Në kujtim të aktorit Merkur Bozgo (1937-2017)!

0
4218

Merkur Bozgo (1937 – 2017)
Aktor i mirenjohur i teatrit dhe kinematografise shqiptare

Lindi ne Gjirokaster me 24 mars 1937. Ka mbaruar studimet e larta ne Universitetin e Tiranes, fakultetin e gjuhe letersise ne v. 1971. Ne periudhen kohore 1960-1968 punon si aktor ne Estraden e ushtarit e me pas deri ne vitin 1975 ne TVSH, redaksia e kultures. Per nje sezon 1975-1976 ishte rregjizor i Cirkut te Tiranes. Nga viti 1976 deri ne vitin 1994 ishte aktor ne Teatrin Kombetar deri sa doli ne pension. Merkur Bozgo ka nje karriere te gjate artistike, atij i numerohen rreth 150 role .


E nis karrieren me nje rol te vogel ne komedine “Prefekti”. Ne galerine e roleve te tij mund te vecojme Hasani “Nga erresira ne drite”; rolin e mullisit ne “Gjemimi i atij dimri” (1978) te Teodor Lacos, “Intrige e dashuri” (1979) te Shilerit, Zenuni ne “Shtepia me dy porta” ; Jovan Bregu “Pallati 176”; Kaso “Ne dritat e skenes”; Zemani ne “I harruari”; Gremio “Zbutja e kryeneces”; Kostaqja “Loja e pushimeve”; “Nata e 12-te” te Shekspirit ne rolin e Ser Tobit, i cili aktori mberriti ne nivelet me te mira te tija interpretuese. Edhe pse doli ne pension ai nuk u shkeput nga interpretimi, keshtu vazhdoj te misheroj te tjera role si Lljapkin Tjapkin ne “Inspektori (Revizori) te N. Gogolit ne vitin 1998, rolin e Sadikut ne “Sa mire beri qe vdiq” (2001); Nako te “Mysafiri i mallkuar” (2003) te Ilir Bezhanit; shkrimtari ne “Streha e te harruarve” (2004) te R. Pulahes; Bakiu ne “Korbi i bardhe” (2007); e Mihal Luarasit;

Merkur Bozgo eshte aktor i planit komik, organik ne skene ku bie ne sy hijeshia e gjestit, pershtatshemria me figuren. Here-here luan edhe role dramatike ku terheq vemendjen thjeshtesia dhe ngrohtesia emocionale.

Ka interpretuar edhe disa filma artistike : Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut; Toke e pergjakur (1974) avokati; Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut; Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali; Tela për violinë (1987), Koci ; Stolat në park (1988), Drejtori ;Bolero (1997), Klienti i Evelines; Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha; Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua; Bela TV Serial (2011) Babai. Aktori nderroj jete me 11 nentor 2017.


_______________________
Referenca: “Enciklopedia. Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 53-54; 60 vjet Teatri Kombetar (1945 -2005) shtepia botuese 55 / F. Slatina / f. 97.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply