Foto nga Teatri “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” | 39 vjet që nga shfaqja premierë!

0
487

PREMIERAT E TEATRIT POPULLOR
31 marsi shenon kete vit 39 vjetorin e shfaqjes premiere te teatrit “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo” vepren e autorit te mirenjohurin Dritero Agolli
1983-2022

Për Burokratët dhe Servilët është shkruar jo pak, por faji përgjithësisht i është hedhur njërës palë: ose eprorit arrogant, ose vartësit të përulur. Kurse në romanin humoristik të D. Agollit, Zyloja dhe Demka, shkurtime të emrave tradicionalë “Zylyftar” dhe “Demir”, ku nuk merret vesh ku fillon “modernizimi” dhe ku mbarojnë “përkëdhelja/ përqeshja”, e meritojnë plotësisht njëri–tjetrin.

Të dy janë shkaktarë situatash që e bëjnë lexuesin të shkulet gazit, por edhe të pezmatohet disi. Produkt i njëri-tjetrit, ata janë njëherësh bashkëfajtorë për lëngatën që e vetëvuajnë. Për artin e humorit paraqitja e dy personazheve në bashkëfajësi është një zgjedhje e njohur.

Mjafton të kujtojmë, bie fjala, lidhjet midis Don Kishotit e Sanço Pançës në veprën e mirënjohur të Servantesit, Oliver Hardin dhe Sten Laurelin. Edhe Zyloja me Demkën të tillë janë, një në dy apo dy në një. Ata ushqejnë njëri–tjetrin dhe nuk mund të ndahen. Zylo pa Demkë dhe Demkë pa Zylo nuk mund të ketë.

Cili prej tyre është më shumë fajtor? Kjo nuk është një gjë që zgjidhet lehtë.
Komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit të tij: ai i jep vetes të tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkësia shtetërore është edhe hierarki meritash.

Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nënpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me shumë instrumente. Ai nuk është pa merita pune, diçka ka bërë për të mirën e saj, por këto merita në peshoren e shoqërisë kanë rëndesë shumë më të vogël se në mendjen e Zylos.

Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë tragjikomike. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh, po aq sa edhe të ndiesh keqardhje. Zyloja nuk është një burokrat poterexhi, bujëmadh, i zhurmshëm. Arroganca e tij është e heshtur. Prepotenca e tlj është me zë të ulët. Veprimet e tij përherë priren nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike. (sipas Wikipedias)

Regjisor: Fatos Haxhiraj
As. Regjisor: Avni Resuli
Skenografia: Agim Zajmi
Muzika: Aleksander Lalo
Dramatizimi nga : Andon Qesari dhe Alfred Bualoti

Interpretet:
Robert Ndrenika
Ilia Shyti…….Dervishi
Antoneta Papapavli
Drita Haxhiraj
Tomorr Guce
Luiza Hajati
Leka Sefla
Besa Imami
Lazer Vlashi

(Skeda per tu plotesuar)

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 30 mars 2022
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply