“Pioneri” i skenës shqiptare Ilia Shyti (1929-2003)

0
3533

Ilia Shyti
(19 korrik 1929 – 26 nentor 2003)
Njeri nga pioneret e aktrimit shqiptar, aktor i shquar i brezit nismetar te teatrit dhe kinematografise. “Artist i merituar”

Ilia Shyti lindi më 19 korrik 1929 në Lushnjë. Eshte nje tjeter aktor i brezit te arte, pioneri i skenes , njeri nga themeluesit e teatrit shqiptar . Fillimet i jane te kahershme qe ne teatrin partizan por zyrtarisht veprimtaria e tij nis si aktor dhe regjisor në qytetin e tij të lindjes, pas luftes, aty bashke me te vellane organizon aktivitete teatrore brenda lagjes ku jeton. Krijon figura ne leter dhe i pret ato duke i vene ne levizje mbas nje carcafi ku e ka vendosur ne vendin e perdes se skenes. Qe ketu bien ne sy talenti i tij krijues. I pasionuar pas pikturës fillon veprimtarin e tij artistike si piktor dhe aktor në Shtëpinë e Kulturës të qytetit të tij të lindjes.


Aktivizimi i tij me Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) fillon në vitin 1951
Ne vitin 1954 ai vendoset pranë Kinostudios “Shqipëria e re”, sot Qendra Kinematografike Shqiptare.
Roli i tij i parë do të jetë roli i xha Veliut në dramën “Vajza nga fshati” në vitin 1952, më tej do të vazhdonin role të shumta në drama e komedi si p.sh. : “Cuca e maleve”, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit), “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorës, “Karavidhet”, “Lumi i vdekur” e Kol Jakovës, “Shtëpia me dy porta”, “Orët e Kremlinit” etj. Del në pension në vitin 1985 por nuk shkëputet nga teatri. Roli i tij i fundit do të jetë në dramën “Fando dhe Lis” në vitin 1994.


Në kinematogrrafi ne vitin 1958, ai do të interpretonte në filmin e parë me metrazh të gjate “Tana” perkrah aktoreve te medhenj Kadri Roshi, Tinka Kurti, Pjeter Gjoka etj . Edhe pse gjatė karrierës së tij ka interpretuar vetėm role episodike dhe të vogla, Ilia Shyti, arriti të krijojë personazhe që kanë mbetur tashmė në kujtesën e spektatorit. Në kinema aktorë me një profil të tillë janë të paktë, duke e kthyer në mjeshtëri më vete lojën episodike. Nga rreth 45 rolet që ka interpretuar ai, ndër më të suksesshmit mund të përmendim, inxhinier Mborja, tek filmi “Vitet e para”, përgjegjësi i ofiçinës, tek “Brazdat”, gjyshi, në filmin për fėmijë “Qyteti më i ri në botė”, mësuesi në “Koncert në vitin 1936”, babai i Etlevës në “Treni niset në 7 pa pesë”, ish-gjenerali në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” etj.

I paharruar roli i Mihallaqit tek teatri “Karnavalet e Korces”. Eshte njohur nga brezi i femijve te atehershem edhe si “gjyshi i perrallave ne radio”, ku per disa kohe ka treguar perralla ne Radio Tirana.
U largua nga kjo jete më 26 nëntor 2003
Për meritat e tij artistike Ilia Shyti është nderuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Filmat
1958 – Tana……
1959 – Fortuna…….
1965 — Vitet e para……Inxhinier Mborja
1972 — Yjet e netëve të gjata…Zekua
1973 — Brazdat……Përgjegjësi i ofiçinës
1974 — Qyteti më i ri në bote…..Gjyshi
1974 — Rruge te bardha…..Rizai
1978 — Pranverë në Gjirokastër….Shyqua
1978 — Dollia e dasmës sime…..Babai i Ganiut
1978 — Koncert në vitin 1936…..Mësuesi
1978 — Nga mesi i errësirës…..zoti Myrdar
1979 — Liri a vdekje….Çilja
1979 — Ne vinim nga lufta….Abdyli
1980 — Vëllezër dhe shokë……Halili
1980 — Gëzhoja e vjetër….Babai i Servetit
1981 — Qortimet e vjeshtës……Profesor Luku
1982 — Era e ngrohtë e thellësive (Film TV)…Jorgji,babai i Valit
1982 — Nëntori i dytë……Mullai i Beratit
1982 — Një vonesë e vogël…..Mësuesi pensionist
1983 — Zambakët e Bardhë….Profesor Luani
1984 — Shirat e vjeshtës……Babai i Ilirit
1985 — Asgjë nuk harrohet…..Ziveri,veteran i luftës
1986 — Një jetë më shumë……xha Hyseni
1986 — Kronikë e atyre netëve (Film TV)…..
1986 — Gabimi…..Gjyshi
1987 — Tela për violinë….Skënderi
1987 — Rrethi i kujtesës….Mihali,vëllai i Margaritës
1987 — Një vit i gjatë…..Sekretari
1987 — Këmishët me dyllë….Vasua
1988 — Tre vetë kapërcejnë malin….Xhevati
1988 — Treni niset më shtatë pa pesë….Baba i Etlevës
1989 — Djali elastik….Gjyshi
1989 — Kthimi i ushtrisë së vdekur….Ish-Gjenerali
1991 — Unë e dua Erën (Film TV)…Mjeku
1993 — E diela e fundit….
1994 — Dashuria e fundit…
1996 — Tingujt e harresës

Teatër
16/02/1964 — “Tre ditët e kjametit” e Luan Qafëzezit
17/09/1967 — “Toka e zjarrtë” e Drita Agollit
“Zonja nga Qyteti” e Ruzhdi Pulahës
“Votra e huaj”
“Viti ’61” e Fadil Paçramit
“Vajza nga fshati”…..xha Veliu
“Tymra që pastrohen” e Zisa Cikulit
“Prefekti” e Besim Lëvonjës (Artist i Merituar)
“Orët e Kremlinit” N. Pogodinit
“Shtëpia me dy porta”
“Një nuse për Stasin e Teodor Laços
“Një dimër i shkurtër e Sheri Mitës
“Njeriu që pa vdekjen me sy” e Viktor Eftimiut
“Njeriu me pushkë”
“Lumi i vdekur” e Kol Jakovës
“Karavidhet
“Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorës”
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Piro Manit
“Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)
“Cuca e maleve” e Loni Papës

Publikuar per here te pare ne “Kinematografia Shqiptare” – Facebook, korrik 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues.

_______________________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim informacionit nga gazeta te ndryshme shqiptare “on line”.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply