Esat Ibro
Regjisor dhe producent i filmit!
Lindi ne Korce me 12 shtator 1944. Ne v. 1970 kryen studimet prane Insitutit te Larte te Arteve, ne degen e Drames dhe menjehere me pas fillon te punoje deri ne v. 1990 ne Kinostudio “Shqiperia e Re”, ne fillim si asistent e me vone si regjisor filmash dokumentare e artistike.
Ne 1974 ka ndjekur nje kurs pasuniversitar per regjizuren .
Ka qene viti 1977 kur ai do te mbaje regjine per filmin e tij te pare “Zemra qe nuk plaken”, bashkeautore me E. Mysliun dhe B. Hoxhen.
Filma te tjere prodhim i Kinostudios qe mbajne regjizuren e tij jane edhe : “Asgje nuk harrohet” (1985); “Dasem e cuditshme” (1986); “Nje vit i gjate “ (1987); “ Kronike e nje nate” (1990).
Ne krijimtarin e ketij regjisori ndihet deshira per nje gjuhe realiste. me mjedise e veprime qe afrohen nga e verteta e jetes dhe esjelljes njerezore.
Nga kontributet e tij domethenese te krijimtarise se Esat Ibros jane ato te filmit dokumentare i cili realizon rreth 50 te tille, ku mes tyre mund te permendim:
“Vellezerit gjimnaste” (1975); “Ku burojne melodite” (1979); “Volejbollistet e Divjakes” (1981); “Rruga e barrikadave” (1982); “Lapidari” (1986 );
Ne vitin 1997 themelon shtepine filmike “IBRO” duke prodhuar kryesisht filma dokumentare si “Braktisja e madhe” (1997); “Arratisja” (1999); “Kengetarja dhe keshtjella” (2001); “Gjuhe qe nuk vdes” (ne bashkepunim me bota shqiptare) 2002, duke vazhduar ne v. 2003 me “Rrenjet” si dhe filma vizatimore “Guri dhe Iliria” po ne v. 2003.
_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare / Toena / Papagjoni . J / f. 191
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw