Profil i aktores Olta Daku!

0
1964

Olta Daku
Aktore e Teatrit Kombetar.

Lindi ne Tirane me 1 dhjetor 1976. I perket brezit “te ri” te aktoreve qe u afruan mbas 90-tes per te vazhduar ne rrugen e aktoreve te asaj gjenerate te arte qe bene historine e teatrit dhe ekranit.

Studion fillimisht per muzike por ndryshon kursin duke u diplomuar per aktore ne Akademine e Arteve ne degen e drames nga pedagogu, aktori i mirenjohur Mario Ashiku ne vitin 2001. Per dy vjet deri ne 2003 angazhohet ne Teatrin Kombetar ne disa role. Mbas 2003 emerohet aktore vendi ku punon edhe sot. U diplomua kryesisht me komedine “Karnavalet e Korces” ne rolin e Afrovidit. Me pas interpreton ne pjeset e tjera teatrale si: “Kapitulli i dyte” , ne rolin e Feit/ “S`ka te ngopur” , si Nena / “Macja ne catine e nxehte” si Ida etj.

Eshte dalluar per talentin dhe individualitetin e saj artistik edhe ne disa role te tjera jashte TK, ne pjeset “Vita brevis” / “Tri shaka” nga Cehovi / “Cifi i shqyer” etj.
Ne vitin 2019 interpreton ne “arTurbina” komedine e Willy Russell , “Shirli Valentina” rol me te cilin fiton edhe cmimin “Aktorja me e mire” ne Festivali e Komedise ne Korce – 2020 ne “ Koko-Fest”.

Ka interpretuar edhe ne disa role te filmave mbas 90-tes qe per hir te vertetes duhet thene se calojne nga cilesia e temes, mungesa e skenarit dhe kualiteti i realizmit duke e futur ne krize ne pergjithesi filmin shqiptar te kohes se tranzicionit edhe pse jetojme ne kohet e teknologjise dhe mjeteve bashkekohore ne realizimin e filmave.
“Oh sa mire” – 2013 (Jana) / “Femrat” – 2013 (Nada) / “Portret i pambaruar” – 2019 (Dolores) / “Familja kuqezi” serial (2020) .

____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i informacionit nga gazetat shqiptare “online” si dhe “60 vjet Teatri Kombetar 1945-2005 / F. Slatina / f. 39

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here