Hasan Fico
Aktor i levizjes amatore dhe ndofta me i mirenjohuri ne kete grupim aktoresh.
Ndofta pak shume e njohin nga emri por sapo te permendet Maloja, postieri i Ollges tek filmi “Zonja nga qyteti, atehere te gjitheve na kujtohet aktori amator Hasan Fico, trupvogel dhe me nje artikulim te veshtire te fjales, por qe ka interpretuar, ndonese ne role episodike ne nje numer te konsiderueshem ne filmat shqiptar te Kinostudios “Shqiperia e re”, madje me shume ne krahasim me nje grupim te tjere aktoresh qe mbaruan ILA.
Hasan Fico perkundrazi nuk mbaroi ndonje shkolle aktrimi dhe megjithate regjisoret e kohes se Kinostudios e afruan duke e aktivizuar ne filmat shqiptar.
Te gjithe ata qe e kane njohur e pershkruajne si nje njeri i dashur, miqesor dhe i gatshem per te bashkepunuar e dhene kontributin e tij ne kinemane shqiptare.
E ka filluar me nje rol ne kinokomedine “Odisea e tifozeve” qe ne vitin 1972. Ne kujtesen e artedashesve te filmit shqiptar ka mbetur roli i postierit Malo ne “Zonja nga qyteti” rol qe i dha atij edhe identifikimin per ate pjese te spektatorit qe nuk e njohu me emer.
Filma te tjere: “Komisari i drites” – 1966 / “I teti ne bronx” – 1970 / “Odisea e tifozeve” – 1972 / “Shtigje lufte” – 1974 / “Duke kerkuar 5 oreshin” – 1974 / “Zonja nga qyteti” – 1976 / “Cirku ne fshat” – 1977 /”Tomka dhe shoket e tij” – 1977 / “Koncert ne vitin 36” – 1978 / “Vajzat me kordele te kuqe” – 1978 / “Nje shoqe nga fshati” – 1980 / “Fraktura” – 1983 / “Nxenesit e klases sime“ – 1984 / “Enderr per nje karrige” – 1984 / “Dy here mat” – 1986.
Aktori Hasan Fico ka kohe qe nuk jeton me por aktrimi i tij dhe kontributi i dhene ne kinemane shqiptare ka mbetur i pashlyer ne memorien e artedashesve. Andaj meriton te kujtohet me nderim dhe respekt.
___________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021
Material i rezervuar © Publikuar me pare ne Facebook ne faqen me te njejtin emer qe ne Korrik 2020.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw