Kozma Dushi, zëri i artë i mikrofonit të këngës!

0
2263

Kozma Dushi
Kengetare i shquar i viteve `70-te dhe `80-te. Mjeshter i muzikes shqiptare

Lindi ne Berat me 23 gusht 1954. Qendroj ne Berat per 24 vjet, me te bukurat te jetes se tij. Ka studjuar ne konservatorin e Tiranes per kanto ne periudhen kohore 1980-1985.

Femijeria rrjedh ashtu sic ishte ne ate kohe per cdo femije, me ato lodra. Qe femije pelqen te recitoje vjershat te cilat i pelqente vete, vjersha te shkurtera, te bukura duke i recituar ato perpara shokeve ose ne ndonje feste.

Me pas i lind deshira per te kenduar, ndoshta ngaqe edhe i ati i Kozmait, ndonese nuk ishte kengetare , kendonte mjaft bukur.

Familja perbehej nga 5 femije, 3 djem dhe 2 vjaza, nga te cilet. vellai i madh, Dhimitri me Kozmain dolen kengetare. Kryen 8-vjecaren “Thimi Tani” ne Berat, ky aktivizohej duke kenduar. Kjo i bie ne sy mesuesit te tij, Bardhyl Ruzi, i cili e dergon Kozmain ne shtepine e pionerit per t`i hyre rruges se kenges.

Ne moshen 11 vjec merr pjese ne Festivalin e v. 1964 per pionere , qe organizoheshin asokohe neper rrethe. Kendon ne keto Festivale deri ne moshen 15 vjec (1968). Kryen shkollen e mesme per Zooteknike – Veteriner. 17-18 vjec eshte nen mesimet e muzikes te profesorit Sotir Koci “Artist i Merituar”, nje muzikant profesionist qe kishte mbaruar studimet ne Cekosllavaki dhe i cili ushtronte pothuajse te gjitha veglat muzikore.

     
                      
    

                     

Ishte nje oboist shume i mire dhe dirixhent i estrades se Beratit. Profesori i nderuar do ta pyes Kozmain se cilen muzike do te pelqente te kendonte, ate popullore apo te lehte. Pergjigjia e Kozmait do te jete e lehta profesor, sikur e ndjej me shume.

Ne moshen 17 vjec do te jete si kengetar anetar i trupes se estrades se Beratit, rregjisori i se ciles ishte i mirenjohuri Viktor Stratoberdha. Shume kujtime te bukura ruan ai me kete trupe. Perkrah kenges, Kozma Dushit i pelqen peshkimi dhe gjahu.

Me pas dergohet per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ne Sazan. Mbasi lirohet nga ushtria, merr pjese ne prill te v. 1976 ne anketen muzikore me kengen e Flaur Shehut, “Shqiponjat e kaltersise” kushtuar piloteve shqiptare. Disa muaj me vone kenden perseri ne ankete kengen e Todi Drit, “Kur njoha shoqen time”.

Po ate vit, me 1976 deputon ne Festivalin e 15-te te kenges ne RTSH me nje kenge te titulluar “Pershendetje nga Furrnalta” te Nikollaq Bulo me tekst te Zaho Puci. Kenga edhe pse e kenduar nga nje deputant, hyri ne naten finale.

Ne Festivalin e 16-te te v. 1977 kendon nje kenge te Nazmi Lishit, “kur kendohej per dashurine” . Ne vitin 1978, ne Festivalin e 18-te kendon kengen e Alfons Balliqit, “Preheri yt o Nene” (dublante ishte Aferdita Zonja); Pjesemarrjet dhe suksesin ne Festivale ia kushton derixhentit te madh, Ferdinand Dedes.

Nderkohe ne moshen 24 vjec konkurron dhe fiton ne konservstor si student per kanto ne v. 1980. Profesori i Kozmait ne ate kohe ishte shume i mirenjohuri Xhon Atahanasi. Paralelisht profesoret e Kozmait kane qene edhe Gaqo Cako, Ramiz Kovaci dhe Nina Mula . Pikerisht ne vitin e fundit ne shkolle njihet me bashkeshorten e tij. Kryen me sukses studimet ne konservatorin e Tiranes per kanto ne periudhen kohore 1980-1985.

     
     
     

Gjate kohes se shkolles kalon ne Estraden e shtetit (Varieteja e Tiranes) me drejtor aktorin Sulejman Dibra e dirixhent Alqi Kareco. Mbron diplomen me orkestren e trupes te estrades se shtetit. Refuzon oferten per te kaluar me Ansamblin e Ushtrise. Do te jete vetem Estrada e shtetit, institucion qe do te punoje per rreth 25 vjet.

Largohet nga Shqiperia per ne Greqi ne vitin 1991. Kthehet ne Shqiperi ne v. 1999.
Gjate viteve te tranzicionit te pafund, kalon nje pjese te mire te kohes si i pa pune.
Kozma Dushi eshte dhe mbetet nje emer i madh i muzikes shqiptare.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 22 gusht 2022
_________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Teksti u ndertua simbas nje interviste te dhene nga vete kengetari ne televizionin Klan ne emisionin “Blue” ne v. 2009.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply