Profil i aktores Gjinovefa Rredhi!

0
2087

Gjinovefa Rredhi
Aktore e teatrit dramatik “Petro Marko”, Vlore dhe aktore profesioniste e teatrit ne Greqi.

Lindi ne Llakatund te Vlores. Eshte diplomuar ne Institutin e Larte te Arteve dhe ku me pas filloi punen me teatrin vlonjat “Petro Marko”

Pervec shfaqjeve teatrale me kete trupe, ajo u aktivizua edhe ne disa filma ne role dytesore ose episodike. Gjinovefa eshte nje aktore e profilit teatral.
Qe ne vitet e studentes per aktore interpretoi me trupen e studenteve te akademise se arteve shfaqjet “Shtepia e Bernarda Albes” ne rolin e vajzes se madhe te Bernardes si dhe ne komedine “Shi ne plazh” ne rolin e gruas se Milos, Izminit (fotot si me poshte).

       
      
     

Me pas ne vitin 1986 shfaqet ne filmin “Dhe vjen nje dite”, nje rol episodik ne ate te nje bashkeshortes. Nderkohe nje vit me vone me 1987 megjithate ka nje rol me teper se dytesor ne filmin “Ne emer te lirise” duke interpretuar mesuesen e zones, Aferditen; eshte ky edhe nje interpretim me “i paster” ku bie ne sy te shikuesve te ekranit te filmit per aftesite e saja interpretative.

Foto galeri ne filmat shqiptare
    
    
    
    

Pas vitit 1997 aktorja emigron ne Greqi ku pas shume kohesh perpjekjesh dhe mundimesh vazhdoi te ushtronte profesionin si aktore e ndofta pikerisht gjate kesaj periudhe kohore u be edhe nje aktore mjaft e njohur gjithmone ne profilin teatral.

Pas asaj periudhe shumëvjeçare në Teatrin e Vlorës, Gjenovefa po realizonte ëndrrat e saja profesionale, si aktore, në Greqi. Megjithate aktivitetin interpretativ e rinise në vitin 2012. Ishte një koiçidencë. Roli i saje në këtë vit do te jete në një monodramë në Festivalin e Monodramës që u zhvillua në Vlorë dhe ku Vefi (sic e therrasin me dashuri te afermit dhe koleget) përfaqësonte komunitetin shqiptar në Greqi. Madje, fiton edhe çmimin e parë si aktorja më e mirë.

Pas kësaj, rinisi edhe periudha e jetës artistike në Greqi, me një sërë rolesh, në pjesë të ndryshme, si “Xhordan”, pastaj me “Hekubën” e Euripidit, me të cilën përfaqësoj Greqinë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit që u zhvillua në Sarajevë, në vitin 2013, pastaj me “Shtëpinë e Bernarda Albës”, me regji të Enke Fezollarit, etj, për të ardhur tek sezoni i suksesshëm i vitit 2016.

Duhet permendur se ne vitin 2016 ajo interpretoi rreth 170 shfaqje ne skenat e teatrove ne vendin fqinj, duke plotesuar kerkesat e saja artistike. Nga keto shfaqje te larmishme mund te dallohen: “Shtëpia e Bernarda Albës”, si dhe “Zogu i ëmbël i rinisë”.

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 1 nentor 2022
_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes: Erald B.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply