Profil i aktores Ema Andrea!

0
3485

Ema Andrea
Aktore e Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare

Lindi më 18 gusht 1971. Pasi kreu liceun artistic “Jordan Misja”per kercimtare, vazhdoi studimet ne Akademine e Arteve ne Faultetin e Artit Skenik per aktore te cilat i perfundoi ne vitin 1994. Kryen disa kurse specializimi ku vecohet ai per Commedia del`Arte ne Pisa – Italia.

Nga rolet e para te saja ne teater eshte Arieli ne tragjedine “Shterngata” te Shekspirit ne v. 1997. Me pas luan ne pjesen “Keq e me keq” te Beketit. Ne 2001 interpreton ne “Kepucet” te S. Capalikut dhe nje vit me pas, 2002 ne monodramen “Psikosis 4.48” te Sarah Kane. 2004 ne shfaqjen “Tri kenge dashurie” perseri te S. Capalikut. Po kete vit Ema arrin ne kulmin e interpretimit te saj me monodramen “I`m from Albania” (Une jam nga Shqiperia).

Ne vitin 2006 ka perseri nje interpretim te arrire ne rolin e Medeas te “Medea” – Euripidi.

Role te tjera ne teater :
“Nata me hene” – 1991; Kasandra ne “Trojanet” – 2008 dhe “Poshtperpjeta e dashurise” – 2008.

Ema eshte pedagoge në Akademinë e Arteve. Ekspresive, sharmante dhe e çiltër. Kjo është panorama e aktores e saj në çdo rol të luajtur në skenë, por që nuk ndryshon shumë karakter edhe në jetën reale përveç faktit, që fal më shumë buzëqeshje.


Ajo pohon : “Kam qenë studente në vitet 1990-1994. Mbaj mend që para se të hyja ndërtesa më dukej shumë e madhe dhe më emociononte…. edhe pse nuk ka qenë ëndrra ime të bëhesha aktore apo të studioja në Akademinë e Arteve. Gjithsesi, dija që kisha artin brenda meje, dhe Akademia ishte i vetmi vend ku mund të eksploroje. Në dukje është një ndërtesë që supozohet të mbledhë rreth vetes njerëz me mendje të hapura, të cilët hyjnë aty vetëm prej dashurisë që kanë për profesionin që kanë zgjedhur. Ndoshta kjo ka qenë frika më e madhe, ndoshta prandaj edhe ndërtesa me dukej tejet madhështore. …Profesorët si projektimi i pamundur i të ardhmes sime….më pas nuk u zvogëlua ndërtesa, por me sa duket u rrita unë dhe çdo përmasë njerëzore u ridimensionua brenda meje.

Ema do te kujtoje me nostalgji netet e voneshme duke punuar deri ne ore 3 te mengjezit per provimit. . Dy janë momentet më të rëndësishme në historinë e saj ne Akademine: kur i propozuan të luante në Teatrin Kombëtar, ende në vit të parë në “Natë me hënë”, e cila ka qenë një nga lumturitë më dehëse të asaj periudhe, një ngjarje që ka ndikuar shumë në ndërtimin e saj te mëvonshëm si aktore dhe e dyta, natyrisht ka qenë shtatzënia me Sarën, kur po mbyllej viti I tretë, ngjarje që e ka ridimensionuar në të gjitha kuptimet,

Ne film e gjejme ne “Viktimat e Tivarit” (1996) / “Një djalë edhe një vajzë” (1990) . Gjithashtu është dubluese telenovelash në Top Channel si :
“Për ty” – 2002 / “Fame dhe Dashuri” – 2003.
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply