Foto galeri e aktores Tefta Hamzaraj | Teatri “Skampa”, Elbasan!

0
3384

Tefta Hamzaraj

Ishte aktore ne organiken e Teatrit “Skampa”, Elbasan ndër trupat profesioniste më të njohura shqiptare. Në historinë e ketij institucioni mese 50-vjeçare të teatrit profesionist, qe i numerohen mbi 120 premiera të autorëve shqiptarë dhe të huaj, laureuar me çmime më të larta në festivalet kombëtare teatrore shqiptare, ishte edhe aktorja Tefta Hamzaraj nje pjese e lavdishme ne faqet e kesaj historie.

Te shumta jane shfaqjet teatrale qe punoi e interpretoi ajo perkrah emrave te medhenj si regjisori Lec Shllaku, Tomorr Shishmani koleget aktore Demir Hyskja, Robert Ndrenika, Shpetim Shemili, Eduart Cala, Veronika Papa, Olimbi Dhima, Astrit Cerma etj.

“Justina”, “Linda”, “Udha e largët”, “Qelia numër 7”, “Udha e Zavalinave”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Fajtor pa faj”, “Familja e peshkatarit jane disa nga shfaqjet me te suksesshme te teatrit elbasanas ku dha kontributin e saj te vyer aktorja simpatike Tefta Hamzaraj.

Aktrimi i saj dhe realizmi ne misherimin e personazheve ra ne sy edhe te regjisoreve te filmit te Kinostudios “Shqiperia e re”!

Keshtu ne v. 1972 ka nje rol episodik ne filmin “Kapedani” ate te berberes:
– C`pate xhaxho ? Nuk deshe te rruheshe ? – thote ajo e habitur nga veprimi i xha Sulos
– Jo, jo doja te shikohesha ca ne pasqyre – ia kthen ai.

Ne vitin 1979 gjithashtu ka nje rol ne filmin televiziv te RTSH-se “Nje  nate nentori” si vajza e kriminelit. 

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 22 gusht 2021

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply