Aleko Prodani (1942 – 2006) | Ikonë e humorit shqiptar!

0
2250

Aleko Prodani (19 maj 1942 – 2 maj 2006)
“Artist i Merituar”!
Aktor i shquar i gjinise se humorit.
Thonë se ëndrra e çdo aktori është të vdesë në skenë. Nëse kjo është e vërtetë, mund të thuhet qe Aleko Prodani e realizoi këtë ëndërr. Ai ndrroi jetë në skenën e Teatrit “A. Z. Çajupi” të Korçës, ndërsa luante në premirën më të re të këtij teatri.

Lindi me 19 maj 1942 ne Korce. Ne vitin 1956 kryen shkollen e mesme pedagogjike dhe ka punuar me pas gjithashtu mesues ne fshatin Moglice. Qe ne vitin 1956 fillon te aktivizohet me grupin amator te Teatrit dhe te Estrades se Maliqit. Aleko Prodani ka qene njeri nga aktoret themeluaes te Estrades Profesioniste te Korces.
Me pas ne vitin 1961 punon per rreth 6 vjetesh ne Estraden e Ushtarit per t`u kthyer rishtazi me trupen e Estrades se Korces duke u afirmuar nje aktor i shquar i saj me nje profil te pashoq artistik. I shkathet me fantazi, energjik, i pershtatur mjaft mire ndaj rrjedhes te veprimit skenik, po ashtu improvizues dhe atyperatyshem ne raport me partnerin. Nje aktor me nje dhunti te mire vokale si kumpletist e parodist. Ai ka njemendesuar qindra role, prej më shumë se 40 vjetësh, Prodani ishe një nga yjet më të mëdhenj të teatrit shqiptar, i shquar sidomos në zhanrin e komedisë, ne gjinite e shkurtra te humorit, skece parodi, dialogje, monologje, pantonime. Realizon me mjeshteri rolin e Zylo Kamberit ne nje shfaqje variete` me Estraden e Korces si dhe ne nje cikel televiziv.

Ne vitin 1978 fiton Cmimin “Aktori me i mire” ne Festivalin e Estradave ne Gjirokaster, sikurse edhe ne ate te Tiranes ne v. 1994.
Për shkak të “biografisë së keqe” e largojnë nga Estrada, pas Plenumit IV dhe e dërgojnë për “riedukim në prodhim”. Pas rikthimit në Estradë, fillon për të një periudhë e artë. Interpreton në rreth 60 premiera të Estradës së Korçës, ku shquhet për aftësi të rralla në të gjitha zhanret. Për 15 vjet (1980 – 1995) bëhet njeriu kyç i kësaj trupe. Është autor i libreteve, regjisor dhe aktor kryesor në 30 premiera, e dhjetra skeçe e komedi me një akt që shfaqen edhe në TVSH në programet e Vitit të Ri. Nën drejtimin e Prodanit, në vitet ’80, Estrada e Korçës bëhet më e mira në vend.

Krahas morise se roleve ne Estrade interpretoj edhe rolin e mblesit Sofo ne komedine e Teodor Lacos “Nje nuse per Stasin”. Ne vitin 2001realizon po me nje mjeshtri te ralle rolin e Thimaqit ne komedine “Zonjusha 39 vjece” te Saqellarisit.
Cilësitë e tij të rralla bëhen të kërkuara edhe në Teatrin “A. Z. Çajupi”, ku interpreton rreth 20 role në komedi. Pas sukseseve në teatër, arrin të tjera në kinematografi, ku interpreton në tri kinokomedi, si edhe TV, ku interpreton në një seri spektaklesh dhe telekomedish nga ku mund te permendim “Borxhliu” (1999); “Dashuri me krisma” etj . Me rolin e Dhorit ne komedine “O deputet o genjeshtar” te Dhimiter Psathait , ate te Kishotit ne “Hajdutet shkojne ne Dp” te Dario, si dhe Andrean ne komedine “Hipokritet” ka fituar tri herë rresht, në tri pjesëmarrje, çmimin për aktorin joprotagonist në Festivalin e Aktrimit në Fier, në edicionet 2003, 2004 e 2005.

Aleko Prodani ishte njeri nga aktoret humoriste shqiptare me individualitet te qarte e te paperseritshem, elegant ne humorin e tij. Shfrytezoj me efikasitet te plote situaten komike ku ndodhej personazhi. Ka marre pjese ne dy filma artistike si “Dy here mat” (1986) dhe “Zevendesi i grave” (1987).

Nderroi jete ne skene me 2 maj 2006 duke interpretuar rolin e Aldos ne komedine “Tre burra per nje grua” te Dario Fo-se. Eshte nderuar qe ne vitin 1992 me titullin “Artist i Merituar”

____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / Papagjoni. J / f. 363. Informacion i nxjerre nga artikuj gazetash shqiptare online.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply