Prokop Mima (1920 – 1986)
Aktor i shquar i teatrit si edhe kinematografise shqiptare, njeri nder veteranet e aktrimit ne Shqiperi. Mban titullin “Artist i merituar”

Lindi në Durrës më 7 korrik të vitit 1920 . Mbaroi Gjimnazin shkelqyeshem po ne Durres duke vajtur me pas per studime jashte shteti.
Tipari kryesor i tij ishte thjeshtesia, jashtezakonisht i thjeshte. Ai ishte modest dhe kishte nje perkushtim per punen dhe ndaj njerezve.

Liberal ne marredhenjet me femijet e tij dhe mundohej qe te percillte te njejtat veti tek ata . Që i ri ishte i apasionuar pas luleve dhe peshkimit ! Ne kohe te lire duke u kujdesur per lulet qe kishte ne oborrin e tij ai provonte zerin duke recituar pjese te ndryshme . Prokop Mima nuk kishte studiuar per aktore, por per farmaceutike . Kishte mar nje burse nga qeveria italiane ne ate kohe per studime universitare ne Padova.

Shkollen nuk arriti ta perfundoj, u detyrua ta braktis ate ne vitin e 4-te mbas kapitullimit te italise dhe te kthehet ne atdhe.

Mbas clirimit te vendit Mima do te ndjeke karrieren artistike ne Teater i cili do te dallohet ne aktrim aq sa do te behej “Shen Prokopi i Teatrit”, megjithse do ti mohohen vazhdimisht meritat dhe kontributi ne artin skenik. Veprimtairnë e tij në skenë e ka filluar që në vitin 1945, me krijimin e Teatrit Popullor i cili ben perurimin e themelimit me daten 23 maj 1945 me nje shfaqje komedi te quajtur “Topazi” te Marsel Pognol, dhe Prokop Mima ne kete shfaqje luan rolin e Rozhe de Bervilduke duke u shquar si aktor ne planin e sarkazmes.

Ka realizuar gjate te gjithe karrieres se tij rreth 80 role ne teater dhe vetem 4 ne kinema, duke u bere pjese e brezit te arte dhe pionereve te skenes shqiptare.


Deri në vitin 1982 ai krijoj mjaft karaktere , keshtu ne shume role qe aktori Mima ka misheruar shquhen Kockareli ne “Martesa e Gogolit” , nenpunesi i postes tek “Revizori” po i Gogolit, Tahir Beu tek “Halili dhe Hajria” te K. Jakoves, Hasan aga tek “Prefekti i Besim Levonjes, profesori i dansit tek “Borgjezi fisnik” i Molierit, lejtnanti tek “Gjenerali i ushtrise se vdekur” te I. Kadarese, Turkani tek komedia “I pazevendesueshmi “ te Qamil Buxhelit, Hamleti tek “Hamleti etj.

Prokop Mima është cilësuar i veçantë në të folurën e tij, një mjeshtër i gjuhës shqipe, një aktor brilant karakteresh, ku loja e tij cmohej per vizatimin e karaktereve te goditur, origjinale me ate zerin e tij kumbues.

Ne Teatrin Kombetar eshte interpretuesi i dy roleve mbreselenese, i pari ai i Zbishekut ne komedine “Morali i zonjes Dulskot” (1958) te Gabriela Zapolskes, ku vizaton nepermjet nje sarkazme te mprehte , njeriun virtuoz, aventurier e mashtrues, kurse ne te dytin ne rolin e Xhivolas tek drama “Arturo Ui” drame e shqiperuar nga kunati i tij , Robert Shvarc. Rol me te cilin dha figuren e frikeshme te nje banditi, calamanin hidhnak, demagogun e organizuesin e ritualeve mortuore te kundershtareve politike te Arturo Uise.

Ne vitin 1957 bie ne sy me interpretimin e Vurmit ne dramen “intrige dhe dashuri” te Shilerit rol qe u trajtua ne nje stil alegorik duke shkuar deri ne simbolizimin e njeriut ziliqar, kobzi dhe i kurtheve.

Ndersa ne komedine e A.Z. Cajupit “Pas vdekjes” ai jep nje forme satirike tashti, portretit te doktor Adhamudhit, duke ironizuar menjemadhesine e tij boshe, duke u tallur pa meshire me pseudopatriotet dhe njerezit me dy fytyra. Njeri nga kulmet e aktrimit te tij ishte edhe figura e Don Markut ne dramen “Cuca e maleve” te Loni Papes ne v. 1968. Kengezimi i qellimte i fjales dhe i sentencave biblike, ne oborrin e Kishes, ne qele dhe ne shtepine e Zefit, realizonin kontrapunkte domethenese me qellime tinzare te vete pesonazhit.

Kurse me rolin e Kiu Gremit ne dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” te J. Xoxes, ne v. 1975, ai sjell fshatarin tipik myzeqar me nje te folur te ngadalte dhe te matur, me sjellje dhe veprime te arsyetuara. Ka interpretuar disa role të spikatur edhe në filmin artistik shqiptar si seriali “Emblema e Dikurshme” apo “Gjenerali i ushtrise se vdekur”.

Shpesh here dergohej ne zonat e pazhvilluara nga ana artistike, detyre te cilen e kryente me pasion dhe shkelqyeshem . Ne Librazh dhe Gramsh ai ngriti atje trupa teatrale me saje te punes se palodhur qe bente dhe qe asnjehere nuk u vleresua .
I vetmi “faj” i aktorit te madh ishte se u rendit ne kohe te luftes jo me rinine komuniste dhe vetem nga kjo ai vazhdonte te ishte nen mbikqyerje .

Ai ishte detyruar “te pranonte ” intriga dhe denigrimin sistematik qe i behej nga Organizata e Partise. Nje nga rolet e tij me te mira ai i priftit tek “Cuca e maleve” qe ai e kishte per qef u kthye ne nje persekutim per ate !!!
Gjithsesi Prokop Mima kurre nuk ankohej .

Ka qene per shume vite edhe pedagog i fjales artistike ne Isitutin e Larte te Arteve. Ai ishte nje nder recituesit me te talentuar te Teatrit Kombetar me nje ze te paperseritshem. Me mijra vargje nga poezia shqipe dhe ajo e huaj gjenden te incizuara ne fonotek e Radio-Tiranes, nga ku fjala shqipe nga recitimi i tij pasional merrte tingellimat e nje gjuhe te embel dhe te vecante, plot hijeshi.

Aktori Mima, recitoj edhe vargjet nga e mirenjohura Historia e Skenderbeut te F. Nolit. Është nderuar me titullin “Artist i merituar”, shume pak per ate cfare ishte ne te vertete ai si aktor. “Kur ishte ne kulmin e tij te karrieres e perzune nga jeta artistike, e detyruan te dilte ne pension ….” sic eshte shprehur ne nje interviste djali i tij, Florion Mima!

P. Mima do te debatoje me artiste te fushave te tjera duke thene qe aktorit po i hoqe skenen vdes dhe ai vdiq ne te vertete me 18 Gusht 1986 shume pak mbasi doli ne pension duke mbyllur nje jete gjate se ciles nuk i qeshi buza asnjehere nga ligjet absurde te rregjimit ne fuqi .

Po ate megjithate e donin te gjithe, shume kolege ai i kishte perzemer nga Sander Prosi, Ndrek Luca, Pjeter Gjoka, Lazer Filipi, Pirro Mani, Mihal Popi, Roza Anagnosti etj ishin miqte e tij me te mire.

Teatër
(Disa nga shfaqjet qe interpretoj)
“Topazi”
“Cuca e maleve”
“Hamleti”
“Pas vdekjes”
“Lumi i vekur”
“Morali i zonjës Dulska”
“Përkolgjinajt”
“Intrigë e dashuri”
“Arturo Ui”
“Toka jonë”
“Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”

Filma:
1975: “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”,
1979: “Emblema e dikurshme”,
1980: “Intendenti”,
1980: “Vëllezër e shokë”.

______________
Kinematografia Shqiptare – publikuar per here te pare ne tetor 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues. Referenca: Gazeta, shkrime, artikuj te ndryshem per aktorin si dhe
Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare (Toena 2009) f. 297, 298

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply