Në kujtim të aktores Eva Pëllumbi (1953 – 2019)

0
6056

Ne kujtim te aktores Eva Pellumbi (1953 – 2019) emri i se ciles nuk iu permend pothuajse asnjehere edhe pse punoi me perkushtim ne estrade, ne teatrin e kukullave, ne dublimin e filmave vizatimore e madje edhe ne disa filma artistike .

“Ne në ato vite punonin pa hile dhe me zemër, nuk shikonim orën. Tani duket sikur ka hyrë modernizimi dhe marrin dhe diçka nga Europa, që ata janë abstraktë, kurse rolet tona kishin shpirt. Unë kur shikoj filmat tanë dallohet puna jonë. Nuk harroj dot kontributin e madh të artistëve me filmat. Arti nuk duhet të rendi pas modernizmit dhe të harrohen të vjetrit, që punuan. Dikur punohej shumë me skenarin e filmit, rregulloheshin aty ku kishte gabime, por sot jo. Kjo është një mungesë në art sot. Duhet të afrohet brezi i aktorëve dhe i regjisorëve të vjetër nga të rinjtë, sepse kanë se çfarë të marrin prej tyre. – EVA PELLUMBI

Lindi ne Tirane me 28 mars. Për publikun shqiptar është e njohur me rolet ndonese episodike në filmat shqiptarë si “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige”, “Perralle nga e kaluara”, “Kapedani”. Aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun.
Eva Pellumbi si talent eshte zbulim i Bujar Kapexhiut. Qe ne moshen 17 vjec behet pjese e estrades se Tiranes dhe kishte aftesine te imitonte cdo kengetare te kohes.

Ka punuar gjithashtu edhe dublante e zerit ne filmat vizatimore, por emri i saj nuk u permend pothuajse asnjehere. Po keshtu edhe ne teatrin e kukullave punoi per 17 vjet duke bere zerin e shume personazheve apo interpretuar karaktere qe kane mbetur ne kujtesen e femijeve ne vite e ku nder te cilet interpretimi i Pinokut ka qene maja e arritjes per Evan.


Pas viteve ’90, aktorja Eva Pëllumbi u largua nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë. Nderroi jete ne moshen 66 vjecare me 25 dhjetor 2019 ne Berlin.

Ekskluziviteti ne kete faqe: Shkurt 2021
_______________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply