Kudret Alikaj | Artistët e Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokastër!

0
1460

Kudret Alikaj
Nje prej aktoreve por edhe drejtuesve i cili ka dhene nje kontribut te vyer ne jeten artistike te Teatrit Profesionist ‘Zihni Sako’ku u dallua per perkushtimin e tij jo vetem ne interpretimin e roleve,por edhe ne menaxhimin dhe ngritjen e performances se aktiviteteve te shumta artistike organizuar ne Gjirokaster, si dhe numrin e shfaqeve te vendosura ne skenen e Teatrit “Zihni Sako”.

Kudret Alikaj ka lindur ne 25 tetor 1958 dhe studimet e larta I ka kryer ne vitet 1981-1985,prane Akademise se Larte te Arteve, dega drame ne Tirane.
Ne vitet 1985-1991 Alikaj do te angazhohej dhe do te ishte pjese e Trupes se Teatrit te Estrades duke realizuar me dhjetera shfaqe dhe premiera, te cilat kane merituar me se miri duartrokitjet e publikut, i cili vazhdoi ta mbeshteste edhe ne kohen kur Kudret Alikaj u emerua aktor prane Trupes Profesioniste te Teatrit ne vitin 2013.

Ne vitet 1991-1993, Alikaj do te emerohej drejtor i Pallatit te Kultures ne Gjirokaster. Karriera e tij prane Teatrit Profesionist do te shenonte nje numer te madh shfaqesh dhe premierash te interpretuara me mjeshteri nga ana e tij ku ka shpalosur, talentin, perkushtimin e njeherazi emocione te shumta tek publiku, fale performances se tij artistike te cilen e ka shkrire ne realizimet me sukses te mjaft roleve ne zhaner te ndryshem,si komedi, drame apo tragjedi.

Krahas punes se tij si aktor, Kudret Alikaj njihet edhe si regjisor i disa premierave vendosur ne skenen e Teatrit “Zihni Sako’, ndersa ne vitin 1994 me dramen “Te paret dhe te fundit”ne rolin e regjisorit ka marre pjese ne takimin e pare mbareshqiptar organizuar ne Tirane, ku u vleresua si nje nga 5 shfaqet e perzgjedhura, ndersa permenden edhe dy regjite e tjera te realizuara me sukes nga ana e tij te shfaqeve “Jo te gjithe hajdutet vijne per keq” dhe “Emigrantet’, ndersa ne vitin 1988 Alikaj do ta gjejme si konferencier dhe recitues ne Çeljen e Festivalit Folklorik Kombetar.

Ne vitin 2014 Kudret Alikaj u emerua Drejtor i Kultures prane Bashkise Gjirokaster. Ne vitin 2016 ai u emrua Drejtor i Agjensise se Kultures, emerim ky qe u shoqerua me punen e palodhur te tij,ku fale kembenguljes individuale Teatri “Zihni Sako”u kthye ne identitet, ku numri i premierave dhe shfaqeve te vendosura per publikun, kaloi pritshmerite brenda nje kohe teper te shkurter, kjo jo vetem nga realizimet e kryera nga kjo Trupe, por fale edhe bashkepunimit me Teatrot e tjere brenda dhe jashte Shqiperise.
Kudret Alikaj ngelet nje nga artistet qe ka spikatur per perkushtimin dhe kontributin e tij te vyer, qe sot konsiderohen pjese pandare e historisë 50 vjeçare te Teatrit Profesionist “Zihni Sako”.

Disa nga premierat apo shfaqet ku ai eshte aktivizuar permenden:

“Ishte kohe lufte”- Remziu
“Dashuri e vertete”- Ermiri
“Erashka”-Lejmonti
“Ushtari mburracak”- Skeledri
“Shtepia me dy porta”- Perparimi
“Mbro te verteten”- Hetuesi
“Pranvere e vonuar”- Gentiani
“Kalores ne kohe”- Edi
“Qyteti I akuzuar”- Ndihmesi kapitenit
“Beselam pse me flijojne”- Ushtari
“Pirro”-Mirtili
“Paqe e pergjakur”-Shpendi
“Jo te gjithe hajdutet vine per keq”-Burri
“Zi e me zi”-Bufi
“Tre derkucet”-Nuf,nufi
“Te cmendur pas parase”-Kapiteni Smith
“Kenge djepi e shtirur”-Gazetari
“Te mbeti goja tek kenga”(Recital per Lefter Çipen)
“Per liri e per flamur” Recital per 28 nentorin
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Faqja zyrtare e Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster ne Facebook – 2019.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here