Profil i aktores Luiza Hajati

0
4697

Luiza Hajati
Aktore e Teatrit Popullor dhe Kinematografise Shqiptare

Lindi ne Vlore me 10 dhjetor 1952.
Ka kryer studimet e larta per aktore ne ILA dhe me pas eshte bere pjese e stafit te Teatrit Popullor sidomos gjate viteve `80-te vite ku shtrihet edhe veprimtaria e saj si aktore.
Perkrah aftesive si nje aktore profesioniste, karakteristike e saje e dallueshme nder te tjera ka qene timbri i zerit.

Kjo ka bere qe te interpretoje me sukses ne emisionin e radio Tiranes “Teatri ne mikrofon” ku mund te vecojme “Pas provimit te fundit” por edhe ne disa dramatizime te tjera ne radio. Gjithashtu ka dubluar edhe disa filma vizatimore.

Ne Teatrin Popullor (sot TK) ajo ka interpretuar me profesionalizem ndonese role te dyta, keshtu tek “Martesa e avokatit”; “Neser eshte vone” ; “Prometeu”; “Kush e solli Doruntinen” ; “Vizita e dames plake” etj.

Ka qene gjithashtu pjese e stafit te Teatrit “Skampa”, Elbasan.

Eshte e njohur gjithashtu edhe ne interpretimin e disa filma te Kinostudios “Shqiperia e Re”
E fillon tek “Perse bie kjo daulle” (1969) nje rol episodik me nje shfaqje te vogel.

Ne vitin 1978 luan rolin e Gabrieles ne “Nga mesi i erresires” ; 1980 interpreton ne dy filma “Sketerre `43” dhe “Vellezer dhe shoke”. Me pas vazhdon ne “Te mos heshtesh” (1985) ne rolin e Bardhes; “Rikonstruksioni“ (1988) “Historiani dhe kameleoni” (1989) si mbesa e ministrit; “Nje djale dhe nje vajze” (1990) si nena e Artanit; “Pas takimit te fundit” (1990) ne rolin e Lizes. U martua me aktorin Gjovalin Hajati.

Foto te aktores ne filmin: "Te mos heshtesh" 
 
  
 
Foto te aktores ne filmin : Sketerre 43
 
  
  
 

 

Foto te aktores ne role te tjera: 
 
  
  
   
  

___________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Nje gershetim i lajmeve te seleksionuara on line dhe Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare – A. Hoxha / f. 135.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw
 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here