Në kujtim të regjisorit Kujtim Spahivogli (1932-1987)

0
3242

Kujtim Spahivogli
(30 qershor 1932 – 7 korrik 1987)
Regjisor i mirenjohur i teatrit , aktor.

Lindi me 30 qershor 1932 në Lushnjë. Ka qenë një ndër regjisorët më të mirë e më fatkeq të teatrit shqiptar.
Kujtimi që i vogël u josh nga teatri.. Me 1947 nisi shkollën e mesme artistike “Jordan Misja”, në degën e dramës, të cilën e mbaroi shkëlqyeshëm . Ne v. 1956 kreu studimet në Moskë ku ndoqi Gitis-in Institutin e Lartë teatror në atë qytet. Ishte një ndër studentët brilantë të ardhur nga Bashkimi Sovjetik.

Po ne ate vit, me 1956 emërohet aktor në Teatrin Kombëtar. Pëvec si regjisor, Spahivogli shkëlqeu edhe si aktor. Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Kombëtar ishte Xherxhinski në dramën “Orët e kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, “Njeriu me pushkë”,. “Doni i qetë”, “Shumë zhurmë për asgjë”, “Parajsa dhe ferri”, “I Panjohuri”, “Letra e humbur” etj etj. Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve.

Kujtimi edhe më vonë u muar me vënien në skenë të veprave të Shekspirit; në mes të të tjerave ai vuri “Gratë gazmore të Uindsorit” një shfaqje shumë e bukur, interpretuar mjeshtërisht nga aktori i shquar Mihal Popi. Po ashtu vuri në skenë edhe “Shumë zhurmë për asgjë”. Të tjera punë të tija janë “I çuditshmi” e poetit turk Nazim Hiqmet dhe dramën “Fundosja e skuadrës”e rusit Llavranjov. “Në tufan”, “Shtëpia në bulevard”, “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq”, etj Të gjitha këto ai i pat vënë në skenën e Teatrit Popullor. Kur u hap Dega e Teatrit në Institutin e Lartë të Arteve, ai qe një ndër pedagogët e parë.

Kujtimi punoi edhe si aktor dhe në mes të roleve të tija më të mirë, duhet permendur Hamleti, mbase kryeroli i teatrit Shekspirian dhe atë të Selimit tek drama “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës. Këtë rol ai e interpretoi edhe në filmin “Oshtimë në bregdet” skenari i së cilit pat si bazë dramën e mësipërme.

E patën ftuar edhe në Maqedoni dhe ai punoi me trupën shqiptare të teatrit të kombësive me të cilën vuri në skenë komedinë e njohur të Spiro Çomorrës “Karnavalet e Korçës:” Shfaqja erdhi në turne edhe në vendin tonë dhe korri sukses të madh. ketu bien ndërmend ndërtimi i figurave dhe përdorimi mjeshtëror i maskave në atë shfaqje ku spikati fantazia e tij e madhe krijuese.

Kujtimi ka merita të veçanta si regjisor pasi futi në teatrin tonë mjaft elemente të reja të regjisurës bashkëkohore, trajtoi me sukses eksperimente të guximshme që i dhanë një ndihmesë të ndjeshme teatrit tonë për të konsoliduar fytyrën e vet.

Kujtim Spahivogli është themeluesi i Fjalës artistike ishte edhe krijues e drejtues i “Teatrit të të Rinjve” i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve. Në mes të pak pjesëve që vuri në skenë me atë trupë qe edhe komedia e njohur e Majakovskit “Banja”. Po ashtu vuri në skenë edhe pjesë të dramaturgut Fadil Paçrami dhe kur ky u godit rëndë nga plenumi i katërt i Partisë së Punës (komuniste), bashkë me të u dënua padrejtësisht edhe Kujtimi.

Në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe i hoqën të drejtën të vinte pjesë në skenë. Në fillim punoi në disa fshatra, pastaj e çuan punëtor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier. Kujtimi qe në të njëjtë kohë edhe dramaturg. Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh: Ai shkroi edhe poezi , artikuj e ese.

Ka bërë edhe një tufë karikaturash miqësore që ai botoi në vitin 1972 në të cilat paraqiste disa figura të shquara të artit shqiptar si Ismail Kadare, Pirro Mani, Kudret Velçá, Vilson Kilica, Kristaq Rama e Adriatik Kallulli.

Vdiq më 7 Korrik 1987 në moshë të re, pesëdhjetepesë-vjeçare, i sëmurë e i harruar edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar.
Pas vdekjes, në vitet ’90 iu dha titulli “Artist i Popullit”.
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i lajmeve on line. Publikuar ne faqen “Kinematografia Shqiptare”, gusht 2013.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply