Në kujtim të veteranit të aktrimit Lazer Vlashi (1919-2015)

0
3292

Lazer Vlashi (15-09-1919 / 9-10-2015)
Aktor veteran i teatrit dhe kinematografise shqiptare

Lindi në Durrës më 15 shtator të vitit 1919.
U aktivizua qysh heret me Levizjen Teatrore Amatore po ne Durres. Krahas roleve te meshkujve ai interpretoj edhe role femrash ne vitet `30-te per mungese te aktoreve femra, si psh Olimbia tek “Lulja e kujtimit” e F. Postolit, Dia tek “I mjeri djale”, dhe madje rolin e mbretereshes ne “Karlo Topia” te K. Floqit. Duke patur nje aftesi te jashtezakonshme aktoriale me grupet amatore ne Shtepine e Kultures se Durresit ai ra ne sy dhe mbas nje konkursi ne v. 1948 u pranua ne rradhet e stafit profesioniste te Teatrit Popullor. Mbetet aktori me jetegjatesi me te madhe ne Teater.

Ne Tirane ai do kryeje edhe nje kurs tjeter kualifikimi per aktore ne studiot qe ngriheshin aso kohe. Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është roli i Celuhovit në pjesën “Gubernatori i provincës” në 1949.

Aktiviteti i tij aktorial ne Teatrin Popullor do te zgjase plot 40 vjet. Ai ka interpretuar rreth 100 role kryesore te dyta dhe episodike. Shquhet ne portretizimin e tipave e karaktereve me te shumtet qe vinin nga shtresat qytetare dhe intelektuale, njerez me sqime, aristokrate, zyrtare te larte e cinike, po ashtu edhe oficere ushtarake nga forcat pushtuese, burra ironike dhe me temperament , te moshuar, pleq shpotites etj te gjitha keto veti u pane ne shfaqjet:

Simplin tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, Stasin tek “Një nuse për Stasin”, Rastakofski “Revizori”, Montani “Otello”, Murashi “Toka jonë”, Rusakov “Në kopshtin e jargavanëve”, Kazanoku “Orët e Kremlinit”, Ymeri “Shtatë Shalianët”, Simpl “Gratë gazmore të Uindsorit”, Shpend Hekakeqi “Besa e madhe”, “Guvernatori i provinces”, “Permbysja, I cuditeshmi”, “Mbi germadha”, “ Hamleti”, “Mbreti Lir”, “Nje leter e humbur”, “ Doktor Aleksi”, “Cuca e malevve”, “Lumi i vdekur”, “Arturo Ui”, “Komunistet”, “Valsi i Titanikut” etj.

Ne ekran debuton ne filmin “Tana” ne vitin 1958. Ka interpretuar me nivel profesional edhe ne disa filma te tjere artistike ku spikat tek “Debatik” (1961) ne rolin e Kuestorit; “Detyre e posaacme” (1963) ; “Toka e jone” (1964); “Vitet e para “ (1965) “Njesiti Guerril” Oficeri italian; “Ndergjegja” (1972) prokurori; “ Mysafiri” agjenti i huaj; 

Filma te tjere: 1983 – Apasionata; 1989 – Historiani dhe kameleoni

       

Lazer Vlashi ka interpretuar me qindra figura edhe ne “Radio Tirana” , “Fjala Artistike ne Mikrofon” apo “Dramatizime ne Radio” . Aktrimi i tij ka rene ne sy per elegancen e te shprehurit skenik, per hirin e tij fizik, syrin zhbirues, qetesine dhe sigurine ne trajtimin plastik te rolit, per temperamentin dhe ritmin e shpejte gjate situatave te ndera.


Doli në pension në mars 1976, por skenën e la në mesin e viteve 90, në role të vegjël. Nderron jete me 9 tetor 2015 ne moshen 96 vjecare.


_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare ne v. 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues
Referenca: Nje seleksionim i informacionit nga portalet shqiptare dhe gazetat on line. “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f.539-640.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply