Futbolli në Olimpiada | Pjesa 1-rë, 1908 – 1928!

0
1149

OLIMPIADAT:
1908, EDICIONI I PARE, ZYRTAR I TURNEUT TE FUTBOLLIT I NJOHUR
EDHE NGA FIFA NE DITARIN E SAJ!

Futbolli ne Olimpiada eshte nje histori dashurie e kontrastuar. Olimpiadat si manifestimi me i madh i sportit ne bote dhe futbolli sporti me praktik boteror, me perjashtim te edicioneve te para, kane gjetur veshtiresi per t`u marre vesh dhe rralle here bashkimi i tyre ka ngjallur entuziazem te vertete. Ka qene nje kontradikte e pasjegueshme. Por nje arsye mund te gjindet ne polemikat e viti 1912 kur CIO (Komiteti Olimpik Nderkombetar) pati mbetur deri ne momentet e fundit ne dyshimin per ta perfshire futbollin ne program i konsideruar nje loje qe ishte “ndotur” nga profesionizmi dhe larg shume nga nje disipline fisnike dhe e paster sic ishte atletika mbreteresha e lojrave te pese rratheve olimpike.

Ky fillim diskriminimi qe ve ne dyshim karakterin sportiv te kesaj disipline , rendon ne kualitetin e turneut te futbollit ne lojrat olimpike , turne i cili kalon ne plan te dyte duke filluar qe ne v. 1930 me lindjen e Kupes se Botes. Qe nga ky vit edhe me tutje , vitrina e vetme absolute per potencat e futbollit do te mbetej kampionati boteror. Gjithsesi futbolli si nje sport shume popullor nuk mund te lihej jashte lojrave olimpike.

Dhe keshtu u kerkua ne ate kohe nje zgjidhje ne respekt te diletantizmit që i lidhi ata, duke mos marrë parasysh që shpirti i mirëfilltë amator është armik i vlerave teknike dhe spektakolare që mund të besohen . Ne menyren paradoksale u be nje tradheti nen etiketen e diletantizmit te shpetohej nje vetvleresim i vogel i anes teknike.

Keshtu mbas luftes se II-te boterore, futbolli ne olimpiada me perjashtim te disa rasteve te ralla do te shenderrohej ne nje terren te “pushtuar” pothuajse ekskluzivisht nga diletantet e maskuar te vendeve europiane te lindjes qe shprehnin vlerat e tyre maksimale ne kete sport. Edhe pse ajo qe fitohej nga niveli teknik kishte humbjen e saj ne anen agonistike , duke kufizuar luften per titull ne mes kater a pese skuadrave dominuese.

Mbas lojrave te Moskes ne v. 1980 gradualisht profesionizmi i lojes se futbollit ka filluar te frekuentoje me shpesh arenen olimpike. Edhe pse nuk u futen asnjehere perfaqesueset potente te futbollit boteror , megjithate seleksione lojtaresh profesioniste kompetitiv. Keshtu si shembull mund te permendim rastin e Atlantes ku shume nga lojtaret e perfaqesueseve te tre vendeve: Nigeria, Argjentina e Brazili do te beheshin protagoniste dy vjet me vone ne Kupen e Botes te zhvilluar ne France 1998. Pra futbolli profesionist po hyne dale e ngadale ne olimpiade mbas shume viteve te nje mediokriteti teknik. Natyrisht lojtare si Pele, Maradona, Di Stefano e ndonje tjeter nuk kane vene kurre kembe ne keto lojra por ama emra te tjere si Zamora, Schiavio, Puskas, Rivera, Ronaldo etj kane shenuar momente te rendesishme , vendimtare, gjithmone dhe kudo ne stadiumet te tejmbushur.

1908 – Londer.
Ne fakt eshte edicioni i trete ne te cilen futbolli merr pjese ne programin olimpik por i pari i njohur zyrtarisht nga FIFA.
Marrin pjese vetem….. 5 skuadra: Anglia, Danimarka, Franca (me dy skuadra A e B), Hollanda e Suedia. Luhen gjithashtu 6 ndeshje. Maestrot anglez jane perseri kampione olimpike, te forte, prej nje skuadre diletante por pa rivale. (dye edicionet e mepareshme skuadra britanike i ka fituar si kampione te nje turneu demonstrativ dhe jo olimpike).

Kane fituar medaliet e arta ne finale kunder skuadres daneze (2-0) ne pranine e 8000 shikuesve (!) qe per ne ate kohe eshte konsideruar nje publik model. Dy skuadrat prezantuese te Frances pesojne nje goleade ; skuadra “B” 0-9 me 19 Tetor, dhe ajo “A” 1-17 (!) me 22 Tetor 1908, prej skuadres se Danimarkes . Danimarka do te shkruaje ne analet edhe golashenuesin e pare ne historine e lojrave olimpike te turneut te futollit.; Nielsen, autor i 11 golave , nje mbiemer qe do te shfaqet shpeshhere ne formacionin skandinav.

FINALET
Vendet 1-2
Londer, 24-10-1908
Britani e madhe – DANIMARKA 2-0

Vendet 3-4
Londer, 23-10-1908
Hollande – Suedi 2-0

Renditja finale:
1 – Britania e madhe:
Bailey, Corbett, Smith, Hunt, Chapman, Hawkes, Berry, Woodward, Staply, Purnell, Hardman.

2 – Danimarka:
Drescher, Von Buchwald, Hansen, Bohr, C. Middelboe, Nielsen-Norland, Lindgren, Nielsen, Wolfhagen, Rasmussen, Andersen, Gandil, N. Middelboe.

3 – Hollanda:
Beeuwkes, Hajting, Otten, Sol, De Korver, Mundt, Welcker, Snethlage, Reeman, Thomee, De Broyne-Kops, Kok.


 

1912 – Stokholm
Skuadrat pjesemarrese arrijne numerin 11, por nuk mungojne polemikat per pjesemarrjen e futbollit ne programin Olimpik, masi ne ambientet sportive futbolli konsiderohet me teper nje “loje” se sa nje disipline e denje e olimpiadava. Megjithate FIFA insiston dhe fiton marreveshja e puristeve, fale edhe popullaritetit ne rritje te lojes. Luhet me sistemin e eliminimit direkt, dhe perseri eshte Anglia fituese e medaljeve te arta per te te treten here;

Eshte 1 Korrik 1912 ne Stokholm, kur ate vepren “heroike” individuale e kryen gjermani Fuchs qe i “fute” ne porte Rusise 10 gola (!), dhe kur skuadra Gjermane mbydh ndeshjen me rezultatin qe ngjason me teper me Volejbollin, 16-0 (!) . Do te jete me ato gola te shenuar edhe “bomberi” me i mire i turneut…..

Skuadra britanike eshte kampionia e v. 1908.

Finale
Stokholm: 4-07-1912
Britani e madhe – Danimarka 4-2

Vendi 3-4
Stokholm: 4-07-1912
Hollande – Finlande 9 -0

Nga ndeshja finale, aksion ne porten angleze
Danimarka renditet e dyta ne edicionin e vitit 1908

Renditja finale:
1 – Anglia
Brebner, Burn, Knight, Mcwhirter, Littlewort, Dines,Berry, Woodward, Walden, Hoare, Sharpe, Hanney, Wright, Stamper.

2 – Danimarka:
S. Hansen, Middelboe, N. Hansen, Von Buchwald, Jorgensen, Bert, Nielsen-Norland, Tufvesson, Olsen, Nielsen, Wolfagen, Cristoffersen, Petersen, Seideli-Nielsen, P. Nielsen.

3 – Hollanda:
Gobel, Wijnveldt, Bouman, Fortgens, Feith, De Wolf, Lotsy, Boutmy, Van Breda-Kolff, De Groot, Cate, Van det Sluins, Vos, Bouvy, De Korve.

 


1920 – Anversa
Mbas luftes boterore dhe me tete milion e gjysme te vdekur, rinisin Olimpiadat dhe perseri turneu i Futbollit ne te cilin jane ndezur keqas polemikat. Dhe ne fakt finalja eshte e dalluar “me shenje”.
2 Shtator 1920.
Skuadra vendase Belgjika eshte ne avantazh 2-0 kunder Cekosllavakise, dominuese ne fazen e pare, (9-0 kunder Jugosllavise; 4-0 kunder Norvegjise; 4-1 kunder Frances). Belget perkundrazi kane arritur ne finale pa luajtur, vecse te favorizuar nga shorti !!!

Nderkohe çeket protestojne nje seri vendimesh te gjyqtarit anglez Lewis dhe vendosin te terhiqen nga ndeshja. Lewis eshte personi qe bohemet e kane kritikuar edhe ne fazen kualifikuese.
Skuadra çeke eshte ankuar ne rastet e te dy golave te shenuar ne finale, njera nga nje penallti e diskutuar (10`) dhe tjetra mbas nje pozicioni jashte loje me se te dukshem (28`), duke shtuar ketu edhe perjashtimin nga fusha e lojes te Steiner (40`) ku bashke me lojtarin do te terhiqet edhe e tere skuadra komplet. Metej ajo do te skualifikohet dhe do te humbe keshtu edhe medaljet e argjendta

Finale
Anverse: 2-09-1920
Belgjike – Cekosllavaki 2-0
(Fitore ne tavoline per terheqje te skuadres Ceke e cila protestoi kunder vendimeve te gjyqtarit anglez Luis dhe gjithashtu sjelljet ndaj publikut).

Dy kapitenet e skuadrave finaliste diskutojne me gjyqtarin anglez Lewis. Kapiteni cek ankohet per mbarevajtjen e ndeshjes!

Renditja finale:
1 – Belgjika
De Bie, Verbeeck, Swartenbroeck, Musch, Hanse, Fierens, Bastin, Coppee, Bragard, Laroe, Van Hege, Balyu, Nisot, Hebdin.

2 – Spanja:
Zamora, Vallana, Arrate, Samitier, Belausteguigoitia, Sancho, Eguiazabal, Sesumaga, Arbolaza, Moreno, Gomez Acedo, Artola, Pagatzaurtundua, Sanchez Encinas, Vasquez, Feguieros, Bilbao, Izaguirre,

3 – Hollande:
MacNeil, Denis, Verweij, Bosschart, Kuipers, Steeman, Van Rappard, Van Dort, Groosjoan, Von Heijden, J. Buldrer, De Natris, E. Buldrer, Bieshaar.


 

1924 – Paris
Fituesi i medaljeve te arta do te jete Uruguaji, madje me kete fitore parlamenti do te deklaroje feste kombetare !!! Fillon keshtu te hyje ne skene futbolli sudamerikane. Ne kete edicion te 8-te te lojnave marrin pjese 22 skuadra. Uruguaj shpallet fitues, skuadra ka ne radhet e saj golashenuesin me te mire te turneut , Cea me 6 gola.

Me 9 qershor eshte data e fitores se uruguajaneve ndaj Zvicerres 3-0.
Rruga deri ne finale e skuadres me fanela te kaltra arrihet mbas fitores kunder Jugosllavise 7-0, SH.B.A 3-0 ne 16-she e pastaj ne cerekfinale mund skuadren vendase Francen 3-1, ne gjysmefinale Hollanden 2-1.

Kampionet e rinj olimpik – 1924 Nga e majta: Skarone, Romano, Cea, Mazzali, Andrade, Petrone, Vidal, Urdinaran, Tomazini, Gierra, Kapucini . Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

Finale
Paris: 9 qershor 1924
Uruguaj – Zvicra 3-0

Renditja finale
1 – Uruguaj:
Mazali, Nasazzi, Arispe, Andrande, S. Urdinaran, Scarone, Petrone, Cea, Vidal, Ghierra, Romano, Tomasina, Naya, Zibechi, A. Urdinaran,

2 – Zvicer:
Pulver, Reymond, Ramseyer, Oberhauser, Scmiedlin, Pollitz, Ehrenbolger, Pache, Dietrich, Abegglen II, Fassler, Bedouret, Mengotti, Sturzenegger, Kramer.

3 – Suedia:
Lindberg, Alfredsson, Hillen, Holmberg, Friberg, Sundberg, Lundquist, Rydell, Kaufeldt, Keller, Kock, Carlson, Brommesson, Svensson, Dahl, Hirsch, Lindquist, Mellgren.

 


1928 – Amsterdam
Edicioni i fundit ku lojrat organizohen si nje ngjarje e paster sportive diletantizmi pa qellime propagandistike. Futbolli tashme eshte sporti qe ndiqet me shume nga publiku;
251.747 spektatore ne 17 ndeshjet e zhvilluara .

Por akoma nuk eshte pranuar ne menyre komplete si disipline e olimpiades. Dhe ne fakt turneu i futbollit zhvillohet nje muaj perpara atyre te lojrave ne kete olimpiade. Ky eshte fakti qe futbolli mbahet i diferencuar nga sportet e tjera per arsye te diletantizmit. Fitues jane perseri ne menyre absolute futbollistet e Uruguajt ne dem te Argjentines qe edhe pse ka lojtarin golashenues me te mire te turneut, Tarasconin me 11 gola renditet e dyta.

Finale e perjetshme. Uruguaj fiton 2-1, por…..mbas dy ndeshjeve ( e para pati perfunduar 1-1) dhe mbas 210` minutave loje.

Ne 16-teshe Uruguaj ka mundur Hollanden 2-1; ne cerekfinale mposht Gjermanine 4-1 dhe ne gjysmefinale Italine 3-2 (9`Baloncieri ; 17`Cea; 28`Campolo; 31`Scarone; 60`Levratto).

Finale
Amsterdam 10 qershor 1928
Uruguaj – Argjentina 1 – 1
Amsterdam: 13 qershor 1928 (perseritje)
Uruguaj – Argjentina 2 – 1

Uruguaj kampion per te dyten here – 1928 Mga e majta: Arispe, Kanavezi, Macali, Gjestido, Kampolo, Fernandez, Andrade, Urdinaran, Petrne. Cea, Skarone

Renditja finale:
1 – Uruguaj:
Mazali, Nasazzi, Arispe, Andrande, Urdinaran, Scarone, Petrone, Cea, Fernandez, Piriz, Gestido, Castro, Campolo, Canavesi, Arremon, Borjas , Figueroa.

2 – Argjentina:
Bosio, Paternoster, Bidoglio, Evaristo, Monti, Medici, Orsi, Gaizrarian, Ferrera, Tarasconi, Carricaberry, Perducca, Diaz, Cherro, Orlandini, Calandra,

3 – Italia:
Combi, Bellini, Caligaris, Pitto, Bernardini, Genovesi, Baloncieri, Banchero, Schiavio, Magnozzi, Levratto, De Pra`, V. Rosetta, Pietroboni, Janni, Rivolta, Rossetti.

……..vijon edhe me edicionet e tjera!

__________________
Vizion Sportiv Ora e Kampioneve, mars 2021
Pjerin B – Ne ndertimin e ketij shkrimi u moren i nformacione nga shenime personale, shkrime & perkthime te permbledhura ,“Calcio – 2000” ne plan te pare, koleksioni personal i viteve 2000-2005 / TV “Tacalabala Goooool ! – Il racconto del calcio” / Palcoscenico” / “Storie Mondiali” / “la gazzetta.it” .

 

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply