Në kujtim të regjisorit Ismail Zhabjaku (1932-1992)!

0
2771

Ismail Zhabjaku (1932-1992)
Regjisor, skenarist dhe aktor!

Lindi më 4 mars të vitit 1932 në Shkodër. Nje emer i madh ne rregjizuren e kinematografise shqiptare.
Kreu studimet ne Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane ne degen e kantos dhe dramaturgjise ne vitin 1966. Punon per nje fare periudhe jashte profesionit te tij ne Puke e me pas emerohet ne Kinostudio si asistent rregjisore ne filmat “Gjurma” (1970) me regji te K. Dhamo; “Lugina e pushkatareve” (1970) me regji te V. Celi, T. Bozo; “Operacioni zjarri” (1973) me regji te M. Fejzo; “Brazdat” (1973) regjizor K. Dhamo. Ismail Zhabjaku ka interpretuar edhe si aktor ne disa role te vogla ne filmat artistik si: “Lugina e pushkatareve” (1970); “Kapedani” (1972); “Ndergjegjia” etj.

 

Ne vitin 1973, xhiron filmin e pare dokumentare “Mozaik kengesh dhe vallesh popullore” dhe po ne te njejtin vit “Kendojne femijet tane” . Filmi i tij i pare artistik si rregjizore eshte ai me titullin “Lume drite” 1975, nje film i suksesshem i cili mbeti edhe filmi me i mire i tij. Filma te tjere qe mbajne firmen e Ismail Zhabjakut ne rregjizure jane edhe “Yjet mbi Drin” (1979); “Balonat” (1979); “Karnavalet” (1980); “Shtëpia jonë e përbashkët” (1981); “Fejesa e Blertës” (1984).


Me filmin “Karnavalet” (1980) ekranizimi i vepres se Spiro Comores “Karnavalet e Korces” arriti te percjelle jo vetm vlerat dramaturgjike dhe muzikore, por krijoj nje harmoni midis interpretimit aktorial e atij vokal, mizanskenes regjizorjale dhe pergjithesisht imazhit filmik. Ky sukses e coj vetvetiu edhe ne prodhimin e dyte te filmit muzikor ate te “Fejesa e Blertes” , por qe nuk arriti dot ta perfundoje mbasi u semur rende. (Filmi u perfundua nga aktori/rregjizori Besim Kurti).
Per arsye shendetesore, mbas xhirimit te 5 filmave artistike eshte i detyruar te shkeputet nga kinematografia.


Nuk duhen lene ne harrese edhe nje seri dokumentaresh me metrazh te shkurter: 1973–“Kendojne femijet tane; 1975–“Drite ne tunel”; 1975–“Kenga jone ne festival; 1976–“Toka”;1977–“Biografia e nje nene”;1977-“Anes Bunes”; “Mozaik kengesh e vallesh popullore”; 1977–“Unitet qe mposht termetet”;1978-“Qytet i lashte, qytet i ri”;
Ne dy filma te tjere shqiptare ai ka qene edhe skenarist: “Karnavalet” (1980); “Fejesa e Blertës” (1984);

Nderron jete pas nje semundje te rende ne vitin 1992.

_________________________
Referenca: “Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare” A. T. Hoxha – Toena 2002 / f. 438-439 / “Enciklopedi – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” J. Papagjoni Toena 2009 / f. 557.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply