Marta Burda (1926-1995) | “Nëna hallemadhe” e skenës shqiptare!

0
4750

Marta Burda (1926 – 1995)
Aktore e Teatrit “Aleksander Moisiu”, Durres dhe e Kinematografise Shqiptare.
“Artiste e merituar” / “Qytetare Nderi e Durresit”!

Lindi ne Korce ne 20 korrik 1926 ne nje familje me tradite per kulturen tone kombetare. Ajo eshte e bija e fotografit te shquar te rilindjes Vani Burdes. E rritur në një ambient me nivel mjaft të lartë kulturor; gjyshi i saj ishte atdhetari dhe akademiku Nikolla Naço, i ati Vani Burda ishte një fotograf shumë i njohur në qytetin e Korçës, poeti dhe atdhetari Hil Mosi ishte kumbari i saj, ndërsa Lasgush Poradeci dhe Kristaq Antoniu ishin miq të familjes, Marta u pikas që e vogël për talentin e saj të spikatur në interpretim. Megjithëse ishin ende vitet para luftës së dytë botërore dhe në Shqipëri mbizotëronte mentaliteti që femrën e shihte vetëm brenda 4 mureve të shtëpisë, korçarja e bukur pati mundësi të shkonte në Tiranë dhe me ndihmën e kumbarit të saj ndoqi studimet në Institutin Femëror “Nëna mbretëreshë”, ku mori një kulturë të mirë për kohën.

Ky duket se ishte hapi i parë që hodhi Marta për të dalë nga kornizat e ngurta të shoqërisë së asaj kohe, drejt emancipimit të saj dhe të shumë breza grash, që shoqëria patriarkale shqiptare i shihte vetëm në rolin e grave dhe nënave. Më pas angazhimet e saj në grupet amatore të asaj kohe do të fillonin gjatë viteve të luftës. Më pas angazhimet e saj në grupet amatore të asaj kohe do të fillonin gjatë viteve të luftës. Në shtator të 1943 organizohet një grup i vogël artistik. Midis pjesëmarrësve dhe ndër më të dalluarat ishte Marta, e cila më vonë do te bëhej një artiste e denjë e teatrit shqiptar. Ajo ishte nga aktoret themeluese te Teatrit te Shtetit qe me 1945-n.

Bukuria e korçares brune, me sytë e mëdhenj e të thellë e ndërthurur me interpretimin mjaft dinjitoz do të ishin një magnet për publikun, që gjithnjë ka duartrokitur lojën e saj artistike. Në ato vite ajo interpretoi në disa drama si: “Për ata që janë në det”, “Procesi i Lajpcigut”, “Borgjezi fisnik” etj Ajo filloj te interpretoj krahas aktorëve të mëdhenj të skenës shqiptare si Mihal Popi, Naim Frashëri, Liza Vorfi, Marie Logoreci etj.

Talenti i Martës spikati që në moshë të re dhe megjithëse ishte ende në fillimet e saj gazeta “Albanezul” që dilte në Bukuresht të Rumanisë do të shkruante në vitin 1945 një artikull për Burdën. “Marta Burda, e mbesa e Nikolla Naços, princeshë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare”, shkruhej në titullin e artikullit, ndërkohë në shkrim nënvizohej se Marta “kishte një zë të ëmbël, me nuanca, që i jepnin shpesh kolorit recitativ”.

Por pjesën më të madhe të karrierës së saj artistike Marta Burda do ta zhvillonte në Durres ne teatrin profesionist “Aleksandër Moisiu” e cila mberrin ne kete teater ne v. 1953 ne moshen 28 vjece, 1 vit mbas krijimit te ketij teatri, duke kaluar thuajse të gjithë jetën e saj në skenë te “A. Moisiut”.

Ajo do të përbënte së bashku me Nikolin Xhojën, Vangjel Hebën, Spiro e Vera Urumin, Lutfi Hoxhën etj. brezin e parë të aktorëve që i dhanë jetë skenës së teatrit të Durrësit. Ne skenen e ketij teatri ajo ka misheruar shume figura artistike, kryesisht role grash e nenash te dhimbsura, te buta, shpirtbardha, por edhe ankuese, te shqetesuara me nje dashuri te thelle e te heshtur per bijet e tyre.

Keto karakteristike vihen re mjaft mire ne shfaqjet “”Mbreti Lir”; “Pulebardha”; “Mulliri i Koste Bardhit”; “ Kartela e verdhe”; “Njerez mbi shkemb”; “Mireserdhe Elona”; “Dorina”; Interpretimi i Martës në skenë ka qene mjaft realist, me mjaft dashuri çdo personazh që i besohej nga regjizorët dhe nuk kanë munguar rastet kur publiku përlotej gjatë interpretimit të saj , mbasi dinte te percillte tek ai emocionet te forta .

Disa nga rolet e saj më të spikatura janë Ana Valter, Mis Elisa, Katerina Ivanovna, Irina Pavllovna, Nica, nëna kosovare etj. Por krahas teatrit një pjesë e mirë e karrierës së Marta Burdës është zhvilluar në kinematografi.
Edhe në ekranin e madh të kinemasë, ashtu si në teatër Burda është shfaqur kryesisht në rolin e nënave tek filmat: “Zani Partizani”, “Balonat”, “Në shtëpinë tonë”, “Agimet e stinës së madhe”, “Zëvendësi i grave” etj. Me 50 vite në skenë, Marta Burdes i numëron rreth 150 role në teatër dhe kinematografi. Marta Burda u nda nga jeta në vitin 1995, në moshën 69 vjeçare.

Për kontributin e saj shumë vjeçar në skenën shqiptare Presidiumi i Kuvendit Popullor i dha në 15 shtator 1988 titullin “Artiste e merituar”. Ndërkohë në vitin 2003, Këshilli Bashkiak i qytetit te Durresit i akordoi titullin “Qytetar nderi” me motivacionin: “Një nga aktoret e para të Shqipërisë që ka themeluar Teatrin Kombëtar, vajzë e një prej familjeve më të vjetra e patriotike të qytetit të Korçës. Ka interpretuar me nivel dhe talent të rrallë mbi 150 role kryesore në skenën shqiptare nga fillimet e veprimtarisë artistike në grupet e rinisë antifashiste (shtator 1943) e gjatë më shumë se 50 viteve duke dhënë figura të paharruara artistike në teatër e kinematografi”.

Filmat
Nusja dhe shtetërrethimi (1974)
Zani partizani (1976) (TV)
Dorina (1979) (TV)
Balonat (1979)
Në shtepinë tonë (1979)
Radiostacioni (1979)
Liri a vdekje (1979)
Përtej mureve të gurta – (1979)
Mëngjeze të reja (1980)
Agimet e stinës së madhe (1981)
Plaku dhe hasmi (1981)
Vendimi (1984)
Fillim i vështirë (1986)
Zëvendësi i grave (1987)
Treni niset në 7 pa pesë (1988)
Vitet e pritjes – (1990)
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qene vitin 2013
Referenca: Shenime nga publicisti: Bardhyl Agasi per Marta Burden; “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” J. Papagjoni – Toena 2009. f. 59.
U publikua per here te pare ne Kinematografia Shqiptare ne korrik 2016 dhe u rivizitua ne vitet vijues.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply