Serie “A” | Java e 3-te! Roma: “Audentes fortuna iuvat”!

0
597

Roma: “Fati ndihmon me te guximshmit”, kjo eshte motoja të jesh kurajoz gjithmonë dhe në çdo rast, edhe përballë situatave më të vështira.
Me sakte nje shprehje në përdorim midis romakëve të lashtë dhe të ngjashme me fjalët e urta tona qe perdorim sot.

Sepse e tille ishte ndeshja ne mes Romes dhe Sassuolos, e veshtire per vendasit, ekuilibruar, e barabarte me nje rrjedhe dramatike te kesaj sfide sidomos ne pjesen e dyte. Emocionante ku fitorja mund te anonte nga te dyja kundershtaret dhe fiton Roma Muorinjana, skuadra qe ka fituar autoritetin dhe mentalitetin e trajnerit te saj, rrezikoi dhe besoi deri ne fund. Ja pra se thenie e mesiperme eshte me vend – “audentes fortuna iuvat”!

Kete ndeshje mund t`a kishte fituar vetem Muorinjo qe i gezohet golit te fitores duke vrapuar si nje femije i pafajshem per te festuar me tifozet e Romes ne “curva nord”!
Nje perle e Al Shaarawy ne 91` dhe Roma fiton 2-1 duke pasur edhe fatin ama ne favorin e saj. Gjuricic i përgjigjet avantazhit te Kristantes duke barazuar 1-1, atëherë Rui Patricio shmang dy golat me nderhyrjet e tij vendimtare dhe “Faraoni” është vendimtar ne kete fitore me nje gjuajtje harkore qe perplaset ne shtyllen e majte te Konsiljit dhe pushon ne rrjeten anesore ne te djathte te portes.

Kjo ndeshje ishte tamam si në një “Luna park”. Shanse, shtylla te goditura nga dyja palet, 2 gola te anulluar per pozicione jashte loje dhe emocione të pafundme. Duke qene jo skematike doli nje ndeshje qe i ben mire futbollit te sotem. Për të festuar ndeshjen e 1000-te si trajner ne karrieren tij , Mourinho do të kishte dashur më pak rrahje zemre, por ndoshta keshtu sic ndodhi është shumë më bukur.

Gol i El Sharavit dhe vrapim i Muorinjos me një zemër plot gëzim. Sepse për herë të parë në karrierën e tij ai gjithashtu fiton pesë ndeshjet e para radhazi në vitin e parë në një stol me nje skuader te re, (plus dy ndeshjet ne Ligen e Konferences), por mbi të gjitha eshte Muorinjo, portieri Rui Patricio, qendersulmuesi Abraham dhe El Sharrawy qe dërgojne Romën në krye të renditjes me Milanin dhe Napolin.

Nga ana tjetër, megjithatë, ishte një Sassuolo e bukur, (te mos harrojme sulmin e kombetares “azzurra” me Berardi dhe Raspadorin), skuader e cila i doli përballë Romës duke i qendruar asaj me lojën e vet te bukur dhe plot zemer e shpirt gare. Rui Patricio i mohoi dy gola. Traore u ndalua nga shtylla ashtu sic i kishte ndodhur me pare Abrahamit dhe ne 93` super goli i ditës, ai i Skamakes qe u anulua për jashtë loje edhe mbasi u pa nga VAR.

Karuseli Mourinjan vazhdon, ndersa trajneri Dionisi i Sassuolos nuk ka për çfarë të merakoset, skuadra e tij eshte ne nje forme te shkelqyer.

Duket se kampionati i serise “A” eshte kthyer ne natyren e vet, ekuiliber dhe forca te barabarta pa dallim skuadra te vogla dhe te medhaja, i paparashikueshem dhe si per ironi ka qene gjithmone keshtu ne vite kur vetem nje skuader si Juventus paraqitej jashte cdo pretendimi. (Kujtojme dekaden e arte te serie “A” te viteve 80-te edhe kur nga 1986 – 1996 Juventusi i manjatit Anjeli nuk fitoi kurre nje titull scudetto). Sepse ishte koha kur “ligjin” e benin Milan i treshes holandeze, Napoli i Maradones dhe Inter i treshes gjermane.

Dihet qe akoma eshte heret per parashikime por te pakten ne keto tre jave te para te ketij sezoni e deshmojne kete gje:
Roma e para ne klasifikim se bashku me Milan e Napoli me pike te plota (9); me pas Inter e Udineze 7 pike; Lazie e Fiorentina 6 pike.

Natyrisht ndeshja e karteles ishte ajo ne “San Siro” ne mes Milanit dhe Lazies ku vendasit me protagonist Ibrahimovic`
(dhe me mungesa madje ne formacion) treguan se jane nje kundershtar i forte, ndofta me i forti kete sezon ne mes dy kryesueseve te tjera, Romes e Napolit.
Juventus qe u rrezua perseri nga Napoli te shtunen (2-1 ne “Maradona”), ndodhet ne “ujra te turbullta” me vetem 1 pike.
Edhe futbolli ka Zotin e vet!
_______________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – 12 shtator 2021
P. Bj. Material i rezervuar.

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here