(1937 – 2016) Aktor i teatrit “Skampa” – Elbasan dhe njeri nga Ikonat e aktrimit ne Kinematografine Shqiptare. “Artist i Popullit”
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Lindi ne Elbasan më 1 janar 1937. Gjate viteve 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit dhe kryen profesionin e teknikut nga 1955 deri me 1962. Ka ndjekur nje kurs 6 mujor per aktor prane Teatrit Popullor. Me pas mbaroj studimet e larta me korrespondence per aktor ne Akademine e Arteve.
E ka nisur ne nje kohe me emra si Rikard Larja, Vace Zela, por ka qene i detyruar te shkeputet mbas lindjes se vajzes. Ka punuar ne vazhdim prane Teatrit “Skampa” te Elbasanit qe nga krijimi i tij ne v. 1962 e deri sa doli ne pension ne vitin 1992 ku realizoj 100 role ne 60 shfaqje, drama e komedi ne kete Institucion dhe pothuajse shumicen kryesore.
Arriti te behet nder individualitetet me ne ze te ketij Teatri. Spikat ne rolin e Deli Pjetrit ne dramen “Shtate shaljanet” te Ndreke Luces (A.P), duke rene ne sy me hijeshin e tij te interpretimit, diksionin e paster, vetepermbajtjen dhe gjendjen e brendeshme dramatike. Ne vitin 1966, misheron rolin e Veliut ne dramen “Udha e Zavalineve” e Thanas Borodanit me te cilin paraqiti nje njeri parazit, intrigant e pijanec.
Me pas vijoj me rolin e Bujarit ne dramen “Sinjalet e nates” te Fadil Krajes ne v. 1970 dhe per te mberritur ne realizime me te pjekura e pasionale te karrieres se tij si aktor kur interpreton Jonuz Brungen ne “Familja e peshkatarit” ne v. 1971 , figure te cilen e ridimensionoi duke i dhene me shume hapsire sociale.
Dy vjet me vone, 1973, interpreton me mjeshteri edhe ne dramen e Loni Papes “Cuca e maleve” ne rolin e Gjetos. Vijon me rolin e Hodo Zimanit ne dramatizimin e vepres se Dritero Agollit ne “Njeriu me top”me titullin “Hakmarrja e madhe” e dramatizuar nga Astrit Cerma ne v. 1976. Nje vit me pare (1975) ai kishte jetesuar me nje gjuhe te thejshte e tone humane, Zenelin tek drama “Vellezerit e Milanio-Stelles” , nderkohe ne vitin 1978 rolin e xha Banushit ne dramen “Doktori pacient” te R. Pulahes. Ne vitin 1983 mberrin ne nje nga figurat e tij me mbreselenese e me fryme kombetare, ate te bace Rames ne dramen “Toke e ndezur” te Fahri Balliut.
Nje loje pasionale artisti Demir Hyskja ka realizuar edhe ne rolin e avukatit Demonzi ne “Dy krisma ne Paris” te Pellumb Kulles. Nga dramaturgjia e huaj ka njemendesuar shume personazhe, nder me te spikaturit jane Xhonsi ne “Kutia prej argjendi” e Xhon Gollsuorthit, gjykatesi tek “Justino” e Haifa-Volkjorit, Beni ne dramen “Neperka” te Liljan Helman etj.
Demir Hyskja ka interpretuar gjithashtu edhe ne 27 filma artistike e televizive ne te cilet loja, zeri dhe portreti i tij , krijuan xhasa per te paraqitur me hijeshi e bukuri skenike, personazhe me shpirt te gjere, njerez fisnike me mbartje pozitive . Ne vitin 1967 do te jete kontakti i tij i pare me Filmin Artsitik dhe Kinostudion. Luan nje rol spiuni ne “Ngadhenjim mbi vdekjen” bashke me aktoret e medhenj te kohes si Naim Frasherin. Gjithashtu nuk duhen lene pa permendur, rolet dhe interpetimet ne disa dokumentare, qe i ngrejne shifrat dhe kontributin ne skenen shqiptare disa here me shume. “Artisti i Popullit” Demir Hyskja ka marre disa herë dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar”. Gjithashtu rreth ketij viti eshtë zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor. ne vitin 1975 me rolin e Halimit ne “Rrugica qe kerkonin diell” nderohet me Medaljonin e Festivalit. Po keshtu me Medaljon e Festivalit u nderua edhe me rolin e babait te Agronit ne filmin “Hije qe mbeten pas” (1985) me rolin e babait te Klares ne “Dhe vjen nje dite” (1986). Ne vitin 1992 ai del ne pension.
Fotogjenia e tij sikunder edhe ngrohtesia e fjales e bene shpesh here te parapelqyer ne kinematografi per frymezimin e figurave te kahut heroiko-pozitiv si dhe atyre qe kumtonin ide. Qe nga viti 1979 iu dha titulli “Artist i Popullit”
“Dua të flas realen, sepse i përkas kohës së realizmit. Ajo kohë më bani artist, por kjo kohë më vlerësoi financiarisht si artist. Ndaj, me to nuk dua të ndahem, edhe me të vjetrën për gjanat e mira që ka pasur, edhe me të renë për gjanat e mira që na ka sjellë” – ka pohuar ai.
Nje tjeter vleresim do te vinte per aktorin e madh edhe nga qendra “Art Gallery” ne Elbasan, e cila ne nder te tij ka pikturuar portretin e aktorit.
Jo vetem Kinema:
Per Artistin e Popullit Demir Hyskja ngelet dobesi jo vetem Teatri por edhe skuadra e tij e zemres……Milan !
Artisti nderroi jete me 6 gusht 2016
Filmat: 1967: Ngadhenjim mbi vdekjen / 1970: Guximtaret / 1970: Gjurma / 1971: Kur zbardhi nje dite / 1971: Mengjeze lufte / 1974: Shpërthimi / 1974: Operacioni zjarri / 1975: Rrugicat që kërkonin diell / 1975: Ne fillim te veres / 1976: Fije që priten / 1976: Pylli i lirise /1977: Një udhëtim i vështirë / 1978: Dollia e dasmës sime / 1978: Gjyshi partizan / 1978: I treti / 1979: Përtej mureve të gurta / 1979: Një natë nëntori / 1979: Me hapin e shokëve / 1980: Një ndodhi në port / 1980: Dëshmorët e monumenteve / 1982: Shokët / 1982: Nëntori i dytë / 1983: Një emër midis njeżëve / 1983: Kohë e largët / 1984: Fushë e blertë fushë e kuqe / 1985: Hije që mbeten pas / 1986: Kronikë e atyre netëve / 1986: Dhe vjen një ditë
U publikua per here te pare nga “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook qysh ne janar 2014 . U rishikua ne vitet vijues/ *Ne ndertimin e ketij materiali faqja K.Sh perdori foto qe u moren nga Teatri Skampa-Elbasan dhe foto nga filma artistik ne te cilet luajti aktori. Teksti nga referenca ne web-gazeta , forume online; Libri “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” ;
Na ndiqni edhe ne: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw
Discover more from Albanian Cinematography - Sport
Subscribe to get the latest posts sent to your email.