Ketrin Gjoça, “teta” Keti e emisioneve për fëmijë!

0
3016

Ketrin Gjoca
Prezantuese ne TVSH, regjisore dhe aktore!

Per brezin e femijeve te fundviteve `70-te , ajo ishte “Teta Keti”, një flokëverdhë e përhershme me portret të ëmbël, qe gjithmone ashtu e buzeqeshur dinte te fliste po aq bukur aty ne emisionet e pasditeve per femije. Ketrin Gjoca është një nga figurat më të dashura për shqiptarët.

Lindi ne Tirane ne vitin 1963. Ka mbaruar Institutin e Larte te Arteve ne degen e dramaturgjise. Eshte e bija e aktorit te humorit Vilson Gjoca njekohesisht ish regjisor ne Estraden e Shtetit. Qe 4 vjece del ne skenen e Estrades se Shtetit me nje monolog. Keshtu nis rruga e saj me artin. Ketrin femije interpretone monologjet e shkruara nga i ati i saj. Me pas akoma e vogel luan ne nje shfaqje teatrale per femije, “Miu dhe helmi”, pa harruar edhe aktivizimin ne teatrin e shkolles.


Ne vitin 1972 , 8-9 vjece merr pjese ne Festivalin e varietese qe zhvillohet ne Shkoder si prezantuese se bashku me Zyliha Milotin dhe babain e saj Vilson Gjoca. Edhe pse nje femije, bie ne sy si nje artiste me dhunti.
Me pas ajo ka luajtur si aktore edhe ne Teatrin Popullor ne disa shfaqje perkrah emrave si Roza Anagnosti.

Pervec televizionit , prezantimit te spektakleve dhe ate te emisioneve per femije, ajo ka interpretuar edhe ne ekranin e filmit ne disa role si tek: “Gjeneral gramafoni” ( me motren e saj te vertete, Vilmen si dy vajzat e kryetarit te Bashkise) 1978; “Streha e re” (1977) ne rolin e Vjollces si dhe “Lundrimi i pare” (1984), e megjithate pa arritur te realizoi deshirat me kinemane.

Me rreth 30 vjet karriere ne televizion, mbetet e mirenjohur si prezantuese dhe vecanerisht ishte ajo qe i sillte shqiptareve Vitin e Ri ne emisionet e pasditeve. Fare e zakonshme ne ate kohe që një fëmijë të përfaqësonte Vitin e Ri. Ajo hynte në skenë në mesnatë dhe i thonte fëmijëve të tjerë: “Mirë se ju gjej fëmijë të dashur, unë jam Viti i Ri”. Imazhi i saj ka mbetur i pandryshuar, edhe pse mbas shume viteve ajo sërish rrezaton freskinë dhe energjinë e rinisë.

______________
Kinematografia Shqiptare – korrik 2020
Informacioni u ndertua ne baze te nje seleksionimi te lajmeve ne rrjetin shqiptar 2010 – 2019. Fotot jane kontributi i administratoreve te faqes.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply