Profil i aktores dhe regjisores Violeta Sekuj!

0
2715

Violeta Sekuj
Aktore / regjisore

Padyshim eshte pjese e lavdishme e teatrit “Migjeni” me kontributin e saj ne artin skenik e mirenjohur me shume nga publiku shkodran nepermjet dramave ku ajo ka interpretuar me mjeshteri. Aktorja i perket atij brezi ” te heshtur” per te cilen nuk flitet me, dhe nuk ka informacion. Ajo ka “mbijetuar” deri ne ditet e sotme kur paraqitet ne dy-tre drama (role episodike) dhe ku publikut me te ri i kujtohet me mire tek “Gjaku i arberit”  /  “Ceshtja e Blertes” / “Zekthi” , ne filmin “Fundi i nje gjakmarrje” /  “Militanti”  / “Bregu i ashper” apo ndonje tjeter.

Por sigurisht rolet e saja dhe portreti i saje artistik nuk eshte kaq i kufizuar. Ajo ka role dhe interpretime te panumerta ne Teatrin “Migjeni” per te cilen fatkeqesisht informacioni mungon. Violeta Sekuj dhe shume aktore te ketij profili duhet te mos lihen ne harrese por te kujtohen me rrespekt per kontributin dhe vepren e tyre ne artin shqiptar te skenes.

Lindi ne Korce me 17 tetor 1933. Ka mbaruar liceun artistik “Jordan Misja” ne vitin 1952 per aktore. Ajo eshte nje nder aktoret e para te shkolluara te teatrit “Migjeni” te Shkodres. Per te gjithe ata qe kane nje njohuri per artistet tane, ky emer nuk eshte i panjohur perkundrazi ajo eshte ne fakt njera nga protagonistet jo vetem te Teatrit “Migjeni” por edhe te kinemase shqiptare.

Ne Shkoder nga artedashesit rralle gjen te mos e njohin kete emer, por per publikun artedashes te gjere shqiptar, informacioni perkates mungon me dashje apo pa dashje, kjo nuk dihet. Sidoqofte eshte nje turp per institucionet e artit dhe drejtuesit e tyre qe nuk gjejne kohe te flasin per keto artiste te madhenj te skenes shkodrane ashtu si Violeta Sekuj, Antoneta Fishta, Vitore Nino, Paulin Lacaj, Pistol Soja, Adem Kastrati, Ana Gjini…. nje liste e gjate emrash te tille, artiste te pashoq. Edhe sot nuk kuptohet qarte perse vazhdohet me te njejten censure !!

Gjithsesi, pamvaresisht censures, fshirjes, ose cdo tentative tjeter keqadashese per t`i menjanuar ato, Violeta Sekuj dhe artiste te tille kane lene “marken e tyre” ne skenen e Teatri “Migjeni” . Keshtu ajo si aktore e rregjisore ka lene kontributin e saj te vyer , te panumurta jane rolet e saja ne drama po nga kjo trupe, mjafton te permendim disa prej tyre, si dramen bullgare me titull “Traktoristet” , “Përmbysja” (robin e Ksenjës, dublante), “Agimi” (robin e Hanës), “Toka jonë” (rolin e Files, dublante), “Tartufi” (rolin e Marjanës), *Fejesë me ngatërresë” (rolet e Lusit dhe të Xhinës, dublante), “Nana” (rolin e Marijes), “Shtatë shaljanët” (rolin e Lufës), “Kunora e Nurijes” (rolin e Zyhrasë), “Këneta” (rolin e Rinës, dublante),”Shtëpia e kukultës” (rolin e Kristinës),”Bileta e llotarisë” (robin e Dallëndyshes),”Cuca e maleve” (rolin e Marës),”Fisheku në pajë” (rolin e Marijes (Gjelinës)),”Njerëz të ditëve tona” (rolin e Fluturës)…..

Spikati ne rolin e Xhmes heroines ne dramen “Zekthi” (1964) ku luan perkrah nje emri gjigand, aktorit e rregjisorit Serafin Fanko. Me kete rol ajo paraqet nje bote te brishte femerore, e mbajtur pergjithesisht ne tone psikollogjike me mbarsje dramatike. Kater vjet me vone (1968) frymezon rolin e Gjelines ne dramen e njohur “Fisheku ne paje”, rol me te cilin arrin te shperfaqe nje shpirt e sjellje kontradiktore, te mbetur ne ngerc dhe frike nga ushtrimi i pushtetit patriarkal ne familje, me entuziazmin qe vjen pas pernxitjes qe fiton nga shansi i nje barazie dhe emamcipimi te pritshem.

Violeten e gjejme vite me pas ne “Ceshtja e Blertes” ne rolin e nje nene fanatike e lidhur mbas zakoneve te vjetra dhe po ashtu ne dramen e profesor Fadil Krajes “Gjaku i Arberit” (1981) ne nje rol te cilin ajo edhe pse episodik, arrin “te sundoje” skenen sic do te bente ne te vertete nje mbreteresh e ashper, duke e konceptuar rolin e besuar ne dy hulli interpretative, ne rrafshet ndjesore te nje cinizmi te shprehur haptazi dhe te prepotenca qe nxitej prej vetedijes destruktive.

Violeta Sekuj mbaroj kursin njevjecare per regjisore dhe iu kushtua me pas regjizures, duke vene ne skene te Teatrit “Migjeni” disa pjese te suksesshme si “Djem te mbare” gjithnje te prof. Fadil Krajes, “Hekurat” te Skender Drinit etj. Gjithashtu vëndos me skene disa koncerte me Shtëpinë e Kulturës, disa festivale fëmijësh… Ka patur fatin të punoj me intelektualë të ditur, si: Prenkë Jakova, Tonin Harapi, Albert Paparisto etj.

E prap askush nuk kujtohet per aftesine dhe zotesine e kesaj zonje qe te ben per vete, mjafton vetem ta degjosh zerin e saj kumbues gjate interpretimit. Tek filmat “Militanti” , “Fundi i nje gjakmarrje”, “Flutura ne kabinen time” , “Bregu i ashper” rregjisores se teatrit “Migjeni” i kane dhene vetem role episodike. Por permasat aktoriale dhe aftesite rregjizorjale te sajat jane te pakufizuara.

Violeta Sekuj edhe pse eshte lene ne heshtje eshte dhe do mbetet nje artiste e madhe ashtu si edhe shume emra te tjere (per ironi me te shumtit nga Shkodra), nga ku i gjithe arti skenik shqiptar nuk do te kishte kuptimin e plote, dhe do te mbetej i cunguar pa i permendur ato.


___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua per here te pare ne tetor 2015 dhe u rishikua ne vitet vijues.
© Material i rezervuar!!! Ju lutemi, merrni ne konsiderate dhe respektoni punen e tjetrit para se te kopjoni tektin ne fjale. Abuzuesit do te penalizohen deri ne fshirjen e llogarise se tyre nga rrjetet sociale ose portalet qe mbajne. Faleminderit per mirekuptimin!

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply