Bep Shiroka (1933-2010)
Aktor i Teatrit “Migjeni” Shkoder dhe Kinematografise Shqiptare.
Mban titullin “Artist i merituar”
Eshte një aktor komik dhe dramatik që rrallë i takon ta ketë të vetin skena shqiptare. Shkëlqimi i gjysëm shekulli karriere nga teatri deri tek filmi, jeta dhe kryerolet e tij në kinema e teatër e shndërruan aktorin në idhull të batutës dhe humorit!
Lindi ne Shkoder me 25 shtator 1933. Nëse publiku shqiptar e identifikon me dy filma, “Çifti i lumtur” (1975) dhe “Koncert në vitin 36”,(1978) vlerësimi i bashkëqytetarëve të tij shkodranë shkon përtej kinemasë…. Shkon përtej 160 premierave të Teatrit “Migjeni” në 40 vite karrierë ku në shumicën e tyre ka interpretuar rolin kryesor.
Bep Shiroka, një artist që rrugën e nisi nga piktura, që lindi e jetoi në një qytet ku arti ushqen shpirtërat njëlloj si ajri, e ku ai la gjurmë që koha kurrsesi nuk mund t’i fshijë. Aktor i teatrit, apo kinemasë? I dramës apo komedisë? Pyetje që marrin përgjigje pohuese në të gjitha rastet e ku komplimentet për kontributin, nostalgjinë, adhurimin ndaj aktorit janë njëlloj prezente si në të gjallë të tij.
FOTOGALERI NGA TEATRI

Fillimet i ka me pikturen dhe skenografine me 35 punime te tilla, madje i nderuar edhe me Cmimin e pare per skenografine e drames “Lagja e varfer” te Fadil Pacramit ne v. 1969. Artisti i madh, Bep Shiroka i përket atyre rasteve që artin e kanë në gen, por që kanë ëndërruar të bëjnë diçka tjetër në jetë. Rruga e artit skenik ka qenë një zgjedhje e rastësishme. Eshte i biri i Kolë Shirokes qe njihej si një ndër organizatorët e karnavaleve të famshme të Shkodrës, ndërsa nëna e tij e ka pasur në natyrë humorin. E ardhur nga familja e famshme e Daiajve, nëna i la si trashëgim shumë nga natyra e saj. Nga babai ai ka trashëguar dashurinë për pikturën, për muzikën.
Roli i parë dhe ai i fundit për aktorin Bep Shiroka, interpretohen të dy në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër. Roli i parë në vitin 1960, ai i Vok Mirash Husi kur aktori ishte 27 vjeç në dramën “Nora e Kelmendit ” të Andrea Skanjetit, ndërsa roli i fundit në vitin 2008, në moshën 75 vjeçare, kur me një kthim të bujshëm, dinjitoz, por fatkeqësisht të fundit, u ngjit në skenën e Migjenit si për të dhënë lamtumirën e tij me “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut.
Të dy këto kufinj skenikë (1960-2008) mbartin vlerë të veçantë për aktorin. Roli i parë sepse e futi në rrugën e mistershme të aktrimit, i fundit sepse tregoi se sa e gjatë, e bukur dhe dinjitoze, magjike dhe emocionuese kishte qenë kjo rrugë.
Aftësia për t’iu përshtatur si roleve komike, ashtu edhe roleve dramatike ka qenë një nga pikat e forta të aktorit Bep Shiroka. Në të njëjtin moment, aktor komik fantastik, me batuta e skeçe që rallë i ka ndeshur kinematografia dhe skena shqiptare dhe nga ana tjetër një aktor dramatik i jashtëzakonshëm.
Ne vitin 1965 mbaron liceun artistik “Jordan Misja” per aktrim. Faktikisht, si aktor ai qe me pare ishte pjese e trupes se Teatrit “Migjeni”. Keshtu mbas rolit te pare ne v. 1960, interpreton nje vit me vone (1961) rolin e Viktorit ne dramen “Histori irkutose”e Arbuzovit ku shfaqen me se miri cilesite e tij ne planin dramatik. Ne Teatrin “Migjeni” ka luajtur role si qofte dramatike po ashtu edhe komike. Spikat ne dramat “Cuca e maleve” , “Perkulgjinajt” dhe shquhet ne rolin e Dashit ne “Fisheku ne paje “ te Fadil Krajes, duke misheruar tipin e malesorit te ngarkuar me gjykime patriarkale dhe te zymta, qe ne rrugen e clirimit shpirteror nis te rikuperojeemocionalisht raportin e tij me te shoqen . Ka interpretuar gjithashtu nje sere rolesh te formatit te heroit si psh rolin e Gjergjit ne dramen “Shpartallimi” te Fadil Krajes.
Nder rolet e tjera te interpretuara me mjeshtri te aktorit mund te permendim Bushin ne “Luani i shtepise” nga Fadil Kraja, Rushiti tek “Baca i Gjetajve” perseri nga Fadil Kraja, rolin e nje plaku 600 vjecar ne “Ftese nga larg” te Stefan Capalikut, Gabrieli ne “Ishullin e Shitenit” te Albri Brahushes .
Ne vitin 1983 sjell ne skene figuren e inspektorit Gull ne dramen “Vizita e Inspektorit” te Xhon Prislit duke riafirmuar cilesite e tij aktoriale, posacerisht ne ruajtjen e koherences dhe perspektives se veprimit, duke ruajtur me mencuri tensionin dramatik, suspensen , poziten ironike dhe forcen imponuese prej akuzuesi. . Vit mbas viti interpretimi i tij arrin ne nivelet me te larta te aktrimit. Keshtu ne vitin 1995 ne rolin e trimit tek “Cmurosja” me regjine e Serafin Fankos, ai shembellen , fale veshtrimit epik dhe mitologjik, figuren e prijesit te fisit, te burrit autoritar dhe te mencur dhe te babait te respektua ne familje. Role te tjera jane : Franku ne dramen “Franku” ; Gracieni ne “Me dyer te mbyllura” te Zhan Pol Sartrit.
FOTOGALERI NGA FILMAT
Bep Shiroka ka interpretuar me mjeshtri gjithashtu edhe ne filma artistik, ku u dallua natyrisht ne “Cifti i lumtur” ne rolin e babait fanatik me te cilin fiton “Cmim te vecante”, rol qe e ka luajtur gjithashtu edhe ne Teatrin “Migjeni”. Ky eshte roli që e ka pasur më për zemër. Në fakt ishte një skeç, që më pas u kthye në komedi. Skeçin e pa aktori i talentuar i humorit, Artisti i Popullit, Tano Banushi, i cili u shpreh menjehere “Ta bëjmë komedi!” . Suksesi si film lidhet me shumë komponentë, por në mënyrë të padiskutuar lidhet me lojën brilante të aktorit shkodran. Mjaft natyral në interpretim. Fakti që ka interpretuar veten e tij, një burrë me vlera të forta, por i butë si njeri, që për familjen shpesh shkelte edhe bindjet e kryefortësinë e vet, përbën një nga çelësat e suksesit të rolit.
Ne vitin 1978 i jep jete nje roli tjeter qe do te mbetet gjithnje ne historine e kinemase shqiptare, ate te xhandarit Vesel tek filmi “Koncer ne v. 36” duke i dhene nje dnjenje te mrehte humoristike. Qendrimi skenik, mimika dhe gjestikulacioni konsiderohen si armët më të forta të aktorit. Nderroj jete me 1 korrik 2010. Për meritat e tij artistike Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”
FILMAT:
Lugina e pushkatarëve – (1970)…Ram Sokoli
Çifti i lumtur – (1975)
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Koncert në vitin 1936 – (1979)…Xhandar Veseli
Si gjithë të tjerët – (1981)…..Babai i Jetës
Kërcënimi – (1981) … Aleksandër Zvetko
Nje nate pa drite – (1981)…….
Besa e kuqe – (1982) … Bajraktari
Flaka e maleve – (1982…..
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)… Babai i Bardhylit
Historiani dhe kameleonët – (1989) … Zoti Maksut
Women Without Wings – (2002) … Sigurim Chief
__________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne shtator 2014, dhe rishikuar ne vitet vijues
Referenca: “Aktori i 160 karaktereve” nga Neritana Kraja;
Enciklopedia Teatri & Kinematografia Shqiptare (Toena 2009) f. 440/
Shiroka Bep, “Flet pak por thote shume” Teater N.4 1979 (f. 141-142)
Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw