Piktori i filmit Bujar Zajmi (1939-2022)

0
1502

Bujar Zajmi (1939-2022)
Piktor filmi dhe kostumograf.

Lindi ne Tirane me 7 korrik 1939, ku kreu edhe shkollen e mesme liceu n artistik “Jordan Misja” per pikture te cilen e mbaroi ne vitin 1959. Ne vitet 1960-1962 beri nje specializim ne Republiken Demokratike Gjermane, ne Lajpcing per poligrafi. Kreu studimet e larta ne Insitutin e Arteve per pikture.

Ne vitin 1966, filloi pune ne Kinostudio si piktor i reklamave. Me pas kalon si piktor kostumesh ne filmin “Njesiti guerril” (1969) dhe po ne te njetin vit edhe ne filmin tjeter “Perse bien keto daulle” . Ka realizuar si piktor filmi vetem filmat “Guximtaret” – 1970, dhe “Ndergjegja” – 1972. Ne periudhen kohore 1972-1975, kaloi si redaktor artistik ne revisten “Ne sherbim te popullit” . Nderkohe ne vitet 1975-1978 u be shef i sektorit te pullave postare prane Drejtorise se pergjithshme te Postave. Nga 1978 deri ne v. 1992 kaloi si shef i redaksise se Botimeve te Illustruara prane Shtepise Botuese “8 Nentori” , dhe nga 1993-1994 redaktor ne gazeten “Kosova” dhe prej ketej si shef i sektorit te shtypshkrimeve prane Bibliotekes Kombetare.

Ka punuar gjithashtu edhe si pedagog ne Liceun Artistik ne “Jordan Misja” nga v. 1978 deri ne v. 1986 dhe ka patur disa funksione shoqerore si Zv kryetar i Komisionit te grafikes prane Lidhjes se shkrimtareve .

Kryetar i Shoqates Kulturore “Goethe” dhe ne kryesine e shoqates se Miqesise Shqiperi-Gjermani , av kryetar i shoqates Ibrahim Kodra etj.
Bujar Zajmi ka marre pjese ne shume ekspozita Kombetare te Arteve figurative me punime te perbashketa ose personale si dhe ne shume ekspozita nderkombetare ne Gjermani, Itali, Buenos Aires ne Argjentine, Montevideo, Londer, Suedi e France, Danimarke, Zvicerr, Belgjike e Austri.

Më e fundit eshte realizimi i Ekspozitës dedikuar Tiranës së vjetër me 65 punime të autorit , kryesisht në teknikën vaj në kanavacë e hapur për publikun deri me datë 25 nëntor 2011.

Ai eshte marre gjithashtu edhe me ilustrime librash ose gazetash. Eshte nderuar me dy cmime te dyta ne grafike ne vitet 1974 dhe 1978 dhe me nje cmim te pare ne v. 1980.
Më te fundit realizoi Ekspozitën dedikuar Tiranës së vjetër me 65 punime të autorit , kryesisht në teknikën vaj në kanavacë e hapur për publikun deri me datë 25 nëntor 2011.

Artisti nderron jete me 27 gusht 2022
_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 430-431.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply