Aktor i Teatrit Popullor (sot T.K), veteran i aktrimit shqiptar!

Foto e shkeputur nga komedia “Prefekti” . Aktoret Mihal Popi (Qazim Mulleti) dhe Nikolla Panajoti (Liu)

Lindi ne Fier me 1 janar. Nevojat ekonomike e bejne te punoje shume puné té rénda e té réndomta qe né moshé ende té njomé. Ne vitin 1932 u vendos né Tirané dhe me I937 Iuajti njé nga rolet kryesore né pjesén “Tè burgosurit”, né skenén e kinemasé “NacionaI”. Mé I942 shkoi né Strugé té Maqedonisé. Aty interpretoi rolin kryesor né komediné “Cmimi i kripés”. Pas Clirimit tè vendit, né néntor I944, ishte nga té parét qé hyri né ShkoIIén Dramatike*, kurse né vitin I945 u be ndér aktorét themelues té Teatrit té Shtetit*. 

Po ate vit luajti me sens humoristik rolin e doktor Mysh né pjesén “Topazi” té Marsel Pagnol, e cila ishte shfaqja péruruese e kétij teatri. Qe né kété roI, N. Panajoti u shfaq si nje aktor me talent té dukshém, original, me prirje tè natyrshme kah komedia dhe humori, me njé plastiké té shkathét, mimiké ekspresive, aktor fin dhe me hir skenik. Shpejt u be njé nga mjeshtérit e krijimit plot nur e hijeshi té karaktereve, cka u vu re né rolet e tjera pausese qe‘ interpretroi, si né shfaqjet: “Deputeti”, “Mbrémja e madhe”, “Cani, Ishja dhe Rama”, “Rrugaci”, “Qypi me flori” etj. Né vitin I947 mishéroi njé nga figurat me té plota e me mbresélénése té kohés, Hlestakovin te komedia “Revizori” e Gogolit, me té cilin deshmoi njé humor té hollé. Ai shfrytézoi mjete té shumta tè humorit e satires, i veshi personazhit njé plastiké karakterizuese, gjeste, veprime e njé té folur té natyrés provokuese, ku spikati, po ashtu, eleganca dhe finesa né ményrén e interpretimit té kétij zotnie dhe aventurieri rus. Njé pamje tejet karakterizuese i dha ai figurés se Zenelit né komediné “Pas vdekjes” té A. Z. Cajupit*.

Ishte njé prototip qé vinte nga meset rurale té vendit, me ironiné né majé té gjuhés, me gazmendin, sikurse me mendjen e shkathét e pragmatiste prej fshatari té mencur, qé di té shfrytézojé veset dhe deIiret e njerézve té mbrapshté (Adhamudhit), sikurse dobésité e njerézve té mire’ (Lulushes, Vurkos). Né Iojén e N. Panajotit morén funksione estetike néntekstet e mprehta dhe dykuptimésité e shumta, tè pérthyera kéto nén njé kénd ironik e sarkastik, me pérdorimin e mencur té té dhénave té tij té bollshme si aktor. Ngjyrimet e ndezura nacionaIe si dhe pasuria e humorit popuIIor krahinor, u vuné né shérbim tè krijimit té njé figure me aromé shqiptare, marré nga shtresat fshatare. Né mé pak se dhjeté vjet ai krijoi 40 figura artistike, mé sé shumti té pIanit té komedisé, satires dhe humorit, por jo rraIIé edhe personazhe me natyra té shprehura dramatike. Ishte mjeshtér i vizatimit té karaktereve, me fare pak fjalé e veprime. Késhtu, u be i njohur me té ashtuquajturit “role tè vogIa”, té qéndisura plot sens e hijeshi.

Ka interpretuar me mjeshtëri rreth 30 role në teatër. Me krijimin e Estradés sé Shtetit*, mé I952, ai u vendos si aktor e regjisor né trupén e saj, duke njémendésuar njé galeri rolesh nga mé té ndryshmet.

Rrugën ne Kinema ai e nisi dhe e përfundoi me Filmin “Tana”, filmin e parë artistik shqiptar.

Nderron jete heret kur ishte 42 vjec ne kulmin e energjive dhe lulézimit té talentit, më 20 gusht 1957, gjatë xhirimit të këtij filmi. 5 vjet më vonë në 1962 mori titullin “Artist i Merituar”.

_________________

Publikuar per here te pare ne “Kinematografia Shqiptare” Facebook qe me 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues. 

Referenca: Andon Pano /  “20 vjet ne T.P” -mbresa dhe kujtime, doréshkrim, (I977). Mihal Luarasi / Kujtesa qe nuk fle – shkrime per teatrin dhe arte te tjera / Shtépia Botuese ”Vatra”, Tirane, 2006, f. 94. “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / Josif Papagjoni / f. 338. “60 vjet Teatri Kombetar” (1945-2005) Shtepia Botuese 55 / F. Slatina / f. 38

Na ndiqni si me poshte
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here