Portret artisti | Andrea Skanjeti (1906 – 1992)

0
1160

Andrea Skanjeti (1906-1992)
Regjisor; drejtor; dramaturg; perkthyes; shkrimtar; filatelist e pergadites fjalori. Artist i Popullit!
“Nese ekziston ndonje sukses ne pune time shumvjecare, kjo i dedikohet kryesisht besimit dhe dashurise qe kishin amatoret per mua, pa nenvleresuar ketu aftesine dhe talentin e tyre”.

Keshtu do te shprehet vete drejtori i pare i Teatrit “Migjeni” – Shkoder. Ai si regjisor gjithashtu ishte i pari qe celi siparin e ketij teatri. Ketij institucioni me tradite ne Shkoder, Andrea me talentin dhe dijet e tije i vuri themelet e sigurta jetegjatesie dhe vazhdimesie ne kohe dhe ne hapsire.

Andrea Skanjeti dha cdo gje nga jeta e tij teatrit te vendlindjes . Ketij regjisori te madh, ndofta eshte paradoks, nje dite para vdekjes, me 28 nentor 1992 iu dha titulli “Artist i Popullit”.

Kur ishte ne gjimnaz, Andrea beri perpjekje per te shkruar nje drame edhe pse i rezultoje pa sukses. Megjithate teatrin nuk e la pas dore. Me kembenguljen qe e karakterizonte, ndjek shfaqjet e Shoqerive “Vllaznia”, “Bogdani dhe te Shkolles se Murgeshave Stigmatine.

Ne kete periudh merr pjese ne shfaqjet e Kolegjit si figurat, ne dramen “Llogoret e mullinjeve” , “Konto kavallo” etj. por edhe si kengetare ne akademite muzikore. Ishte koha kur ai banonte ne rrugezen perballe kino-teatrit, e quajtur shkolla e Parruces. Si femije ndiqte provat dhe shfaqjet qe jepeshin aty, sidmos ato nga Shoqeria “Vllaznia” . Me 1 janar 1923 u themelua Shoqeria letrare qe mori emrin “Jehona” me pese gjimnaziste: Gjergj Ashta, Injac Saraci, Pashko Kovaci, Nush Gjonej , Andrea Skanjeti.

Me vone rrethi u zgjerua me Nush Sheldia, Gazper Ljarja Kel Abati, Luke Mosi, Zef Serreqi, Fahri Dambulla, Lec Ndreka dhe i disa te tjereve. Qellimi i kesaj Shoqerie ishte zhvillimi dhe levrimi i letersise duke pergaditur per botime tregime e perralla , duke mbajtur konferenca dhe pergaditje shoqerore-edukative per nxenesit e shkollave , si dhe duke shkruar e vene ne skene vepra teatrore e te perkthyera. Gjate kesaj kohe, ne Gjimanzin Franceskan , Andrea nuk shkeputet nga veprimtaria teatrore, perkundrazi e thellon ate duke marre pjese ne Shoqerine “Gjon Krajni me shoke”, duke ndihmuar me repertor e drejtim edhe grupin e Shoqerise “Shkodra”.

Fill pas mbylljes se shkollave private, ne gjirin e franceskaneve, nga nje tufe nxenesish te kesaj shkolle u themelua ne v. 1933 Shoqeria “Antoniane”. Ne fillim kishte ne perberje gjimnaziste, zejtare dhe punetore te cilet moren pjese ne veprimtari te ndryshme si ne sport, muzike e vecanerisht ne teater. Banda muikore, qe me pare ishte e shkolles, tani u mbajt nga Shoqeria “Antoniane”.

Anetaret e deges teatrore qe figurojne ne regjistrat e kesaj Shoqerie ishin: Ndoc Harapi, Injac Ndoja, Ndoc Gora (me vone sufler ne Teatrin Popullor), Ndreke Shkjezi (me vone aktor ne kete teater); Lin Gjonej, Paulin Sekuj (me vone regjisor ne Teatrin Migjeni), Gjon Karma (me vone aktor ne Teatrin Popullor dhe historian i teatrit)

Pjeter Gjoka (me vone aktor i T. P) , Marian Skanjeti (i vellai I Andreas), Prenke Jakova (kompozitori i shquar) , Pjeri n Bushati, Prenke Kcira, Ndoc Sheldia (me vone aktor i Teatrit “Migjeni” ), Pistol Soja (me vone aktor i Teatrit “Migjeni”) , Dede Nikaj, Nike Daka, Pashko Gjeci (me vone perkthyes i shquar); Zef Mjeda (me vone kryetari i Shoqerise “Bogdani”), Zef Marashi, Shan Zadrima, Gasper Bicaj, Mati Shiroka, Cesk Vuksani (me vone skenograf i teatrit te Shkodres), Lec Fishta 9me vone skenograf i Teatrit te Shkodres) Rrok Sheldia, Lec Simoni, Tom Leci, Pjerin Ashiku, (me vone kompozitor i shquar), Lush Radoja, Simon Radoja, Luigj Gjyshja dhe natyrisht dhe te tjere.

Teatri i shkolles Stigmatine zgjati tre dekada . Ne vitin 1914 shafqi dramen “Prej robnie ne liri”, nje veper e perkthyer nga gjuha italiane . Ne kete premiere deputuan nxeneset Pina Pistulli, Lezina Muzhani, Liza Pema, Liza Fishta, Roza Shiroka.

Ndersa Shoqeria “Rozafa” u themelua me 13 shkurt 1918 dhe zgjati deri me 14 tetor 1939. Me e vjetra shoqeri e qytetit e me qednrim jete me te gjate. Themeluesit e kesaj shoqerie jane: Simon Gurakuqi-kepucar; Kel Luka – komisioner; Cin e Nushe Daia – marangoze; Gege Gurakuqi – nenpunes; Shuk Paloka – kepucar; Tonin Dajci – berber; Luigj Dajci – mekanik; Gjon Lacaj – rrobaqepes; kole Kosmaci

Kurse shoqeria “Bogdani” do te kishte keto themelues: Luigj Mjeda, Luigj Thaci; Shtjefen Cefa, Ndoc Vasia, Rrok Zadeja, Kole Harapi, Nushe Paci, Kole Guga, Kole Shiroka e Ndoc Guga me te tjere. Pak ma vone erdhen edhe Zef Harapi, Cin Capeli, kole Dema, Zef Kovaci, Ndoc Prendushi, Ndoc Lushi, Loro Kovaci (ma vone artist i popullit dhe aktore i shquar i Teatrit te Shtetit / Popullor);

Keshtu permes viteve te jetes se Andreas , cdo shoqeri me tiparet dhe karakteristikat e veta lane gjurme ne veprimtarine e tij te mavonshme artistike. Keshtu brenda nje kohe relativisht te shkurter Andrea shkroi dramen me 5 akte “Ali Pashe Tepelena dhe suljotiet”. Rolin e Ali Pashajt mendoj t`ja jepte aktorit te ri Kole Jakova, ndersa Ndoc Bazhdari do te misheroj personazhin e keshilltarit te pashajt , per Mark Zhavellen u vendos aktori i mirenjohur Ndoc Meshkalla, per Foto Zhavellen ishte shenuar Gjergj Deli Camuku. Ndoc Temali rrobaqepes, amator i vjeter i shoqerise “Vllaznia” dhe i Teatrit “Shkodra” , u angazhua per qepjen e 40 kostumeve te drames.

Pas suksesist te kesaj drame ne fjale, “Vllaznia “ vuri ne skene “Enderra e 500 vjeteve” me po te njejtin autor , i cili nderkohe dorezon per botim pjesen tjeter komike me titull “Kush e kerkon e gjen”, ne redaksine e revistes “Cirka”.

Ne v. 1938 perkthen dhe vendos ne skene dramen “Mortja e mesnates” , komedine me nje akt “Te burgosurit”, boton 5 tregime ne revisdten “Hylli i Drites” . Tregimi i fundit “Dhurata e papritur” , botohet shqip dhe gjermanisht ne librin “Shqiperia rrefen” e shkruar nga Maksimilian Lambertz.
Te ketyre viteve u perkasin dhe dramat: “Fshehtesia e zarfit te kalter”, “Legjionaret”, opereta “Festa e Lilave” , komedia “Filcigeni” (perkthim dhe adoptim).

Andrea Skanjeti dergohet per nje periudhe kohe per specializim ne Tirane , dhe me horizonte te reja mendimi , me projekte te reja skene vjen ne qytetin e tij te lindjes si regjisor i ri. Me grupin qendror te Teatrit te Shtepise se Kultures , ve ne skene pjesen melodramatike “Dasma”, i se ciles eshte edhe autore. Shfaqja u ndoq nga nje publik i gjere dhe shenoj nje sukses te madh per kohen. Gjithashtu vendos ne skene : “Nen geshtenjat e Prages”; “Fejesa” ; “Kaqjusha”; “Udhetimi I madh”.

Ne periudhen kohore 1946 -1949 ai ka nje aktivitet me te dendur dramatik e me suksese te njepasnjeshme. Jane vite qe pergaditen edhe krijimin e nje Teatri profesionist te qytetit, ku regjisori Skanjeti do te shpaloste mjeshtrine autoriale dhe regjisorjale.
Vitet 1951-1952 e gjejne Teatrin “Migjeni” ne rugen e artit skenik ne me menyre te kenaqshme profesionale. Por ne v. 1952 Andrea do te rikthehet perseri ne Shtepine e Kultures , “ne folezen “ e tij te dashur. Ve ne skene operen “Mrika” , me libretin e poetit Llazar Siliqi dhe muziken e Artistit te Popullit Prenke Jakova .

Ne vitin 1958 shenohet nje ngjarje e rendesishme per jeten artistike te qytetit te Shkodres, inagurohet teatri i ri “Migjeni”, nje nder ato me te mirat e vendit tone.

U aprovuan : Andrea Skanjeti – regjisor e drejtor,
Aktoret: Adem Kastrati; Antoneta Fishta; Ndreke Prela, Cezarina Ciftja, Ndoc Deda, Paulin Lacaj
Vitore Ujka (Nino), Tef Krroqi.
Administrata: Zef Jubani – llogaritar; Palok Kurti – sufler; Pjeter Deda – skenograf; Engjell Gjushi – rrobaqepes; Lec Prendi – marangoz;
Aktore gjysme-profesioniste me nje shperblim mujor: Zef Jubani, Tinka Thani (Kurti), Cesk Vuksani, Qazim Lila, Lin Gjonej, Gjovalin Carkaxhia, Cin Lufi, Mark Bushati, Muhamet Ulqinaku, Halim Kali, Zef Maka, Zef Mirashi, Marie Buci, Ndoc Harapi e Rrok Sheldia.
Teatri profesionist i Shkodres , dha shfaqjen e pare ne Tirane. Drama “Permbytja” qe u lujat nga ky ansambel , eshte veper e Boris Lavranjev, dhe ne skene e vuri pikerisht regjisori Andrea Skanjeti.

Per t`u permendur jane edhe shfaqjet e kesaj trupe “Migjeni” te kohes si drama “Votra e huej” e Ndreke Luces e me regji te A. Skanjetit. Drama “Nora” e shkruar nga Skanjeti qe pati edhe regjine e tij, u vleresua me Cmim te pare ne konkursin kombetar qe u shpall ne v. 1969.

Rolin kryesor ne kete drame e luajti me sukses aktorja 17 vjecare Roza Xhuxha (Anagnosti).
Me vone “Nora” do te rivehet ne skene me regjine e Violeta Sekuj , asistent regjisor Tonin Ujka eme dekoret e Bep Shirokes e Lec Fishtes. Ne kete rivenie , rolin kryesor e interpretoj Justina Aliaj, e cila solli nje figure i nteresante , qendrestare dhe plot plastike.
Po ashtu vlen te permendet edhe pjesa “Tragjedia optimiste” e V. V Vishnjevskit e cila ne v. 1960 u vendos ne skene e ketij Teatri “Migjeni” nga regjisori rus V. Bratko me asistence te Andrea Skanjetit , shfaqje e cila shenoj nje nga pikat me te larta interpretative te ketij teatri.

Ajo u dha 15 here radhazi dhe pati shume kerkesa per me tej. Ne kete shfaqje u aktivizuan rreth 100 aktore si dhe nje orkester simfonike nen drejtimin e Prenke Jakoves . Pervec Tinka Kurtit ne rolin e komisares se jashtezakonshme, u dalluan edhe aktoret Lec Bushati ne rolin e Alekseit, lec Ndreka ne ate te shefit, Paulin Lacaj ne ate te oficerit dhe te tjere.

Regjisori i palodhur, kembengules Andrea Skanjeti me kalimin e viteve vendose ne skene shume vepra te tjera si : “Bileta e lotarise”; “Hijet ne rruge”; “Udha e drejte”; “Pertej pragut”; “Familja e peshkatarit” etj .

Enderen e femijerise per teatrin e zhvilloj dhe e realizoj duke punuar per me se nje gjysme shekulli si regjisor e shkrimtar. Ai ia fali nje jete ketij teatri me nje bilanc artistik prej
190 drama; 86 komedi; 53 farsa; 16 melodrama; 7 opereta; 7 bocete; 4 monologe; 3 skece; 1 argetim poetiko-muzikor; 1 idil e 1 vodevil.

Keshtu regjisori i madh Andrea Skanjeti ishte i apasionuar edhe mbas Teatrit te Kukullave qe u krijua ne Shkoder nga fundi i v. 1951. Detyra per krijimin e ketij Teatri iu ngarkua atij i cili e pranoj me shume kenaqesi dhe guxim. Se bashku me te shoqen , Angjelina (Njomi) Koliqin, e cila u angazhua dhe e ndihmoj Andrean ne berjen e kukullave. Guzhi na e shtepise se tyre u kthye ne nje atelie.

Teatri i Kukullave filloj te beje emer te mire ne qytet. Deri ne vitin 1958 Andrea si regjisor vuri ne skene 11 pjese ku shume prej tyre te shkruara vete nga dora e tij. Permendim : “Qypi i bilbilit”; “Liljana e vogel”; “Farketari i lumturise“; “Tre kecat” ;”Hirushja”; “Mesimi i gjyshit” etj.

Ne v. 1961 vendose ne skene 4 pjese te perkthyera nga autore te huaj si : “Druvari”; “Gjoni i forte”; “Familja e gezuar” ; “Lumturia; “. Nder shfaqjet e fundit nuk mund te leme ne harrese edhe ate si “Ceta e vogel e Skenderbeut”; “Gjumashet” (drame me tre akte te Kole Jakoves) dhe me keto shenhen 23 premiera me nje veprimtari rreth 15 vjet. Ne kete periudhe kohore deputuan rreth 60 aktore: Julka Kakarriqi; Kole Jubani; Loro Banda; Kolec Pepa; Aneta Nikaj; Naim Tyli, Ramiz Rama, Bora Meta, Rrok Dajci; Fehmi Doraci; Tinka Kurti; Rrok Nenshati etj. Pa lene ne harrese natyrisht edhe kompozimet muzikore te Artistit te Popullit Prenke Jakova me dekoret e punuara plot me shije e fantazi nga Lec Fishta.
_______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe nga viti 2013
Referenca: “Kujtesa e nje qyteti” – albas 2019 / Xh. Bushati / f. 29-39.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply