1971-1972 | Kampionati Kombëtar i Futbollit (Pjesa e katërt)

0
685

Pjesa e 4-te
Javet 19-te, 21-te, 22-te


Java e 19-te
26 mars 1972
Ne kete jave kryesuesja e klasifikimit mbetet 17 Nentori por tani Vllaznia e ka shkurtuar distancen me vetem 1 pike.

Dinamo – Besa 1-0
Ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” te kryeqytetit u zhvillua njera nga ndeshjet me te rendesishme te javes 19-te te kampionatit qe vuri perballe njera tjetres Dinamon dhe Besen .

Ne pergjithesi mund te thuhet se te dyja skuadrat luftuan per te siguruar te dy piket.
Ne 45 minutat e para loja u perqendrua kryesisht ne mesin e fushes . Edhe ndonje inkursion i bere ishte i pafrytshem , sepse nuk pati gjuajtje ne porte dhe ne fund te fudnit nuk nxori asnje problem per te dy portieret .

Gjate zhvillimit te lojes u vu re gjithashtu se dinamovitet kerkonin te canin ne qender dhe perdoren per kete qellim Cutren , ndersa kavajasit me ane te kraheve , kryesisht me Bishtajen dhe Kashamin.

Per t`u permendur ne kete pjese loje eshte nje krosim i Cutres brenda zones se rreptesise, ku topi gjuhet gabim nga Shapllo.

Vetem ne 45 minutat e dyta Dinamo merr fryme lirisht .
Dy gjuajtjet e Cutres dhe Xhafes zgjojne si te thuash shpresat e sportedashesve dinamovite per fitore. Dhe kjo arrihet ne minuten e 61-te kur Hafizi zgjidh ne favor te tij nje lemsh qe u krijua para portes se Beses.

Sportedashesit e shumte qe kishin mbushur plot e perplot shkallet e ketij stadium pane se Besa e zhvilloi lojen e sajme te mire kryesisht ne 10 minutat e fundit , kur dinamovitet u mbyllen ne mbrojtje per ruajtjen e rezultatit .

Sulmuesit e saj krijuan disa situata te veshtira para portes se mbrojtur nga portieri dinamas Ahmedani , nder te cilet me i rrezikshmi ishte ai i minutes se 85-te , krijoi Kashami. Gjuajtje e tij pasi preku lehte ne duart e portierit dinamovit kaloi paksa mbi shtylle. Gjykimi i ndeshjes nga nje treshe kryeqytetase me kryesor Ramiz Pregjen ( i kat. Nderkombetare) pati te meta.
Gjithashtu u vu re edhe nje moskoordinim i mire i vendimeve te tij me anesoret .

Luftetari – Vllaznia 0-3
Takimi i luajtur ne fushen sportive te Gjirokastres, u karakterizua nga nje loje e nje niveli te kenaqeshem tekniko-taktik. Qe ne minutat e para shkodranet organizojne nje zbritje te shpejte , ku topi i gjuajtur nga Canga ne distance pushoi ne rrjete.
Megjithese ne dizavantazh futbollistet e Luftetarit nuk i pushuan perpjekjet e tyre per te barazuar , por nje gje e tille nuk u arrit pasi jane perseri miqte ata qe shenojne perseri me ane te Hoxhes dhe i mbyllin keshtu 45 minutat e para 2-0 ne fitim e tyre.
Edhe pse me dy gola te pesuar gjirokastritet i filluan te mobilizuar 45 minutat e dyta. Ne kete pjese loje dallohet me shume S. Braho , i cili dy here vetem per vetem me portierin Ndoja nuk qe ne gjendje te shenonte . 10 minuta para mbarimit te lojes C. Ndoja e ngriti ne tre numrin e golave per skuadren e tij.

Lokomotiva – 17 Nentori 1-1

45 minutat e para te ketij takimi qe u luajt ne stadiumin e qytetit te Durresit , u karakterizuan nga nje loje e dobet, me mjaft gabime nga te dyja palet. Ndofta ne kete drejtim ndikoi edhe rendesia e kesaj ndeshje. Variantet taktike te perdorura nga te dyja ekipet ne kete pjese loje treguan se ato i kishin kushtuar me shume rendesi mbrojtjes, pa harruar edhe kundersulmet. Kjo me e theksuar per ekipin mik. Ne kete pjese te lojes megjithese vendasit kaluan te paret ne avantazh me anen te Allajt, luajten dobet.
17 nentori u mundua te luaje me qarte . Shfrytezon gabimet e vendasve , zoteron mesin e fushes, dhe prej andej organizon nje seri zbritjesh , por pa rezultat . Vetem aksioni i Hykes qe ne kete takim luajti mjaft i mobilizuar, beri qe miqte te barazonin .
Kjo ndodhi ne minuten e 20-te.
Pjesa e dyte dha nje pamje krejt te kundert. Aktivizimi i Filjarit ne kete pjese loje per durrsaket e gjalleroi shume sulmin e vendasve . Gjate kesaj kohe vlen te permendet nje gjuajtje e forte e Pukes qe goditi shtyllen .
Ndersa sulmi ushtronte presion ne porten e miqve, mbrojtja zhvillonte nje loje te kujsesshme , pasi edhe 17 Nentori filloi te impenjohet me shume perpara portes, luan mire me krahet dhe humbet raste shenimi . Hyka vetem per vetem me portierin nuk eshte ne gjendje te kaloje ekipin e tij ne avantazh.

Me gjithe presionin qe ushtruan ne minutat e fundit, miqte nuk munden kurrsesi te kalonin ne avantazh , kjo edhe per meriten e mbrojtjes se vendasve.
17 Nentori edhe pas ketij takimi vazhdon te kryesoje i vetem ne tabelen e klasifikimit , por ndryshimi i pikeve midis tij dhe Vllaznise eshte vetem nje pike.

Shkendija – Skenderbeu 1-0
11-metershi ne minuten e 89-te si dhe ekzekutimi me sukses i tij nga Gjoni, qendermbrojtesi i Shkendise , keto mbahen mend nga ndeshja qe u luajt te shtunen e kaluar ne stadiumin Dinamo te kryeqytetit.

Ndryshe nga sa pritej, loja midis ketyre dy ekipeve ishte larg mundesive te tyre reale dhe u karakterizua nga gabime te shumta. Per minuta te tera loja u perqendrua ne mesin e fushes, ku u vu re nje grumbullim i shumte lojtaresh ne nje zone te ngushte si dhe disa perpjekjeve te sulmuesve per te depertuar. Megjithese vojokushasit ishin me te qarte ne kerkesat e tyre, kjo nuk u solli ndonje dobi te madhe, pasi mbajtja e tepruar e topit si dhe veprimet e gabuara ne zonen e rreptesise korcare nuk i lejuan ato te konkludonin . Aktivizimi i kraheve nga te dy ekipet ishte i pa mjaftueshem .

Kronika e 90-te minutave eshte e varfer me perjashtim te dy rasteve qe krijoi Shkendia me ane te Bulkut, i cili goditi me koke nje top te dhene nga Hafizi dhe gjuajtja e Gurmes qe u grushtua nga portieri Dinella.

Ekipi i Shkendise kohet e fundit nuk po i kenaq sa duhet sportedashesit e saj pasi edhe ndeshjet e zhvilluara jane shume larg prej atyre te zhvilluara javet e para, Nuk shihet me ritmi i larte, lufta e forte per topin e pare, qarkullimi i tij i shpejte e shpesh here me nje takim .

Nderkohe ekipi i riperterire i Skenderbeut luajti per te mbrojtur barazimin . ne gjirin e ketij kolektivi ka shume lojtare te rinj dhe me perspektive. Takimi u gjykua nga nje treshe shkodrane me kryesor Bakir Dibren i kategorise nderkombetare.
Gjykimi i tij si dhe i anesoreve ishte me te meta. Me flagrante ishte akordimi i 11-metershit ne favor te Shkendise. Kur ky gjyqtar u pyet per kete ai dha kete pershtypje: “Nuk e di se kush e beri penalltine, po di kete qe topi preku ne nje fanelle te bardhe”. Kjo shprehje s`ka nevoje per komentim.

Labinoti – Partizani 0-0
Historia e takimeve midis Labinotit dhe Partizanit ka qene e hidhur per vendasit, te cilet edhe pse kane luajtur me mire, tek e fundit kane humbur.
Pritej pra nje ndryshim ne kete historik. Por deshirat nuk u plotesuan si duhet. Takimi ishte i nje niveli mesatar dhe ne fund te 90-te minutave u mbyll i bardhe 0-0.
Nuk ndryshoi asgje edhe ne 2 minutat e fundit kur Rudi i ndodhur vetem per vetem me portierin Muhedini , 5 metra larg tij, nuk e percolli dot topin per ne rrjete.

Labinoti pati epersi te dukshme ne pjesen e pare. Sulmoi dendur si zakonisht nga krahet , krijoi edhe raste shenimi, sic ishte ai i Ibershimit ne minuten e 4-te dhe disa situata te rrezikshme para portes se Muhedinit. Bukurine lojes ia shton vetem goli, por gola nuk pati, pasi krosimet e shumta qe u bene nga fundorja drejtoheshin perpara Muhedinit dhe mbrojtja shtategjate e Partizanit i largonte me lehtesi.

Partizani kete radhe zgjodhi nje variant tjeter . Edhe ai u perpoq te caje nga krahet me anen te kundersulmeve . Futbollistet e tij paten dy raste per shenim me ane te Xhafes dhe Kallucit ne mintat 8-te dhe 13-te.

Ne pjesen e dyte ritmi i lojes ra shume. Me qarte e rrezikshem luajten miqte. Xhafa dhe Balluku u vune dy here ne dylyftim me Bakallin , por ky i funit u tregua me i vendosur dhe fitoi. Pastaj vjen minuta e 88-te per Labinotin, shansi i fundit, por Rudi sic u tha edhe me lart nuk shenoi dot.
Partizani ne gjirin e te cilit luajne futbolliste te rinj me nje formacion ne stabilizim e siper luajti mire. Labinoti ne keto dy takimet e fundit tregon rritje dhe premton ndeshje te bukura ne te ardhmen.

Ne ndeshjet e tjera:
Fitorja e pare e Studentit me ne fund pas 1710 minutave loje gjate ketij kampionati e arriti duke mundur 2-1 Traktorin ne Lushnje. Ne minuten e 7-te Troqe shenoi golin e pare per ngjyrat e Studentit dhe eshte vetem ky gol qe mbylli 45 minutat e para. Pjesa e dyte sidomos 5 minutshi i fundit ishin me te pasura dhe me gola. Skenderi me penallti e coi rezultatin 2-0 per miqte, ndersa Gogoni e shkurtoi ate ne 1-2.
Flamurtari fitoi ne Berat 1-0 me nje gol te shenuar qe ne pjesen e pare, kunder vendasve te Tomorrit.
(Sporti Popullor: 28 mars 1972 / f. 3)


 Java e 21-te
18 prill 1972

Jemi hedhur ne javen e 21-te te kampionatit te sezonit 1971-1972.
Ne kete jave Vllaznia barazon me pike 17 Nentorin madje fale golaverazhit me te mire vihet ne krye te renditjes.

Vllaznia – Partizani
Dy gabime , dy gola!
Ne Shkoder pritej me shume interesim dueli Vllaznia-Partizani , ndeshja me e rendesishme e javes se 21-te . Afishet qe i njoftonin sportedashesit se ndeshja do te zhvillohej ne stadiumin “Vojo Kushi” ne oren 15;30 ishin vendosur prej kohesh ne kater anet e qytetit. Dhe sportedashesit duke iu besuar organizatoreve , shkuan ne stadium me gjithe shiun e rrembyeshem , shume kohe perpara fillimit te lojes.

Kur arepat e ores shenuan 15;30, degjohet zeri i spikerit qe njofton per zhvillimin e ketij takimi ne oren 16;00.
Pamvaresisht nga arsyet qe e shtyne drejtorine e stadiumit te vepronte ne kete menyre , qendrimi i saj nuk eshte serioz dhe tregoj mosperfillje per mijerat e sportedashesve qe kishin mbushur shkallet e stadiumit te qytetit.

Megjithate le te shikojme se si u zhvillua ndeshja.
Megjithe shiun dhe terrenin e renduar , pjesa e pare e lojes u zhvillua me ritem te larte dhe me nje nivel tekniko-taktik te kenaqshem . Vendasit bejne nje loje te larmishme , bashkerendisin me mire veprimet e tyre dhe krijojne disa situata te veshtira per mbrojtjen mike dhe portierin Muhedini . Ne nje rast porten e miqve e shpeton shtylla.
Pas 15 minutave te para , miqte e marrin veten dhe kunderzbresin mjaft rrezikshem .

Portieri shkodran Ndoja, shume kurajoz, dy here detyrohet t`ua marre topin nga kembet sulmuesve te Partizanit .Nderkohe Xhafa godet traversen e portes vendase me nje top te gjuajtur fort ne ecje e siper.

Pati mjaft perpjekje e deshira nga te dyja palet per te shenuar edhe pse rrezultati i 45 minutave te para mbeti i bardhe 0-0.
45 minutat e dyta ishin me te fryteshme persa u perket golave.
Spektatoret pane dy gola qe mbrojtesit ua “dhuruan” sulmuesve dhe keta te fundit u treguan shume te gatshem per te perfituar nga gabimet e kolegeve.

Me perpara gabuan miqte. Nje mbrojtes, ne perpjekje per te larguar topin nga zona, e con tek Bizi, i cili nuk e ka te veshtire te shenoje. Tre minuta perpara mbarimit te krejt ndeshjes. Duraj dhe Dedja shkembejne midis tyre topin ne vije paralele . Balluku i gatshem dhe i vemendeshem ua merr topin dhe shenon gol. 1-1!

Pjesa e dyte ishte me e zbehte. Pas kalimit ne avantazh te Vllaznise u krijua pershtypja , sikur vendasit do te shenonin perseri , por nuk ndodhi keshtu sepse ata bene nje loje me mbrojtese. Te dish te mbrohesh eshte nje gje e mire, por kur i kushton rendesi asaj dhe nuk di te organizohesh, atehere e peson konseguencat . Partizani ngulmoi njezete e pese minuta rradhazi per te barazuar dhe se fundi ia arriti qellimit.
Gjykimi i ndeshjes qe u be nga nje treshe gjyqtaresh durresak me kryesor M. Myshkun ishte ne lartesine e duhur.

Luftetari – 17 Nentori
Fitore e merituar.
Megjithese terreni ku u zhvillua ky takim ishte i renduar nga shiu i shumte qe ra keto dite, loja nuk e humbi bukurine e saj .
Impenjimi i futbollisteve gjirokastrite u pa vetem ne dhjete minutat e para, kohe ne te cilen ata zhvilluan lojen e tyre me te mire. Minutat e mevoneshme ishin te miqve , te cilet, megjithese sulmuan mjaft shenuan vetem nje gol me ane te Shehut ne minuten e 21-te.
Sulmi i 17 Nentorit levizi shume duke krijuar edhe raste te tjera per shenim, por mbrojta e ngjeshur e Luftetarit si dhe forma e mire e portierit Guri nuk lejuan me prekjen e rrjetes.

Dinamo – Studenti
Loje e dobet!
Ndeshja midis te cileve celi serine e takimeve ne kuadrin e javes se 21-te te kampionatit kombetar. Te dyja skuadrat zhvilluan nje loje te dobet, me shume gabime sidomos ne drejtim te pasimeve, ndryshimeve te vendeve ne mes lojtareve, kombinimeve dhe gjuajtjeve te pasakte.

Studentet e nisen lojen me te mobilizuar , u perpoqen te ruanin mesin e fushes me qellim qe prej atje te nisnin ndonje sulm dhe , deri diku, ia arriten ketij pikesynimi.
Mirepo ne zonen e 16-tes se Dinamos fuqia pershkuese e sulmuesve ngadalesohej , pjesetaret e vijes se pare te Studentit , arinin te futeshin ne zone, por nuk gjuanin fort dhe sakte.

Vetem njehere Skenderi e goditi me shume force topin , por ai preku ne kembet e nje mbrojtesi dhe doli ne korne.

Dinamo u perpoq ta permiresonte lojen vetem nga gjysma e pjeses se dyte, kur lojtaret e saj levizen me shume ne fushe e hapen lojen nga krahet dhe Pernaska, Cutra e Hysi u impenjuan dicka me teper. Te vetmin gol ate qe i dha fitoren e shenoi Hafizi me nje gjuajtje nga jashte zones se rreptesise se Studentit duke zene ne befasi portierin Kika.

Lokomotiva – Besa
Durresaket luajten me mire
Gjithmone keto dy ekipe kane zhvilluar ndeshje te bukura ndermjet tyre. Keshtu edhe takimi i fundit , qe u zhvillua te dielen ne pranine e mijra shikuesve durresake, nuk u la gje mangut atyre te mepareshme.

Skuadrat hyne ne fushen e lojes mjaft te mobilizuara per fitore.Loja nisi e shpejte dhe ritmi i saj sa vjen dhe rritej . Te dyja ekipet punojne mire me krahet ndersa mbrojtjet kane mjaft pune. Vendasit jane me te qarte ne sulmet e tyre , ndersa miqte grumbullohen perpara portes.

Ne fillim Besa krijon nje fare epersie territoriale duke zoteruar mesin e fushes si rrezultat e nje loje shume te haour te vendasve. Por kjo nuk vazhdoi gjate sepse keta te fundit e marrin veten dhe krijojne epersi . treshja e sulmuesve Puka, Ballgjini dhe Leshteni organizojne ne minuten e 4-te nje aksion shume te bukur dhe ky i fundit shenon. Pa kaluar as 6 minuta eshte Qerolli ai, qe duke perfituar nga nje gabim i mbrojteseve vendas, i ndodhur balleperballe me portierin barazon, 1-1.

45 minutat e dyta ishin me te ekuilibruara . Sulmet e vendasve, me te rralla si numer, te nisura nga e majta dhe e djathta e sulmit te tyre, por “shuhen” porsa kalojne gjysmefushen e kavajasve nga “ofsajti” artificial i ketyre te fundit

Sulmi mik deri ne minuten e 70-te eshte i pafryteshem, kohe ne te cilen Karriqi ekzekuton nje goditje denimi dhe shenon. Megjithese ne disavantazh vendasit nuk bien moralisht, por perkundrazi luftojne me mire se Besa. Lojtaret e mesit te fushes se Lokomotives, Qolje, Filjari dhe Ballgjini, i japin mundesi pjesetareve te vijes se pare te krijojne raste shenimi.

Ne minuten e 72-te Leshteni me nje gjuajtje me koke barazon dhe, eshte po ky lojtare qe dhjete minuta me vone shenon golin e trete, ate te fitores per ekipin e tij, pas nje aksioni individual e duke evituar edhe nderhyrjen e portierit Feshti. 3-2!

Labinoti – Skenderbeu
Epersi e pakonkretizuar.
90 minuta sulme te vazhdueshme , epersi e plote ndaj kundershtarit, raste te shumta shenimi dhe nxitim i sulmuesve vendas. Gje e zakonshme per ta. Porta e m brojtur me guxim dhe vendosmeri nga Dinella shpeton jo vetem per merite te tij , por edhe per pasiguri te sulmuesve vendas.

Keto jane karakteristikat kryesore te ndeshjes Labinoti – Skenderbeu, qe u zhvillua te dielen ne stadiumin “Labinoti” te Elbasanit .
Korcaret e paten te veshtire , biles shume te veshtire te arrinin synimin e tyre te vetem….barazimin.

Qe ne fillim ata, duke patur parasysh qe luanin kunder nje ekipi te forte , preferuan te mbroheshin me mire dhe te perfitonin nga ndonje sulm i befasishem sic ndodhi me Kacanin dhe Xhambazin, te cilen rrezikuan dy here.

Vendasit ngulmuan ne kerkim te golit . U duk sikur ai nuk do vononte shume pasi Ibershimi, Ducka dhe Rudi ishin ne dite te mire. Ata zbresin ne menyre te vazhdueshme , me lidhje te bukura, dhe me sulme ne krah e qender . Pritet goli, por Ducka me koke, dhe pastaj Himci, dhe perseri Ducka, te ndoshur perballe portierit Dinella nuk ishin ne gjendje ta nxirrnin ne drite ate.

Edhe pas pushimit e njejta situate. Biles me e rende dhe e nderlikuar per korcaret. Sulmi mik ne pjesen e dyte nuk arriti as te “perkedhele” porten e mbrojtur nga Gudo. Ata lane vetem nje pyke, Vason, por Gjiket, Jorgaqi dhe Gugu ishin ne gadishmeri te plote. Sulmi elbasanas u be me kembengules. Por megjithate minutat kaluan pa gola . Dembo dhe Dinella e ruajten te paprekur porten e tyre. Ata ishin me te miret ne mbrojtjen korcare dhe kane meriten kryesore per rezultatin e bardhe 0-0. Kjo erdhi edhe si rrjedhim i krosimeve te gabuara te sulmit vendas, te cilet preferonin te percillnin topin pepara Dinelles qe dilte kurdohere fitimtare.

Nje loje e tille me gjuajtje bateri dhe me vonime te topit, sic beri Skenderbeu, nuk e nderoi ekipin mik. Ai luajti me mire ne pjesen e pare dhe tentoi te organizoje ndonje sulm, ndersa ne 45 minutat e dyta te gjitha perpjekjet e tyre ishin per ruajtjen e rrezultatit . Ky ishte edhe barazimi i 12-te midis ketyre dy skuadrave.

Traktori – Tomorri
Rezultat i shternguar ne derbin myzeqar.
Ky takim u ndoq me interesim te madh nga mijera sportedashes vendas qe e kishin mbushur plot e per plot shkallet e stadiumit te qytetit te Lushnjes.

45 minutat e para u karakterizuan nga nje eperi e lehte e vendasve, te cilet e konkretizuan ate me shenimin e nje goli me anen te Stefes. Shenimi i golit ndikoi pozitivish ne zhvillimin e metejshem te lojes pasi futbollistet e te dyja skuadrave u impenjuam me shume.
Ne pesembedhjete minutat e fundit te kesaj pjese beratasit ngulmojne me teper , por nuk munden te barazonin pasi gjuajtja e Dalipit u pengua nga shtylla transversale dhe ajo e Ahmetit qe u prit nga Shefa.

Miqte hyne mjaft te mobilizuar ne pjesen e dyte dhe kerkojne me kembengulje golin e barazimit. Por pa rrezultat pasi gjuajtje e Zahos, Mates, Dalipit si dhe te sulmuesve te tjere beratas ishin te pasakta ose u priten me mjeshtri nga portieri Shefa.
Traktori vetem ne minutat e fundit e mori veten dhe sulmoi dendur. Tre minuta para mbarimit , Stefa per pak sa nuk shenoi golin e dyte , por portieri mik e nxori topin ne korner.

Shkendia – Flamurtari
Shkendia ne vendin e shtate.
Me fitoren e paster 2 – 0 te arritur te dielen ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” kunder Flamurtarit, vojokushasit u ngjiten ne vendin e shtate te tabeles se klasifikimit.
Futbollistet e rinj te Shkendise hyne ne fushe mjaft te mobilizuar dhe kete e treguan me lojen e tyre te bukur qe zhvilluan pothuajse per 90 minuta. Ata i dhane asaj qe ne fillim nje karakter te theksuar sulmues ku u dalluan sidomos per ritmin e kenaqshem ne luften per topi n e pare si dhe per levizjet e tyre me dhe pa top . Reparti i mbrojtjes dhe ai i gjysmembrojtjes i dhane nje ndihme te madhe shokeve te tyre te vijes se pare dhe i ndihmuan fuqimisht ata ne aksionet e tyre.

Ashtu si me perpara, edhe kete te diele ne mesin e fushes spikati loja me mjaft rendiment e Gurmes dhe e Zerit te cilet ishin dy organizatoret kryesore . I palodhur dhe mjaft punetor ishte edhe Ballco, i cili me aksionet e tij individuale, ne krahun e majte te sulmit, u tregua sulmues i rrezikshem dhe mjaft me remdiment .

Si rezultat i presionit te madh te sulmeve te njepasnjeshme , vojokushasit shenuan golin e tyre te pare ne minuten e 12-te me anen e Sulos, pas nje pasi te perikte qe i dha Zeri. Edhe pas shenimit te golit ata vazhduan te ken epersi , duke krijuar edhe mundesi te tjera shenimi, qe nuk u realizuan kryesisht per nxitim ne castet vendimtare, gjuajtjet e pasakta, dhe ne nje rast topi u pengua te hyje ne rrjete nga shtylla e portes vlonjate.
Me fillimin e pjeses se dyte ishte perseri Sulo ai qe e ngriti ne dy numerimin e golave si rezultat i nje aksioni individual.

Pas shenimit te golit te dyte, ritmi ra disi, por loja nuk e humbi bukurine e saj. Dhe merite per kete kane perseri vojokushasit. Flamurtari u paraqit dobet. Futbollistet e tij zhvilluan nje loje te zbehte dhe me mjaft gabime sidomos ne dhenien e paseve.
Pjesetaret e repartit te mbrojtjes dhe te gjysmembrojtjes nuk e kryen si duhet detyren e tyre dhe ne pergjithesi ishin ata qe ndikuan negativisht ne lojen e ekipit vlonjat.
(Sporti Popullor: 16 prill 1972 / f. 3)


 

Java e 22-te
7 maj 1972


“Maratona” e 14 skuadrave te kategorise se pare te kampionatit kombetar po i afrohet fundit megjithate ende nuk mund te thuhet se cili ekip mund ta meritoje titullin e larte te kampionit te vendit. Kjo pikepyetje mbeti edhe pas takimit te fundit me te rendesishem te jave se 22-te, qe u zhvillua te dielen pasdite stadiumin “Qemal Stafa” te kryeqytet midis dy pretendeteve kryesore, “17 Nentorit” dhe “Vllaznise”.

Takimi interesant perfundoi me rrjeta te paprekura. Ne kete menyre te dyja ato mbeten ne krye te tabeles me pike te barabarta – 33.

Kalendari i takimeve te ardheshme eshte ky:
“Vllaznia’’ do te ndeshet me skuadrat e “Skenderbeut”, “Beses”, “Flamurtarit” dhe te “Studentit”. Nderkohe “17 Nentori” me “Partizanin”, “Traktorin”, “Skenderbeun”, “Besen”.
E permendem kete kalendar te vogel me qellim qe edhe lexuesi vete te gjykoje mbi mundesite e njeres apo tjetres skuader ne rrugen per fitimin e titullit.

Nga barazimi i ketyre skuadrave kete jave perfituan dinamovitet, te cilet forcuan poziten ne tabelen e klasifikimit pas fitores se tyre te shternguar 2-1 kunder “Tomorrit” ne fushen e ketij te fundit. Tashti ata qendrojne ne vendin e trete me tre pike me pak se shkodranet dhe tiranasit.

Barazimi i “Partizanit” te shtunen e kaluar me “Traktorin” beri qe ai te zbrese ne vendin e 4-te. “Labinoti” u ngjit ne vendin e 5-te, pas fitores se thelle 3-0 kunder “Beses”, e cila mbeti e gozhduar ne kuoten e 25-keve se bashku me “Shkendine”. Biles kjo e fundit ne saje te golaverazhit me te mire, qendron tani ne vendin e 6-te.
Pas tyre vijne me radhe “Flamurtari” (23), “Lokomotiva” (22), “Skenderbeu” (22) dhe “Traktori” (16).

Me diference prej dy pikesh jane rreshtuar “Luftetari”, “Tomorri”, “Studenti”, qe zene respektivisht vendet e 12-te, 13-te dhe te 14-te. “Luftetari” beri edhe nje hap tjeter perpara. Ai u ngjite ne kuoten e 10 pikeve, ndersa “Tomorri” dhe “Studenti” ruajne te njejtat pozita.

Le te shikojme konkretisht si u zhvilluan takimet e kesaj jave:

17 Nentori – Vllaznia 0-0

Pasi jetuan emocionet e finaleve te Kupes se Republikes ne Kavaje e ne Shkoder, futbollitet e “Vllaznise” erdhen ne Tirane per te “diskutuar” me “17 Nentorin” ndeshjen me te rendesishme te javes se 22-te te kampionatit.

Edhe sportedahesit nuk munguan ne kete takim te rendesishem. Ata mbushen plot e perplot shkallet e stadiumit kombetar “Qemal Stafa” te kryeqytetit. Entuziazmi i tyre u shtua se tepermi kur futbollistet e te dyja skuadrave hyne ne fushen e gjelbert. Ekipet e nisen lojen duke patur sejcili 32 pike dhe ….deshire te madhe te fitonin qe fitonin edhe dy te tjera, qe t’u krijonin nje avantazh te dukshem ne rrugen per sigurimin e titullit kampion.
Te paret sulmuan futbollistet miq.

Ata gjuajten dy here me ane te C. Ndojes dhe portieri Habibi u detyrua ta percjelle topin per ne korne. Per t’u permendur eshte edhe rasti i Bizit, i cili ia “rrembeu” topin nga duart portierit vendas dhe per pak sa nuk shenoi.

Pas kesaj shkodranet e humbasin gjallerine e minutave te para dhe ndeshja ekuilibrohet. Me vone tiranasit, qe vijne duke e ngritur shkalle-shkalle nivelin e lojes se tyre, sulmuojne me dendur dhe me te organizuar. Ne minuten e 27-te Xhacka, pas nje kombini me Hyken, del balle per balle me portierin Ndoja, mirepo vonohet ne gjuajtje. Ne minuten e 29-te Hyka ka rastin me te paster per shenim. Ai ndermerr nje aksion personal, hyn ne zone te rreptesise se miqve, eviton edhe nderhyrjen e portierit, por vonohet ne gjuajtje dhe nje mbrojtes shkodran ia merr topin.

Presioni i tiranasve u be edhe me i dukshem, vecanarisht ne 45 minutat e dyta kur luajten ne me te shumten e kohes ne sulm dhe kerkuan me kembengulje golin e fitores. Dhe mundesite per te kaluar ne avantazh iu paraqiten disa here

Pjesetareve te vijes se pare, vecanerisht Hykes, Kazanxhiut dhe A. Memes. I dyti, fare afer, e percolli topin jahte, kurese gjuajtjen e te tretit Ndoja nxori ne korner me nje kercim akrobatik.

Me te pakta ishin perpjekjet e shkodraneve per te shenua ne pjesen e dyte. Pamvaresisht nga rastet e humura dhe dhe te metat qe ne menyre te permbledhur do t’i permendim me poshte, takimi midis ketyre skuadrave ne teresi, ishte e nje niveli te mire, u karakterizua nga faza interesante si ne mesin e fushes, ashtu edhe ne zonat respektive te rreptesise, krijoi emocione te medha tek futbollistet dhe tek sportedashesit e shumte.

Le ta nisim me miqte. Deshira e tyre per fitore ishte e madhe, por njekohesisht u duhej te ishin te vemendeshem edhe ne mbrojtje. Pikerisht mendojme se ata sulmuan me pak lojtare, megjithese loja ne vijen e pare edhe Ragamin, i cili me vone iu kushtua kryesisht mbrojtjes. Sulmi mund te jepte me shume ne qoftese te gjithe pjesetaret e tij do te luanin njesoj. Canga nuk dha rendimentin e zakonshem, po keshtu edhe Kocabashi qe ezevendesoi, nuk ndikoi per te mire ne vijen e pare. Me shume mund te jepnin Rakiqi dhe I. Hoxha. Bizi u perpoq dhe rendimenti i tij ishte i mire. Caste pasigurie kaloi edhe mbrojtja, ndersa Ndoja kreu disa pritje te mira, pra si te thuash, e kreu detyren e tij.

“17 Nentori” e paraqiti veten ne nje ansambel me te pergaditur. Ai luajti i vendosur per te korrur fitoren. Lojtaret e kerkuan golin me insistim. Figure te mire beri kesaj radhe Hyka, qe u tregua sa i mobilizuar aq i rrezikshem per mbrojtjen mike. Duke permendur Hyken nuk duam te nenvlehtesojme sulmuesit e tjere te “17 Nentorit”, pamvaresisht se e meta e tyre ne mos konkludimin e aksioneve demtoi skuadren ne teresi. Tiranasit punuan me kujdes ne mbrojtje, po te perjashtojne disa caste pasigurie te Dhalesit ne minutat e para te ndeshjes. Gabimet ne pritjen e topit, qe mund t`i kushtonin skuadres dy piket, beri dhe Habibi. Kontribut te mire ne gjysmefushen e tyre dhane edhe Hatibi e Cela.

Ky ishte i 47-ti takim ne mes tyre skuadrave ne kuadrin e kampionateve kombetare. Nga keto 20 kane fituar shkodranet, 14 tiranasit dhe 13 jane mbyllur ne barazim.

KLASIFIKIMI PAS JAVES SE 22-te

Partizani – Traktori 1-1
Ndodhe qe megjithesi luan me mire se “kundershtari” dhe ke epersi, prapseprap nuk i shijon si duhet frutet e mundit dhe te djerses se derdhur. Keshtu ndodhi edhe te shtunen e kaluar ne takimin Partizani-Traktori. Ndeshja midis ketyre dy skuadrave u luajt ne stadiumin “Dinamo” te kryeqytetiti dhe perfundoi me rezultatin 1-1. Partizani e zhvilloi te gjithe lojen ne gjysmefushen e miqve. Por megjithe presionin e madh dhe rastet e shumta per shenim, “Partizani” kaloi vetem nje here ne avantazh, ne minuten e 38-te me anen e Muratit.

Perqendrimi i lojes ne qender, mos aktivizimi i kraheve, gjuajtjet e pasakta, qarkullimi i paket i topit si dhe mbrojtja e ngjeshur e lushnjareve, nuk e lejuan ate ta thellonte rezultatin. Edhe ne pjesen e dyte u vu re e njejta tabllo, por futbollistet nuk e paten me ate qetesine e 45 minutave te para. Pas barazimit te “Traktorit” me ane te Gogonit ne minute e 63-te. Disa nga miqte nuk zhvilluan nje loje korrekte, vecanerisht Gogoni u be nxites per loje te rende. Po ky lojtare eshte kritikuar edhe here te tjera per loje te rende, dhe megjithate, vazhdon te eci ne kete rruge te gabuar…..

Tomori – Dinamo  1-2
Me mjaft interes pritej ne Berat takimi midis “Tomorit” dhe “Dinamos”. Pjesa e pare e lojes nuk i kenaqi te pranishmit. Dinamovitet perdoren topat e gjate, kurse vendasit praktikuan me shume pasimet e shkurtera, por ne te dyja rastet u vune re gabime te ndryshme. Per t`u permendur eshte humbja ee nje rasti per shenim nga ana e futbollisteve vendas si dhe gabimi i nje mbrojtesi te “Tomorrit”, qe i lejoi Pernaskes te shenonte golin e pare per ngjyrat e skuadres se tij. Pas pushimit, po ky lojtare e ngre ne dy kuoten e golave per “Dinamon”. Per vendasit distancen e shkurton Hodo, qe shenoi pas ekzekutimit te nje goditje denimi. Ky gol i nxiti beratasit te vazhdonin sulmet ne kerkim te barazimit, ndersa miqte i kushtuan me teper vemendje mbrojtjes, por nuk ia arriten qellimit dhe “Dinamo” fitoi keshtu ne Berat 2-1.

Flamurtari – Lokomotiva  1-1
Dy gola u shenuan ne kete takim qe u luajt ne stadiumin e qytetit te Vlores, dhe qe te dy golat erdhen pas pushimit.
Loja nisi e shpejte dhe e forte nga te dyja palet. Ne minuten e 16-te Haxhiu goditi shtyllen e portes mike. Pas kesaj vendasit marrin inistiativen dhe per minuta te tera organizojne sumle te njepasnjeshme, qe nuk japin ndonje perfundim konkret. Pjesa e pare u mbyll keshtu 0-0. Ne 45 minutat e dyta vendasit vazhduan sulmet e tyre dhe brenda pese minutave te pare krijojne disa situata te rrezikshme ne porten e miqve. Keto te fundit me anen e nje kunderzbritje te shpejte, arriten te shenonin te paret me anen e Ballgjinit. Vlonjatet barazuan ne minuten e 60-te me anen e Haxhiut. Keshtu te dyja skuadrat ndane nga nje pike.

Besa – Labinoti  0-3
Sportedashesit kavajes dolen teper te zhgenjyer nga fusha e tyre sportive, jo aq nga humbja se sa nga loja e dobet qe zhvilloi “Besa”.Kjo ishte humbja e pare gjate ketij kampionati ne fushen e saj dhe fitorja e pare e “Labinotit” qe nga viti 1969. Sulmi elbasana shenoi tre gola. Serine e tyre e celi Himci ne minuten e 6-shte e pastaj vijne rastet e Pagrise dhe Merhorit, por ata mbeten vetem te tilla. “Labinoti” luan me nje mbrojtje te ngjeshur dhe lufton fort per topin e pare. Ai praktikon pasimet e gjata dhe nje nga keto Hysi shenon golin e dyte per elbasanasit. Kjo ndodhi ne minuten e 35-te.
“Besa” mundohet te shkurtoje distancen por humbet por humbet edhe rastin me te paster qe iu paraqit Qerollit ne minuten e 59-te. Gjashte minuta me vone Himci godet shtyllen dhe eshte po ky lojtare qe e ngre ne tre rezultatin e kesaj ndeshje ne fitim te elbasanasve.

“Besa u parqit nen nivelin e saj. Ajo luajti me nje mbrojtje te pafuqishme dhe mjaft konfuze, la zona boshe dhe mbrojtesit e saj rreshtoheshin shpesh ne vijen paralele. Vendosja e Milit si mbrojtes i majte ishte i pavend. Sulmuesit e Kavajes nuk kordinuan veprimet e tyre dhe keshtu mbrojtesit elbasanas vepruan te qete dhe u jepej mundesia hera heres te ndihmonin edhe sulmin. Futbollistet dhe drejtuesit e ekipit te Kavajes duhet te shikojne se mos disa rrezultate te mira te mepareshme kane ngjallur frymen e vetkenaqesise e te mendjemadhesise ? Po te jete keshtu atehere keto fenomene te demshme, duhen kritikuar me qellim qe “Besa” te mbetet nje skuader e dashur per sportedashesit e saj.

Persa i perket “Labinotit” ai e meritoi plotesisht fitoren. Mbrojtja e tij luajti e organizuar, e mobilizuar dhe kaloi shpesh here ne sulm. Himci ishte lojtari me i mire ne fushe. Gjithe ekipi elbasanas luftoi gjer ne fund me shpirt te madh luftarak.

Skenderbeu – Luftetari  0-1
“Luftetari” i Gjirokastres siguroi dy pike mjaft te vlefshme gjate ndeshjes qe e luajti ne stadiumin e qytetit te Korces me “Skenderbeun” vendas. Golin e vetem ate te fitores se miqve e shenoi Braho.

Shkendia – Studenti 1-0
Me nje gol e siguroi fitoren edhe “Shkendia” ne ndeshjen qe zhvilloi javen e kaluar ne kryeqytet me “Studentin”. Autori i golit ishte Sulo. Duhen thene se futbollistet e “Studentit” megjithate luajten me mire dhe paten raste te shumta per shenim.
(Sporti Popullor – 9 maj 1972 / faqe 3; koleksioni personal)

Vazhdon me pjesen e 5-te…….

Linku per pjesen e tretehttps://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/1971-1972-kampionati-kombetar-i-futbollit-pjesa-e-trete/

__________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve Maj-Nentor 2022
Ne formulimin e tekstit u perdor informacioni baze i nxjerur nga gazeta “Sporti Popullor”, koleksioni personal i v. 1972.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply