Liza Vorfi (1924 – 2011) | Përkujtimore!

0
3861

 

#KinematografiaShqiptare     #LizaVorfi      #ProfileAktoresh

29 nentor 1924 – 30 janar 2011
Artiste e Merituar / Urdhëri “Naim Frashëri i Artë”.
Aktore e teatrit dhe kinemase si dhe këngëtare shqiptare.

Lindi në 29 Nëntor të vitit 1922 në Gjakovë. Për shkak të dhunës serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, familja transferohet në qytetin e Shkupit ku derisa familja e saj ndërtoi shtëpinë e vet, jeton në familjen e Nënë Terezës (Nder i Kombit) e cila kujdeset vetë për Lizën e vogël. Në moshën 6-vjeçare Liza filloi shkollën në kolegjin francez të Shkupit ku dhe do të bjerë në sy talenti i saj qoftë si balerine qoftë si këngëtare në shfaqjet që jepte grupi artistik i kolegjit.

Në 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Në vitin 1933 regjistrohet në institutin femëror “Nana Mbretneshë” në Tiranë, ku studioi deri në vitin 1940. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio “Tirana”. Në vitin 1940, për talentin dhe zërin e saj të mrekullueshëm, fitoi bursë nga shteti për të studiuar për kanto në Itali. Studimet i filloi në Konservatorin “Santa Cecilia” në Romë, ku përveç kantos studioi edhe balet.

Pas kësaj studioi kanto edhe për dy vjet të tjerë në konservatorin “Giaocomo Rossini” të Pezaros. Në vitin 1943 kthehet në Shqipëri. Pas kthimit nga rifillon punën në radio “Tirana” si këngëtare duke shtuar në repertorin e saj këngën popullore. Përveç këngës u aktivizua edhe me një grup të krijuar në radio, që jepte pjesë dramash, “Orë gazmore”, drejtuar nga humoristi Pjetër Gjini. Aktivizohet gjithashtu që në vitet e luftës në pjesë të ndryshme skenike që jepeshin në kinemanë “Nacional” apo kinoteatrin “Kosova”. Në vitin 1945 fillon punën si aktore në Teatrin Profesionist që ishte dhe bërthama e atij që më vonë do të quhej Teatri Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Teatri Kombëtar e konsideron Liza Vorfin, si një nga aktoret më të njohura dhe më fisnike të këtij institucioni që ka qënë dhe shkollë aktrimi për breza të ndryshëm. Roli i saj i parë në teatër është në dramën “Gjido”, më pas do të vazhdonin rolet e saj tek komedia “Borgjezi fisnik” e Molierit në rolin e Dorinës, “Cuca e maleve” e Kolë Jakovës në rolin e Martës, “Shërbëtori i dy zotnive” në rolin e Beatriçes e shumë të tjera. Megjithëse del në pension në 15 Mars 1976 ajo nuk shkëputet nga teatri kështu në 26 Maj 1977 ajo do të interpretojë edhe rolin e saj të fundit në Teatrin Popullor, rolin e Marës në dramën “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës. Gjithashtu rolet e saj janë ndjekur nga artdashësit edhe në interpretimet në filmat: “Furtuna”,” Debatiku”, “Komisari i dritës”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Ata ishin katër”, “Ne vinim nga lufta”.

Keshtu ne kinematografi roli i parë i saj do të jetë ai i Aijes,fshatares që ndihmon partizanin e plagosur, një rol ky, episodik, në filmin “Furtuna” në vitin 1959, më tej do të vazhdonin role të tjera si roli i Davës në filmin “Komisari i Dritës” në vitin 1966, roli i nënë së Nebiut në filmin televiziv “Rrugicat që kërkonin diell” në vitin 1975, roli i gruas mikpritëse në filmin “Ata ishin katër”, etj. Roli i saj i fundit është në filmin “Enigma” në vitin 1991.

Për meritat e saj artistike Liza Vorfi është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”. Në 11 Korrik të vitit 2009 Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bamir Topi për veprimtarinë e saj artiske do të nderojë Liza Vorfin me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. ( kur ajo ishte ne moshe te thyer 86 vjece dhe mbasi kishte me shume se 40 vite qe kishte dal ne pension, ndaj dhe urdhri “Naim Frashëri i Artë” në pleqërinë e shtyrë i dukej pa kuptim) Liza Vorfi. Ikona e elegancës dhe finesës së viteve pesëdhjetë u largua pa zhurmë nga kjo jete me 30 Janar 2011.

Teatër
24/09/1945 — “Gjido”
25/12/1945 — “Mbrëmja e madhe” e Lopold Kampfit
06/01/1946 — “Lufta botnore” e Bramislav Nushicit
25/05/1946 — “Lidhja e mrekullueshme” e Vladimir Kirshionit
06/07/1946 — “Analfabeti” e Branislav Nushiqit
27/04/1947 — “Tartufi” e Molierit / Elmira
21/03/1953 — “Otello” e Shekspirit / .Desdemona
31/05/1955 — “Shërbëtori i dy zotnive” e Karlo Goldonit / Beatriçja
25/12/1955 — “Procesi i Lajpcig-ut 1933” e Lev Kompanjec dhe Leonid Kronfeld
26/11/1956 — “Çështje familjare” e Ezhi Ljutovskij
10/01/1957 — “Intrigë e dashuri” e Frederik Shilerit
03/02/1958 — “Majlinda” e Xhemal Brojës
24/06/1960 — “Hamleti” e Shekspirit / .Aktorja
10/03/1961 — “Ambicia” e Besim Lëvonjës
23/12/1961 — “Shtëpia e Berndarda Albës” e Federiko Garsia Lorkës / Martirio
27/09/1962 — “Morali i zonjës Dulska” e Gabriela Zapolskajas / Julia Shevicova
27/02/1963 — “Borgjezi fisnik” e Molierit / Dorina
23/04/1964 — “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorrës / Dona Luçia
07/03/1967 — “Cuca e maleve” e Kolë Jakovës / Marta
05/01/1968 — “Një bie mijëra ngrihen” / .Shkurte Pal Vata
18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës
26/05/1977 — “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës / Mara

Liza Vorfi ne teatrin "Oret e Kremlinit"
 
 
 

 

Kinematografi
1959 — Furtuna…..Aja
1961 — Debatik…….
1966 — Komisari i Dritës…..Dava,bashkëshortja e Prenkës
1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)…..Nëna e Nebiut
1977 — Ata ishin katër….Gruaja mikpritëse
1979 — Ne vinim nga lufta…………..Maria
1989 — Kthimi i ushtrisë së vdekur..Kontesha Di Zeta
1991 — Enigma……

 
 
 
 
 

Çmime e Tituj
11 Korrik 2009
Urdhëri “Naim Frashëri i Artë” akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bamir Topi për veprimtarinë e saj artiske.
Artiste e Merituar .

Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” Facebook qe ne nentor 2013 / rishikuar ne nentor 2016; janar 2020, 2021.

_______________________________
Referenca: Artikuj nga gazeta dhe portale shqiptare online.
Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion:  https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube:  https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here