Kompozitori i shquar, maestro Ferdinand Deda (1941-2003)

0
3850

(1941 – 2003)
Kompozitor, dirigjent, “Artist i Merituar”

Lindi në Peqin më 5 shkurt të vitit 1941. Ne vitin 1959 mbasi mbaron Liceun Artistik ne Tirane, emerohet mesues muzike ne Gjirokaster, qyteti ku nuk qendron me gjate se nje vit. Dergohet per dirigjim ne Konservatorin Nacional te Prages ne Cekosllavaki . Edhe ketu mbas nje viti eshte i detyruar t`i nderprese studimet dhe t`i vazhdoje ato ne degen e muzikes ne Insitutin e Larte te Arteve 1962 – 1965. Me pas fillon pune si dirigjent në Orkestrën Simfonike të RTSH.

Qe nga viti 1964 realizon mbi 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi. Ferdinand Deda gjithashtu eshte dalluar edhe si kompozitor duke kompozuar 3 valle simfonike “meditim 1-2-3”, gjithashtu edhe katër skica për piano, trio për violinë, violonçel dhe piano, prelud të kënduar, impropt për piano dhe orkestër harqesh, fantazi për ksilofon dhe orkestër, koncertino për korn dhe orkestër, koncert për klarinetë dhe orkestër, rapsodi me tema poullore për orkestër, koncertino për fagot, klarinetë dhe flaut dhe gjithashtu muzikë filmash. Per 1 vit nga 1991 deri ne 1992 u specializua ne Itali.

Ferdinand Deda ka dirigjuar në orkestra të ndryshme dhe jo vetëm në skenat shqiptare, por edhe në ato të huaja. Ai ka marrë pjesë me krijimet e tij në të gjitha Festivalet e Këngës në Radiotelevizion, në Koncertet e Pranverës si edhe në aktivitetet artistike që ka zhvilluar ky institucion. Ai, me një karrierë të gjatë e të suksesshme në fushën e muzikës, ka dirigjuar regjistrimin e muzikës për një numër të madh filmash artistikë shqiptarë, ndërsa ka qënë kompozitor i muzikës së një sërë filmash artistikë e vizatimorë.

Si dirigjent, ai ka drejtuar regjistrimin e muzikës në rreth 95 filma artistikë shqiptarë si dhe ka kompozuar muzikën e filmave si, “Cirku në fshat” (1983), “Zambakë të Bardhë”(1983), si dhe të filmave vizatimorë “Pika e ujit”(1976), “Mi-re-la” (1978). Është shquar edhe në gjininë e këngës së lehtë për fëmijë. Ferdinant Deda është themelues i Koncertit të Pranverës në RTSH. Më 1997 u shpall fitues i “diskut të artë” është nderuar me titullin “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.
Pas nje semundje te rende dhe te pa sherueshme, ndahet nga jeta me 22 gusht 2003 ne njerin nga spitalet e Stambollit ku ishte derguar per sherim.


______________
 Referenca: “Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A.T Hoxha / f. 88, si dhe lajme te nxjerra nga gazeta te ndryshme shqiptare “online”. 

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here