky me shume aftesi e godet me koke duke e percjellur per ne rrjete . Tani rezultati barazohet 1-1.

Deri ne fund te ketyre 45 minutave te para pati edhe raste te tjera shenimi nga te dyja palet , qe nuk u shfrytezuan nga futbollistet ne fushe.
Ne 45 minutat e dyta, sulmi i Partizanit u be me i rrezikshem. Zevendesimi i Panos me Leskaj sikur e gjalleroi lojen. Pjesetaret e vijes se pare e qarkullojne shpejt topin dhe e ngrejne vazhdimisht ritmin. Megjithese i bazuar kryesisht ne kundersulmin e shpejte me pak lojtare , ai e kapi shpesh here ne befasi mbrojtjen e 17 Nentorit. Keshtu ndodhi edhe ne minuten e 71-te, kur pas nje krosimi te Xhafes, Kalluci arrin te shenoi golin e dyte , ate qe do i jepte fitoren skuadres se Partizanit. 2-1!

Eshte karakteristik fakti se golat u bene te gjithe nga i njejti krah – i djathti dhe qe te tre me koke. Pas pesimit te golit te dyte 17 nentori nguli kembe ne perpjekjet e tij per te barazuar, prandaj sulmoi dendur. Ne minutat e fundit krijoi disa raste shenimi, sic ishte ai i Xhackes dhe i sekondave te fundit te lojes kur topi u ndalua nga nje mbrojtes tamam ne castin kur do te kalonte vijen fatale.

Ne teresi mund te themi se Partizani e meritoi fitoren. Pas lojes se dobet te njezet minutave te para, ai erdhi duke e ngritur ritmin, permiresoi lojen ne mesin e fushes, luftoi per topin e pare, e qarkulloi ate me shume se kundeshtari dhe u perpoq t`i konkludonte aksionet me sa me pak takime. 17 Nentori beri presion me te madh ne njezet minutat e para. Zoterimi i mesit te fushes, hapja e lojes ne krahe , e sidomos tek i djathti, krijuan situata te veshtira ne zonen e rreptesise per skuadren qe kishte perballe. Me vone e uli ritmin dhe sulmi s`pati fuqi te madhe depertuese. Pati caste kur m brojtja luajti shume e hapur dhe kjo u dha mundesi sulmuesve te Partizanit qe te rrezikonin shpesh. Mungese serioziteti vonesa prej 15 minutash per arsye se rrjeta e njeres porte nuk ishte ne rregull.

Vllaznia – Skenderbeu 3-2
(Kocobashi (V); Toshi (S) 76`; Rragami (V) 81`; Rragami (V) 85`Xhambazi (S) pen. 89`)

Fillim jo i zakonshem ne kete ndeshje. E themi kete se me pare u zhvillua nje ceremoni e thjeshte ne stadiumin “Vojo Kushi” te Shkodres, me rastin e lenies se futbollit te dy pjestareve te ekipit vendas. F. Capaliku dhe S. Dani.
Pjesa e pare e ndeshjes u karakterizua nga epersia e futbollisteve shkodrane dhe vecanerisht tridhjete minutat e para ishin nje duel i vertete midis sulmit vendas dhe mbrojtjes mike. Megjithate kjo epersi nuk u konkretizua me ndonje gol per shkak se krosimet e Rakiqit dhe Ndojes ishin te gabuara dhe gjuajtjet e Rragamit apo te sulmuesve te tjere priteshin me lehtesi nga portieri mik Dinella. Miqte perdoren kunderzbritjet e rralla por te rrezikshme. Ne nje rast Xhambazi ishte fare afer shenimit te golit, por protieri Ndoja ia hoqi ate mundesi.

Pas pushimit shkodranet shenuan golin e pare me ane te Kocobashit dhe ne minuten e 76-te korcaret barazuan me anen e Toshit. Natyrisht vendasit nuk u pajtuan me kete rezultat dhe pese minuta me vone Bizi krosoi perpara portes se Dinelles. Rragami e percolli topin ne rrjete me koke. Po ku lojtare, disa caste me vone shenoi golin e trete per ngjyrat e Vllaznise. Ne minuten e 89-te korcaret e shkurtojne distancen ne 3-2 me anen e Xhambazit, i cili realizoi nje 11 metersh ne favor te skuadres se tij.

Labinoti – Flamurtari 3-1
(Zilja (F); ??? (L) pen 16`; Jorgaqi (L); Hysi (L) )

Skuadrat zhvilluan midis tyre nje loje te forte dhe te bukur. Sportedashesit duartrokiten nxehtesisht Rudin, i cili ne nje rast, per te mbrojtur shokun e tij, portierin vlonjat, nuk luftoi per te shenuar gol. Kjo ndodhi ne minuten e 63-te . Ai iku bukur dhe doli perpara portierit ne nje pozicion te paster shenimi. Portieri mik zgjati duart me guxim perpara. Rudi per ta mbrojtur terhoqi kemben, mbrojti shokun dhe ne kete rast demtoi veten rende.
Ishin vlonjatet ata qe e filluan lojen me mire, luajten shtruar, me pasime te bukura, qe u shoqeruan edhe me gjuajtje.

Ata nxoren ne drite nje gol te paster, shenuar nga Zilja ne drejtim te priret me porten .
Vendasit barazuan rezultatin ne minuten 16-te me penallti.
U desh te kalonin pesedhjete minuta, qe loja te merrte nje pamje tjeter , me te favorshme per vendasit.

Gjate nje gjuajtje kendi , Hysi e godet topin qe perplaset ne shtylle , nderhyn Jorgaqi, njeri nga me te miret ne fushe dhe shenon golin e dyte. Tani sportedashesit e shikojne Labinotin ne formen e tij te vertete. Ai organizon sulme te vazhdueshme qe nisen nga te dy krahet , me shume nga i majti, te cilat sjellin raste te pastra shenimi, nga keto ai i Hysit kurorezohet me sukses. Labinoti fitoi keshtu 3-1.

Traktori – Dinamo 1-1
(Burizani (T) 17`; Pernaska (D) 38`)

Ne pranine e mijra sportedashesve, ne Lushjnje u zhvillua takimi Traktori – Dinamo. Qe ne fillim loja nisi e forte dhe me zbritje te shumta. Vendasit luajne qete dhe mjaft te mobilizuar per topin e pare. Ata, pasi e perpunonin mire ate ne mesin e fushes, nisnin disa here ne sulm Gogonin, Sefen dhe Burizanin. Ne minuten e 17-te Haxhiu pason tek Sefa ky kroson para porte dhe Gogoni , pasi u zhmanget dy mbrojtesve gjuan fort. Topi prek tek kembet e J. Rames e futet perseri ne fushe nga Burizani shenon.

Dinamo sulmon dendur nga krahet dhe ne qender, sidomos me anen te Cecos. Ne minuten e 38-te Pernaska e barazon rezultatin, pas nje gjuajtje te forte. 45 minutat e tjera nuk e ndryshuan rezultatin.

Lokomotiva – Studenti 0-0

Sportedashesit durresak nuk pane asnje gol gjate ndeshjes Lokomotiva – Studenti , qe u luajt ne stadiumin e qytetit te tyre.
Ne kete menyre studentet u moren nje pike vendasve ne fushen e tyre te cilet megjithe perpjekjet e medha nuk arriten te shenonin kjo per merite edhe te portierit mik Kika qe u dallua per pritje te bukura ne castet vendimtare .

Durresaket nuk luajten shume te mobilizuar dhe vija e pare kaloi momente pasigurie, mbajti shume topin dhe praktikoi jashte mase pasimet e shkurtera. Keto dy te metat e fundit i jepnin kohe mbrojtjes mike te organizohej me mire.

Persa i perket Studentit ai u paraqit ne fushe i mobilizuar dhe plotesoi pikesynimin qe i kishte vene vetes.

Luftetari – Besa 1-1
(Merhori (B) 62`; S. Braho (Lu.) 65`

Luftetari fitoi edhe nje pike tjeter, kesaj radhe ne fushen e vet duke barazuar 1-1 me Besen e Kavajes. Te paret qe kaluan ne avantazh ishin miqte me ane te Merhorit ne minuten e 62-te. Tre minuta me vone S. Braho me nje aksion personal e barazoi rezultatin.

Shkendia – Tomorri 2-0
(Sula; Hafizi)

Shkendia fitoi 2-0 ndeshjen qe e luajti ne stadiumin “Dinamo” kunder Tomorit te Beratit.
Goli i pare u shenua nga Sula dhe ne pjesen e dyte Hafizi dyfishon ne 2-0. Loja ne pergjithesi pati nivel mesatar dhe shpesh here u karakterizua nga kundersulmet.

(Referenca: Sporti Popullor – 16 maj 1972 / faqe 3; koleksioni personal)


 

Java e 24-te
21 Maj 1972

Komenti i javes.
Java e 24-te e kampionatit kombetar te futbollit per kategorine e pare na dha 18 gola, 12 prej te cileve vetem ne stadiumet e kryeqytetit. Titulli i kampionit vazhdon te diskutohet perseri, pasi kete jave 17 Nentori iu afrua me nje pike Vllaznise pas barazimit pa gola te shkodraneve ne fushen sportive te Kavajes. Tiranasit me fitoren e tyre te thelle ne kryeqytet kunder Traktorit, i forcuan pozitat e tyre ne tabelen e klasifikimit.

Asnje ndryshim vendesh nuk u vu re edhe midis Dinamos e Partizanit mbasi te dy fituan respektivisht kunder Shkendise e Skenderbeut.

Labinoti, pas dy fitoreve te thella, shenoi barazimin e tij te 13-te, kesaj radhe me Studentin te premten e kaluar ne kryeqytet.

Barazimi i studenteve, jo vetem qe e ngjiti ate ne kuoten e 8 pikeve, por ne saje te golaverazhit me te mire i dha edhe vendin e parafundit ne tabelen e renditjes.
Ne te njejten kuote pikesh ndodhet edhe Tomorri, qe gjithsesi se bashku me Studentin i kane te pakta mundesite per te qendruar ne kategorine e pare.
Futbollistet e Luftetarit te Gjirokastres, qe kane nje ndeshje me pak , kane me shume shanse ne kete drejtim.

Besa – Vllaznia 0-0

Megjithese Besa nuk fitoi, sportedashesit e saj mbeten te kenaqur nga loja qe zhvilloi skuadra e tyre. Ne kete takim ajo qendroi me lart se ekipi mik si nga pergaditja fizike ashtu edhe nga ana tekniko – taktike.

Kjo ndeshje u ndoq me interesim te madh dhe fusha sportive e Kavajes ishte mbushur si radhe ndonjehere. Dihej se Vllaznia ne kete takim do te luftonte per pike pamvaresisht nga loja dhe ia arriti qellimit . Sportedashesit e shumte te pranishem ne kete sfide nuk kujtojne asnje rast shenimi per ta. Sulmet e tyre zbeheshin qysh 30 metra para portes vendase. Mbrojta u rreshtua ne me te shumten e rasteve me 6-7 lojtare duke u kujdesur vetem per te hequr topat. Ajo i priste sulmet kavajase ne zone dhe nuk dilte prej andej. Edhe Rragami organizatori i tyre u neutralizua nga Qerolli. Ky i fundit ishte lojtari me i mire ne fushe , jo sepse mbajti Rragamin por sepse u dallua si ne mbrojtje ashtu edhe ne sulm. Bizi u mundua te lidhte mbrojtjen me sulmin, por ky i fundit punoi me vetem 2-3 lojtare. Keshtu qe ekipi shkodran nuk beri figure te mire.

Krejt te kunderten mund te themi per Besen qe i dha prioritet sulmit , duke mos harruar mbrojtjen ku u luajt fort per topin e pare dhe me siguri. Ne kete drejtim u dalluan me shume Hushi dhe Mullaliu. Traineri Muhamet Vila ne analizen para ndeshjes I kishte porositur lojtaret e tij : “Sot do te luajme te gjithe per nje e nje per te gjithe, fort, korrekt me topa ne thellesi e ne krahet e prej kendej ne qender. Kesaj loje do t`i veme shpirtin e mobilizimit . Vetem keshtu do te luajme futboll te vertete si here te tjera dhe po te luajme keshtu do te na dalin edhe raste per shenim”. Dhe ne te vertete ne minutat 5`, 9`, 16`, 20` u humben raste te pastra per shenim nga Kashami, Pagria, Karriqi e Qerolli. E mete e tyre ishte nxitimi para portes .

Ne minuten e 25-te Karriqi ekzekuton me mjeshteri nje goditje denimi te cilen portieri mik Ndoja e nxjerr ne korne me mjaft veshtiresi. Edhe me vone Besa ka epersi.
45 minutat e dyta ishin kryesisht te rasteve me koke. Sulmuesit kavajas i shtuan perpjekjet e tyre . Raste shenimi paten Kapidani, Hushi, Bishtaja por takimi pefundoi 0-0.

Dinamo – Shkendia 4-1
(46`Ciraku (D); 62`Cutra (D); 77`Pernaska (D); 83` Hafizi (D); Zeri (Shk.)

Dinamovitet korren te shtunen e kaluar ne stadiumin e tyre nje fitore te thelle dhe te merituar kunder Shkendise duke e mundur ate me rezultatin 4-1. Dy goditjet e shtylles nga Pernaska e Cutra si dhe raste te tjera per shenim nuk dhane asnje perfundim konkret , keshtu qe 45 minutat e para u mbyllen ne barazim 0-0.

Pa filluar mire pjesa e dyte, dinamovitet shenojne golin e pare me ane te Cirakut i cili dergon ne rrjete nje top te kthyer nga shtylla pingule pas nje gjuajtje te Pernaskes. Shenimi i ketij goli ndikoi pozitivisht ne zhvillimin e metejshem te lojes se dinamoviteve. Koordinimi i mire i veprimimeve midis reparteve, lufta e forte dhe korrekte per topin e pare, mbulimi i kujdesshem i kundershtareve si dhe zoterimi i mire i mesit te fushes bene qe ata te kishin epersi pothuajse ne te gjitha drejtimet .

Sulmi sidomos Pernaska, i hapi shume pune mbrojtjes se pa- sigurte te Shkendise . Ne minuten e 62-te Cutra me nje aksion personal e ngriti ne dy shifren e golave. Shkendia edhe pas ketij goli reagoi dobet. Repartet ishin te shkeputura ne veprimet e tyre dhe ne kete menyre nuk kishin mundesi te ndihmonin njeri-tjetrin. Mbrojtja luajti mjaft hapur nderkohe qe mbrojtesit anesor kaloheshin me lehtesi nga krahet. Qarkullimi i paket i topit, pasimet e shkurtera dhe ne vije te drejte si dhe mbajtja e tepruar e topit, ndikuan negativisht ne lojen e saj .

Faze nga ndeshja Dinamo - Shkendia 4-1

Krejt kunder ndodhi me Dinamon, e cila shkoi duke e ngritur nivelin e lojes duke shenuar edhe dy gola te tjere me anen e Pernaskes dhe Hafizit perkatesisht ne minutat 77-te dhe 83-te. Golin e vetem te Shkendise e shenoi Zeri me nje gjuajtje nga larg.

17 Nentori – Traktori 4-1
(Shehu, Xhacka, Dibra, Cela ; 88`Gogoni (Tr.)

Me te njejtin rezultat perfundoi edhe ky takim qe u zhvillua te dielen e kaluar ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”. 45 minutat e para, megjithese pa gola, ishin me te bukura dhe ngjallen mjaft interes . Gjate kesaj pjese loje u vu re nje mobilizim me i madh i futbollisteve ne fushe dhe nuk munguan perpjekjet per t`u dhene sportedashesve nje ndeshje te nje niveli te kenaqeshem. Sulmuesit e te dy ekipeve sidomos Gogoni e Xhaja per skuadren mike dhe Xhacka per vendasit , humben disa raste te pastra per shenim.

Nga keto vlen te permendet ai i minutes se 8-te kur Xhacka vetem per vetem me portierin lushnjar Sefa nuk shenoi pasi dalja e ketij te fundit nga porta ishte ne kohe dhe nderhyrja mjaft vendimtare . Dy minuta me vone mbrojtesi Huta i 17 Nentorit largon me koke nje top qe po kalonte vijen fatale.

45 minutat e dyta paraqesin nje tabllo krejt tjeter, jo aq nga loja e zhvilluar sesa nga golat e shenuar . Deri ne minuten e 55-te te dyja ekipet humbasin nga nje rast te paster shenimi . Pas ketyre vijne me radhe kater golat e njepasnjeshem te vendasve me autore Shehun, Xhacken, Dibren dhe Celen. Golin e vetem per lushnjaret e shenoi Gogoni ne minuten e
88-te.

Skenderbeu – Partizani 0-1
(15`Balluku)

Partizani e siguroi fitoren ne Korce qe ne fillim te ndeshjes qe u luajt ne stadiumin e qytetit ne pranine e shume spektatoreve. Goli i fitores u shenua nga Balluku ne minuten 15-te. Para golit, ashtu edhe pas tij, futbollistet e Partizanit paten epersi ne te gjitha drejtimet mbi skuadren vendase. Ata e spostuan lojen ne gjysmefushen e Skenderbeut, organizuan zbritje te vazhdueshme dhe sulmuesit hyne disa here ne zonen e rreptesise se vendasve.

Pas pushimit korcaret u munduan ta ekuilibronin lojen dhe ia arriten qellimit. Partizani nuk e pati me ate epersine e 45 minutave te para, megjithate diti ta ruante fitoren qe i dha dy piket nepermjet kombinimit te lojes mbrojtese me ate sulmuese.
Perpjekjet e Skenderbeut per barazim nuk sollen ndonje gol.

Tomorri – Lokomotiva 2-3
(7`, 46` Leshteni (Lo.); 25` Nuri (To); Ahmeti (To.); Puka (Lo)

Duhet thene se ky takim u zhvillua ne Elbasan. Beratasit e humben edhe kete ndeshje kunder miqve nga Durresi. Kjo humbje erdhi si pasoje e lojes se dobet qe vazhdon te beje 11-shi beratas. Te meta te theksuara pati ai edhe kete te diele.
Mbrojtesit rreshtoheshin shpesh ne vije te drejte dhe luanin shume dobet. Ne sulm vepronin me pak forca. Ne pergjithesi ekipi shfaqi mungese pergaditje fizike.
Durrsaket punuan me mire. Nga mbrojtja ato hidheshin shpejt ne sulm dhe shpesh u gjenden perpara portes beratase. Leshteni, pas shenimit te golit te pare ne minuten e 7-te se bashku me Sh. Ballgjinin humben raste shenimi. Ne minuten e 25-te, Nuri i Tomorrit duke shfrytezuar ne kohe nje goditje kendi, shenoi nje gol mjaft te bukur me koke.

Gabimet e mbrojtjes beratase u perseriten edhe ne pjesen e dyte , biles qe ne minuten e pare. Ato i shfrytezoi Leshteni qe shenoi edhe golin e dyte. Pak me vone Ahmeti i Tomorrit rrahu shtyllen me koke dhe nje minute me vone po ky lojtare nga i njejti pozicion e barazoi rrezultatin, 2-2. Rastet e tjera per shenim qe krijuan te dyja palet nuk sollen gje ne drite.
Minutat kalonin dhe te gjithe u krijua pershtypja se ky takim do mbyllej ne barazim, por nuk ndodhi keshtu sepse nga fundi i takimit, Puka me nje gjuajtje te forte vulosi rezultatin 3-2 per ngjyrat e Lokomotives.

Studenti – Labinoti 1-1
(Rudi (L); Guri (S)

Te dyja palet , javen qe shkoi , maten forcat ne stadiumin “Dinamo” te kryeqytetit ne nje ndeshje qe u mbyll ne barazim
1-1. Per miqte shenoi Rudi ne fillim dhe me pas barazuan vendasit me anen e Gurit.

TABELA E RENDITJES PAS JAVES SE 24-te

Flamurtari – Luftetari 2-1
Duhet kujtuar edhe takimi i prapambetur i vlefshem po per kete jave zhvilluar ne Vlore ne mes Flamurtarit dhe Luftetarit. Vendasit fituan 2-1 me golat e Curit dhe Haxhiut, ndersa per miqte shenoi S. Braho.

(Sporti Popullor – 23 maj 1972 / faqe 3; koleksioni personal)


 

Java e 25-te
28 Maj 1972

Komenti i javes
Edhe nje jave na ndan nga perfundimi i kampionatit te 26-te kombetar te Futbollit per kategorine e pare. Te dielen e ardheshme do te vendoset perfundimisht cili ekpi do te fitoi titullin e nderit. Mundesite me te medha i ka Vllaznia. Ajo jo vetem kryeson me nje pike me shume se kundershtari i tij me i afert, 17 Nentori, por e ka relativisht me te favorshem kalendarin e ndeshjeve te javes se 26-te asaj finale.
Ndersa ekipi shkodran do te luaje ne kryeqytet me Studentin, tiranasit shkojne ne Kavaje per te matur forcat me vendasit e Beses. Ne qofte se ka akoma pikepyetje persa i perket skuadres qe do te fitoje titullin kampion, problemi do te zgjidhet javen e ardheshme. Ndersa ceshtja eshte zgjidhur per skuadrat qe “lundronin” ne fundin e renditjes per ata qe do te bien nga kategoria. Duelin qe zhvillonin Luftetari, Studenti dhe Tomorri u fitua nga gjirokastritet. Keshtu, pasi munden pardje vete Studentin 1-0, u ngjiten ne kuaten e 13 pikeve jashte cdo rreziku dhe te gezuar se sezonin e ardheshem do te luajne akoma me 14 skuadrat e kategorise se pare. Vecse u duhet te pergaditen seriozisht me qellim qe te mos perseritin gabimet e shumta qe u vune re ne lojen e tyre gjate ketij kampionati.
Dinamo vazhdon e sigurte rrugen per konsolidimin e pozitave dhe po lufton per nje vend sa me te mire. Tani ajo ndodhet ne kuoten e 35 pikeve duke zene vendin e trete.
Partizani zbriti palk me poshte pasi te dielen la dy pike ne kryeqytet kunder Beses.
Shkendia pesoi humbjen e saj te 9-te, kesaj radhe ne Lushnje, por megjithate ruajti ne klasifikim vendin e 7-te.
Edhe skuadrat e tjera pamvaresisht nga piket e fituara ose te humbura qendrojne ne pozitat e mepareshme.

Vllaznia – Flamurtari 2-0
(7` C. Ndoja; 51` Bizi)

Vllaznia po shkon drejt nje finaleje te bukur. Ajo fitoi, me nje lufte te forte sportive , 2-0 kunder Flamurtarit , pas 90-te minutash loje ne stadiumin e Shkodres “Vojo Kushi”
Kjo fitore e 14-te sipas radhes eshte nje tjeter hap perpara I futbollisteve shkodran ne rrugen drejt plotesimit te qelli mit te caktuar; fitimin e titullit kampion kombetar dhe vendin e nderit ne kampionat.

Loja e te dyja skuadrave filloi e shpejte. Ne minuten e 7-te portieri mik, duke dashur te behej inisiator i nje kunderzbritje te vijes se pare vlonjate ia kalon topin me dore njerit prej mbrojtesve te Flamurtarit i cili nuk e zoteron dot. Nderhyri me shpejtesi sulmuesi shkodran C. Ndoja dhe pasi gjuajti e percolli topin ne rrjete , 1-0 per Vllaznine.
Shkodranet nuk i nderprene sulmet per asnje cast. Gjate 45 minutave jane per t`u permendur rasti i paster per shenim i Ismet Hoxhes ne min. 21-te si dhe dy gjuajtje shume te shpejta e te forta te Bizit dhe Dedjes, qe u priten me zotesi nga portieri vlonjat Dariu.
Pas pushimit shkodranet e rriten avantazhin. Rreth minutes se 51-te , Rakiqi e Bizi shkembejne pasime te topit me koke dhe i fundit, pasi afrohet ne zonen vlonjate, shenon golin e dyte.

Deri ne fund te ndeshjes portieri mik u dallua per dy pritje te bukura. Shkodranet e merituan fitoren . Ata u munduan dhe ia arriten qellimit te tregonin nje futboll elastik, megjithese disa here gabuan ne pasime. Dedja ishte futbollisti me i mire ne fushe.
Vlonjatet punuan me hope. Vija e pare e Flamurtarit kur ndihmohej edhe nga gjysmembrojtja, punonte mire dhe disa here rrezikoi mbrojtjen vendase shkodrane.

Partizani – Besa 0-2
(16` Qerolli; 22` Dyli)

Ndeshja e zhvilluar te dielen pasdite ne stadiumin “Dinamo” , ne kuadrin e javes se parafundit te ketij kampionati ngjalli interesim te madh ne radhet e sportedashesve.
Loja filloi e qete nga te dyja palet, megjithate zbritjet dhe kunderzbritjet nuk munguan. Ne minuten e 2-te Besa zbret ne krahun e majte, Hushi e goditi topin me koke pa rrezultat.
Disa caste me vone Karriqi rrezikoi me nje gjuajtje te forte. Nuk kaluan as tre minuta pas kesaj dhe Partizani zbret nga krahu i djathte . Njeri nga lojtaret e tij e kroson topi perpara portes se miqve dhe Pano nga jashte zones se rreptesise , gjuan rrezikshem. Ishte merita e portierit Feshti ne qofte se topi nuk kaloi vijen fatale.
Me kalimin e minutave Besa luan me me ngulm, duke e mbeshtetur lojen e saj kryesisht tek Karriqi dhe Qerolli.

Qe te dy, vecanerisht i pari, me aftesite e tyre individuale diten te manovronin ne mesin e fushes dhe i dhane lojes se Beses tiparet e saje karakteristike: me pare perpunimin e topit dhe pastaj kalimin e me njeheresh ne sulm.
Ne minuten e 16-te Qerolli, depertoi me vrull drejt zones kundershtare, gjuajti fort, topi perplaset ne shtyllen pingule te portes se vendasve dhe Pagria, me intuiten e tij, shenoi.
Nje minute me vone Mullaliu gjuajti rrepte. Nderkohe Partizani zbret rralle, sulmet e tij zbehen perpara portes se Beses si per meriten e mbrojtjes ashtu edhe per mungese fantazie te sulmeve te vet. Vlen te permendet nje kombinim i Canit me Ballukun, qe nuk dha perfundim. Besa vazhdoi te dominoi lojen , sulmon vecanerisht nga e djathta, ku shfrytezon dinamizmin e Kashamit.

Ne minuten e 22-te, shohim nje tjeter zbritje te Beses. Kete radhe Dyli, ne befasi, del nga radhet e mbrojtjes, gjuan nga 26 metra dhe she non nje gol te evitueshem.
Pas pushimit Partizani i dendesoi sulmet dhe krijoi raste shenimi, mirepo nuk eshte ne gjendje te ndryshoje rezultatin.
Mundesi shenimi kishin ne minutat 55` e 62` Kalluci, Thaka ne min. 78` dhe Pano ne 83` (vetm per vetem me portierin). Besa e kenaqur me sa duket nga rrezultati i 45 minutave te para, zbriti me ralle dhe i kushtoi me teper kujdes mbrojtjes.

Te dyja skuadrat e qarkulluan ne menyre te tepruar topin duke sjell gabime ne pasime. Partizani nga 183 pasime , 56 i dha gabim. Gjuajti 13 here ne porte. Besa pati 278 pasime, nga te cilat 64 ishin te gabuara dhe gjuajti 11 here ne porte.
Loja gjithsesi u zhvillua korrekte. Gjykimi i Sh. Casllit ndihmoi ne mbarevajtjen e ndeshjes.

Lokomotiva – Dinamo 0-2
(31` e 43` Pernaska)

Sapo filloi ndeshja , Pernaska vizitoi me njehere porten e Dollakut, por topi i gjuajtur prej tij perfundoi paksa mbi shtylle
Pak minuta me vone portieri Dollaku nxori ne korne nje top te gjuajtur nga Xhafa. Keto ishin me te pastra te dinamoviteve deri ne minuten e 7-te, kur Leshteni perpak sa nuk e kaloi ne avantazh Lokomotiven. Nderhyrja ne kohe e portierit Rama evitoi tundjen e rrjetes. Pastaj loja nuk ka me bukuri, eshte e zbehte dhe e paqarte. Te dyja palet perdorin topat e larte dhe nuk e shtrojne dot lojen. Dinamo ben me shume perpjekje per te dale nga kjo gjendje loje dhe ia del te jete me e qarte ne sulm dhe te zoteroje mesin e fushes. Ne nje nga kundersulmet e saje, aty nga minuta e 31-te, Pernaska duke shfrytezuar nje gabim te mbrojtesve shenon golin e pare. Dinamo udheheq 1 – 0.

Dy minuta para mbarimit te pjeses se pare, po ky lojtare e ngriti rezultatin ne 2-0 per Dinamon. Dy rastet e Pukes ne afersi te portes nuk dhane asnje rezultat.
Pjesa e dyte ishte shume e “ftohte” . Dinamovitet u terhoqen ne mbrojtje duke lene ne sulm vetem Pernasken e duke u munduar te kundersulmonin ne befasi, por pa shenuar me. Vendasit megjithese ne 45 minutat e dyta u hodhen ne sulm u treguan shume te lodhur dhe si pasoje nuk rrezikuan asnjehere portierin e Rama te Dinamos. Sulmit durrsak i mungoi fuqia konkluduese perpara portes dhe shume pasime u dhane gabim, ne kembet e kundershtareve.

17 Nentori – Skenderbeu 3-2
(Kasmi (Ne); Xhambazi (Sk.); Hyka (Ne); Xhambazi (Sk.); 89` Mema pen. (Ne)

Ne kryeqytet maten forcat kete jave 17 Nentori dhe Skenderbeu, nje ndeshje qe u luajt ne stadiumin “Dinamo” . Loja u zhvillua e forte por niveli tekniko-taktik i saj i paknaqeshem.
U vune re gabime ne drejtim te kontrollit dhe pasimit te topit, shperndarjes se forcave ne fushe, lojtaret grumbulloheshin ne nje zone te ngushte dhe kalimi nga mbrojtja ne sulm e anasjelltas nuk kryhej si duhej dhe ne kohe. Te paret qe kaluan ne avantazh ishin vendasit me ane te Kasmit.

Korcaret barazojne me Xhambazin. Pjesa e pare mbyllet 2-1 per 17 Nentorin pas nje goli te Hykes. Ne pjesen e dyte miqte nga Korca barazojne perseri ne 2-2 me ane te Xhambazit. Nje minute para mbarimit te krejt lojes, Mema kthen ne gol dhe fitore 3-2, nje penallti te dhene ne favor te tiranasve.

Pas dhenies se penalltise disa futbolliste reaguan keq, duke demonstruar gjeste te theksuara antisportive.

Luftetari – Studenti 1-0
(54` S. Braho)

Sportedashesit gjirokastrite e priten me interesim te madh takimin dhe kishin te drejte mbasi kjo ndeshje ishte edhe vendimtare per ekipin e tyre. 45 minutat e para u karakterizuan nga nje loje e ni velit te ulet dhe me shume gabime nga te duja skuadrat. Me fillimin e pjeses se dyte, shihet nje kembengulje me e madhe e futbollisteve vendas per fitore. Ne minuten e 54` Braho pas nje kombinimi me Gushin shenon golin e vetem te ndeshjes qe i dah keshtu mundesi ekipit te tij te Luftetarit te qendroje ne kategorine e pare. Rastin me te paster per shenim miqte e paten ne minuten e 85-te por gadishmeria e portierit Guri evitoi tundjen e rrjetes.

Labinoti – Tomorri 4-0
(Ibershimi (2); Rudi (2)

Tomorri e humbi ndeshjen ne Elbasan dhe i dha lamtumiren kategorise se pare. Golat per vandasit u shenuan nga Ibershimi, dy here, njerin me penallti si dhe Rudi gjithashtu nje dygolesh.

Traktori – Shkendia 1-0

Edhe Shkendia qe luajti ne Lushnje kunder Traktorit e humbi takimin me nje rezulat te ngushte. Pjesa e pare u mbyll me rrjeta te paprekura , 0-0.

(Sporti Popullor – 30 maj 1972 / faqe 3; koleksioni personal)

Vazhdon me pjesen e 6-shte dhe te fundit

 

Linku per pjesen e katert:
https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/1971-1972-kampionati-kombetar-i-futbollit-pjesa-e-katert/

__________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – Shtator 2023
Ne ndertimin e tekstit u perdor informacioni baze i nxjerur nga koleksioni personal i gazetave Sporti Popullor, 1972.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply