Flutura Çangu, spikeret e TVSH-së dje dhe Alketa Vejsiu sot!

0
4354

Mbase sot jo te gjithe e mbajne mend, por ajo ishte per shume vite me radhe njera nga spikeret me te dalluara te kohes, ishte pjese e atyre vajzave simpatike qe magnetizonin spektatorin ne prezantimin e programit, televiziv apo te nje shfaqje muzikore sic ishin Festivalet ne Radio-Televizion, Ansambli i Ushtrise apo Festivali Folklorik ngjarje te cilat prezantoheshin nga keto vajza te zgjedhura me dhunti te vecanta, sic ishte edhe zonja Flutura Çangu, nje kulture e te folurit me nje diksion te qarte e pastërti në shqiptimin e çdo zanoreje e bashkëtingëlloreje, të çdo fjale e fraze në tërësi. Shqiptimi i qartë dhe saktësia kuptimplote ka qene dikur dhe duhet te jete akoma sot, kusht i domosdoshëm për cdo prezantues, foles apo spiker.

Flutura Çangu vajza simpatike dhe e kendeshme e v. `70 / `80-te, veti te cilat i ruan akoma sot edhe me kalimin e viteve, ishte e afte dhe pergaditur ne kete zanat. Ka qene spikere legjendare e Ansamblit te Ushtrise, dhe Festivalit Folklorik, madje ne v. 1973 perkrah aktorit Pandi Siku, ka prezantuar me sukses Festivalin e Kenges ne RTSH.
* * *
Pra, nuk eshte tamam ashtu simbas deklerates gafe se zonjes Alketa Vejsiu, te thene ne skenen e “San-Remos”, pak kohe me pare, perpara publikut italian, e cila e vendos veten e saj si te paren femer te emancipuar te shoqerise shqiptare dhe prezantuese e pare ne historine e Festivalit te Kenges. Sa te pa vertete aq edhe qesharake behen sot artistet tane, vetem per te fituar pak emer…
Zonja Vejsiu, jo vetem qe genjen boterisht (dhe vetem ajo e di mire arsyen se pse), por njekohesisht, ofendon shoqerine shqiptare si jo emancipuese dhe ule vlerat e shume zonjave artiste, prezantuese jo vetem te programit ne Tvsh por edhe te qindra e mijera eventeve te ndryshme muzikore ne vite, qe kur u hap televizori ne Shqiperi per here te pare, pra qe ne vitin 1954 me zerin e spikeres se pare zonjes se nderuar Stoli Beli.

Alketa, pa dashur te mohojme aftesite e saja, edhe pse nuk e citon, duhet ta kete degjuar se paku se prezantuesja e pare femer e Festivalit te Kenges ne Shqiperine e femrave te pa emancipuara (sipas saj) ka qene, aktorja e madhe Margarita Xhepa (A. P) ne vitin 1962, pikerisht ne te parin edicion te kesaj ngjarje te shenuar te muzikes sone te lehte, qe vetem u incizua ne Radio Tirana, duke u bere nga ky vit shoqeruese e Festivalit te “San-Remos” ne Itali.

Zonja Alketa ka pertuar te lexoje te pakten skeden e kengetareve femra ne kete edicion te pare, dhe ka vendosur veten te paren femer prezantuese shqiptare ne vitin 2019, duke arsyetuar me filozofine e saje perpara moderatorit italian Amadeus, e duke fshire me nje te rene te lapsit, per vite te tera emrat e tjere qe kane patur nderin te prezantojne e te drejtojne Festivalin e Kenges si : Vera Zheji (1963); Drita Bardhi-Haxhiraj biles 5 edicione (1964, 1965, 1966, 1967, 1968); Elizabeta Vasili (1969); Adriana Fishta (1970); Edi Luarasi (1971, 1972), duke ardhur tek Flutura Cangu ne vitin 1973, dhe madje ne cdo edicion me pas ka patur prezantuese femra te shoqeruara nga nje partner mashkull. Ne qoftese zonja Vejsiu mendon se ka qene e vetmja pa partner mashkull, atehere pergjigjja eshte si vijon: Prezantuese femer, te vetme pa partner, do te gjejme aktoret, Yllka Mujo ne v. 1985 ne edicionin e 24-te dhe nje vit me pas Ema Ndoja (1986) ne edic. 25-te. Silvana Brace ne v. 1987, edic 26-te, Ina Gjika ne 1988, edic. 27 -te e plote te tjera….

Ja pra qe ka patur para zonjes Alketa, madje te afta, te emancipuara, me pak te njohura ndofta jashte territorit shqiptar, per nje te mete te kohes se nje Shqiperie te mbyllur me boten edhe artistikisht sic ishte ne cdo fushe tjeter. Pa dyshim, fale aftesise te prezantuesve tona , perkundrazi nuk do te ishim cuditur aspak edhe ne ate kohe sikur Silvana Brace, Zerina Kuke te kishin shkelur te parat skenen e “San-Remos”. Zotesia apo aftesia ne kete rast nuk qendron tek personi qe shkel i pari San-Remon, por fale koheve qe kane ndryshuar dhe deshires se madhe te shqiptareve per t`u bashkuar me Europen.

Flutura Cangu dhe vajzat e tjera, foleset, spikeret shqiptare te kohes qe nga Stoli Beli, Vera Zheji, Zerina Kuke, Mimoza Tafaj, Iva Hoxha, Silvana Brace etj nuk qendronin me prapa atyre prezantueseve te vendit fqinj homologeve te Italise, emrave te paharruara te v. 70-te, 80-te si : Maria Brivio; Marina Morgan, Beatrice Cori, Maria Givanna Elmi e te tjerave, atehere kur fshehurazi femrat shqiptare, “te pa emancipuarat” ndiqnin RAI-n ne kohen kur zonja A. Vejsiu (si e vetedeklaruar filo italiona) sapo kishte mesuar te ecte.

Po, nje gje ama eshte e sigurte jo vetem qe spikeret tona te se kaluares kane qene te afta e te zonjat ne kete gjini, e kaq te barabarta me ato te cdo televizori perendimor , por disa here te nje niveli te avancuar me brezin e tellalleve te sotem qe lulezuan mbas 2000-shit, shekullit te ri ku vetem ne Shqiperi behesh artist tak – fak!

________________________________________
Kinematografia Shqiptare – prill 2020.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply