Pjetër Gaci (1931-1995) | Kompozitor i shquar, “Artist i popullit”!

0
2505

Pjeter Gaci
27 mars 1931 – 27 mars 1995
Kompozitor i shquar / “Artist i Popullit” / violinist dhe pedagog i muzikes klasike. Ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e këngës, si te “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”.

E rralle! 27 marsi shenon ditelindjen e mjeshtrit shkodran te muzikes dhe njekohesisht diten fatkeqe kur ai nderron jete.

Lindi ne Shirq te Shkodres me 27 mars. Në Shkodër kreu arsimin fillor. Studimet për violinë i nisi në Liceun Artistik “J. Misja”, në vitet 1948-1952. për t’i vazhduar në Konservatorin e Moskës “P. I. Çajkovski” në të cilin edhe u diplomua në pranverë të vitit 1967. Në vitin 1967, bëhet drejtor i cirkut të Tiranës, i Estradës dhe i Teatrit të Kukullave të qytetit. Në vitin 1970, është kompozitor në krijimtari të lirë dhe pas vitit 1976 vendoset përfundimisht në Shkodër, ku krahas kompozimit u për-kujdes edhe për klasën e violinës në shkollën e mesme artistike “P.Jakova” të këtij qyteti.

 

Ai ka meritën të ketë kompozuar të parin koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptarë, të parën baladë për violinë dhe piano, si dhe të jetë anëtar i Trios së parë instrumentale (pranë TOB, 1956).

Prirja kryesore në krijimtarinë e tij do të mbetet muzika vokale, në të cilën ka lënë shembuj të paharruar veprash që nga kënga e deri tek opera, si opera “Toka jonë”, “Përtej mjegullës”, kantata “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”, “Për ty Atdhe”. Pervec krijimtarise tjeter muzikore ai kompozoi edhe muziken e 6 filmave artistike duke filluar qe me “Detyre e posacme” (1963); “Prita” (1968); “Shperthimi” (1974); “Kur hiqen maskat” (1975); “Gjurme ne debore” (1984); “Dasma e shtyre” (1985).

Në vitin 1989, Pjetër Gacit iu akordua titulli “Artist i Popullit”.
Nderroi jete me 27 mars 1989 ne Shkoder.
_______________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 129. Si dhe nje informacion i selesksionuar nga gazeta te ndryshme shqiptare “on line”

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply