(VIZATIMORË) “Zana dhe Miri” & “Lufta për jetën”!

0
1053

Filmi vizatimore : “Zana dhe Miri”
Përshkrimi: Dy femije, Zana dhe Miri, çdo dite luajne ne kopeshtin me lule para pallatit te tyre. Gjate lojes tregohen te pa kujdeshem dhe topi here pas here bie dhe prish lulet e bukura. Per kete revoltohen dielli, peshqit dhe lulet qe jane personazhet e filmit. Femijet qe kuptojne gabimin, premtojne se do te jene te kujdeshem dhe do te kujdesen ketej e tutje per kopeshtin para pallatit te tyre.

Operator: Tomi Vaso
Piktor: Vlash Droboniku
Shenime: Filmi eshte realizuar me kartona. Ky eshte filmi i pare i realizuar ne zhanrin e filmit vizatimor.
Regjia: Vlash Droboniku, Tomi Vaso
Skenari: Vlash Droboniku, Tomi Vaso
Muzika: Limoz Dizdari
Producent: Kinostudio “Shqiperia e Re”
Viti: 1975
Kohëzgjatja: 7 min

_________________________________________

Filmi: “Lufta per jeten”
Përshkrimi: Femijet zbaviten te gezuar ne nje park te qytetit. Midis tyre njeri ha me duar te pista nje akullore. Bashke me akulloren ai gelltit dhe mikrobet. Nuk kalon shume e femija semuret me temperature. Mikrobet kane kaluar ne aparatin e tretjes dhe prej aty ne stomak e me pas ne gjak. Eshte nderhyrja e vendosur e mjekut nepermjet pelincilines ajo e cila perfundon luften mes mikrobeve dhe antikorpeve te organizmit. Femija sherohet, por gjithshka ishte nje mesim i mire.

Operator: Tomi Vaso, Faruk Basha
Piktor: Vlash Droboniku
Montazhi: Shpresa Papapavllo
Operator zeri: Vangjel Leka
Regjia: Vlash Droboniku
Skenari: Flamur Topi, Luan Rama
Muzika: Diana Ziu
Producent: Kinostudio “Shqiperia e Re”
Viti: 1981
Kohëzgjatja: 9 min


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply