Në kujtim të aktores Marika Kallamata (1930-2019)

0
3235

Marika Kallamata (1930 – 2019)
Aktore e Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare. Padyshim mbetet nje nder aktoret e shquara shqiptare. Gjyshja e perrallave, interpretuesja e shume roleve ndonese te dyte por qe e rreshtuan aktoren ne panteonin e kinemase

Lindi në Fier më 17 nëntor 1930. Një lloj dëshire për aktrimin u vu re qysh në dalje të adoleshencës në qytetin e lindjes. “Në kor nuk ia thosha shumë, as për zërin e parë dhe as për të dytin sepse stonoja. Mirëpo, po të ikja unë, iknin edhe të tjerat, sepse ishim të gjitha të një rrugice”, tregon për fillimet në teatrin pranë Shtëpisë së Kulturës, ku vlerësohej nga mësues të formuar në shkollën Normale të Elbasanit. Vitet ‘50 do bënin zgjedhjen përfundimtare, la Fierin dhe punën e edukatores së kopshtit, për të ardhur njëherë e mirë në kryeqytet. Recitoi para komisionit të Teatrit Popullor, para Andrea Malos, Mihal Popit, Andon Panos dhe të tjerë emrave të dëgjuar në artin e kohës.

Karrieren ne kete Teater do ta filloje ne vitin 1950.
U vendos që ky temperament i veçantë, adapt për rolet e karakterit, të qendronte në provë dy vjet dhe të paguhej sipas roleve (ndonjëherë edhe harroheshin honoraret) sepse asokohe “nuk jepeshin kollaj rolet me peshë, ato që të jepnin mundësi të shpërtheje”. Marika Kallamata dha provime bashkë me Margarita Xhepën e Drita Agollin. Nuk ishte ende koha kur teatrit iu afruan diplomantët e artit dramatik.

Kështu që ajo studioi për katër vite në Liceun Artistik bashkë me të tjerë të trupave artistike nga Ansambli i Ushtrisë, i Këngëve dhe Valleve, Filarmonia, Teatri i Operës dhe Baletit, Teatri i Kukullave, që dikush e kishte lënë shkollën në maturë, një ose dy vjet, ose aktore si Liza Vorfi, Behije Çela që kishin lënë përgjysmë studimet sepse ishin bërë nëna.

E vetmja me shkollim të plotë ishte Drita Pelinku që kishte bërë pedagogjiken. Në këtë teatër do interpretonte nj sere rolesh si shfaqjet “ Per ato qe jane ne det”; nusen te “Toka jonë” me regji të Pandi Stillut, ku interpretoi në krah të Marie Logorecit e Loro Kovaçit, te “Arturo Ui” kishte rolin e një burri; japonezja te “Në anën tjetër”, fshatarja te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Prefekti”; “Oret e Kremlinit” ; “Njeriu me pushke etj. Spikat ne rolin e sherbyeses tek komedia “Mirandolina” te Goldonit. Roli qe do ta beje ate te njohur do te jete ai i teto Aspasise ne komedine “Karnavalet e Korces” te Spiro Comores ne vitin 1964.

Kurse në kinema do ta filloje ne vitin 1957 ne filmin e pare shqiptare me metrazh te shkurter “Femijet e saj”, me pas ishte nena e Gjergjit ne “Njesiti Guerril”, Xhemilja te “Vajzat me kordele të kuqe”, nëna e Norës te “Nxënësit e klasës sime”, Drita te “Fjalë pa fund”, luajti po ashtu te “Dolli e dasmës sime”, “Ëndërr për një karrige”, si dhe në filmin “Një baba tepër”.

U kthye në teatër për të interpretuar pas daljes në pension, te “Streha e të harruarve” më 2004 Ka interpretuar rreth 60 role , ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qënë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Ne qershor 2013 perfundon se shkruari edhe nje liber te titulluar ” Te dashur kolege”, nje liber me vargje ose bejta dedikuar kolegeve me te cilet ajo punoi. Dicka me shume rreth ketij libri do te thonim se ajo filloj ta shkruante ate qysh ne vitin 1967 . Ajo, nëpërmjet, përshkrimeve, apo vargëzimeve ka përshkruar karakteristikat e korifenjve të artit skenik shqiptar, ku përfshihen rreth 55 personazhe që sot e kësaj dite quhen të pazëvendësueshëm në aktrimin shqiptar. Midis tyre ajo ka përshkruar Naim Frashërin, Pjetër Gokën, Violeta Manushin, Sandër Prosin, Marie Logorecin, Drita Pelingun, Lazër Filipin, Kadri Roshin, Sulejman Pitarkën,Besa Imamin, Ndrek Lucën, Prokop Mimën, Kadri Roshin, Tinka Kurtin, Pirro Manin, Robert Ndrenikën, Roland Trebickën, Roza Anagnosti, etj..sa herë Marika shihte miqtë e saj në role, mundohej t’i portretizonte.

Por frymëzimi i saj ka ardhur dhe në kohë ditëlindjesh si: Liza Vorfit, Drita Pelingut, Lazër Vlashi, Lazër Filipit e me rradhe te tjere. Ndahet nga jeta ne moshen 89 vjecare me 22 dhjetor 2019 .

𝐊𝐢𝐧𝐞𝐦𝐚𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢
1957 — Fëmijët e saj…….Fshatarja
1969 — Njësiti Gueril…….Nëna e Gjergjit
1972 — Ndërgjegjja…….Nëna e djalit të sëmurë
1972 — Kapedani…….Përgjegjësja e muratorëve
1976 — Dimri i fundit…….Plaka
1978 — Vajzat me kordele të kuqe…….Xhemilja, kujdestarja e konviktit
1978 — Nga mesi i errësirës……Nënë Hajria
1978 — Kur hidheshin themelet (Film TV)……..Havaja
1978 — Dollia e dasmës sime……Xhikua
1978 — Ne pyjet me debore ka jete……..guxzhinjere
1979 — Radiostacioni…..Fallxhorja
1979 — Në shtëpinë tonë……Bashëshortja e Vasilit, komshia e Stefit
1979 — Ne vinim nga lufta…..Mexhidja
1979 — Ballë për ballë….Bashkëshortja e Xhemal Strugës
1981 — Kur xhirohej nje film…..
1983 — Apasionata….Tezja e Arturit
1984 — Nxënësit e klasës sime…..Nëna e Norës
1984 — Ëndërr për një karrige…..Ishja
1986 — Gabimi……Gjyshja
1986 — Fillim i vështirë….Nëna e Zanës
1986 — Fjalë pa fund…Drita
1986 – Kur hapen dyert e jetes….Nena e Bardhylit
1987 — Nje vit i gjate…….sanitarja e spitalit
1990 – Vitet e pritjes……..njera nga fshataret
2000 — Një baba tepër (Film TV)….Filomena

𝐓𝐞𝐚𝐭ë𝐫
“I çuditëshmi” e Nazim Hikmet
“Në anën tjetër” e Bajranov…..Japonezja – 24/04/1957
“Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorra….Teto Aspasia – 21/03/1959
“14 vjeç dhëndërr” e A. Z. Çajupit – 23/01/1964
“Toka e jone”…..Nusja –
“Përkolgjinajt” e Kolë Jakovës 27/03/1966– “Shokët” e Bashkim Kozelit….Gjyshja 12/11/1966
“Prefekti” e Besim Lëvonjës (Artist i Merituar) – 13/02/1969
“Një nuse për Stasin” e Teodor Laços – 06/04/1969
“Një dimër i shkurtër” e Sheri Mitës – 04/02/1971
“Tymra që pastrohen” e Zisa Cikulit – 23/05/1971
“Arturo Ui” …… (luan nje rol te nje burri ne njeren nga shfaqjet e ketij teatri)
“Karavidhet” e Shefqet Musarajit – 09/11/1974
“Gjëmimi i atij dimri” e Teodor Laços…..Gruan e mullixhiut – 13/04/1976
“Komunistët” e Ruzhdi Pulahës…..Plaka Rufe 05/03/1977
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” e A.Qesarit (Artist i Merituar)……Fshatarja – 16/10/1981
“Shtëpia me dy porta” e Ruzhdi Pulahës – 31/03/1983
“Nesër është vonë” e Ruzhdi Pulahës – 08/11/1984
“Streha e të harruarve” e Ruzhdi Pulahës – 23/12/1987
“Trojanët” e V Theodoropoulosit……..Mbretëresha Margaritë — /– /2004 –
“Rrufe në mot”…….Shërbyesja – 25/12/2008

Ç𝐦𝐢𝐦𝐞 𝐞 𝐓𝐢𝐭𝐮𝐣
20 Nëntor 1984 Artiste e Merituar
30 Shtator 1982 Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi i Parë

Publikuar ne Facebook ne faqen me te njejten emer qe ne nentor 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues.

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.577156882344184&type=3&comment_id=998674580192410

_________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here