Profil i aktorit Zef Mosi | Maliqi tek “Përrallë nga e kaluara”!

0
6324

Zef Mosi
Aktor i Teatrit te Estrades, Sarande i cili njekohesisht u aktivizua ne disa filma shqiptar. Per spektatorin e gjere ai njihet si Maliqi ne filmin “Perralle nga e kaluara”.

Lindi ne Sarande me 8 mars 1956. Familja e tij eshte me origjine nga Shkodra. Aktivizohet qysh femije ne shtepine e Pionierit te Sarandes. Eshte pjese e Estrades se Pionierit me regjisor Thoma Milain. Ka mbaruar gjimnazin “Hasan Tahsini” . Edhe pikerisht ketu e vazhdon aktivitetin artistik me trupen e shkolles se mesme ku mund te vecohet interpretimi ne shfaqjen teatrale “Mulliri i Koste Bardhit” ,aty na viti 1975, vit kur perfudnon edhe gjimnazin. Duhet theksuar se aktiviteti ne shkollen e mesme ishte mjaft i gjere jo vetem artistik por edhe sportiv. Zef Mosi pervec atij artistik impenjohet edhe me ekipin e futbollit te Sarandes. Nga ekipi i te rinjve aktivizohet ne radhet e ekipit te pare te te rriturve me “Butrintin” .

Ne nje interpretim te kohes me trupen e estrades se bashku me kolegen Vera Xhafa.

Mbasi kryen sherbimin e detyrueshem ushtarak, ne vitin 1979 konkurron dhe pranohet (me vonese) ne Insitutin e Larte te Arteve ne degen e aktrimit. Mbas diplomimit si aktor fillon punen ne estraden profesioniste te qytetit te Sarandes. Bie ne sy komedia muzikore e kesaj trupe e titulluar “Plot me deshire”.

Spektatori i  nje brezi me te rritur ndofta e mban mend aktorin i cili u dallua ne rolin e te mbyturit ne komedine “Njeriu qe pa vdekjen me sy”. Personazhi ishte i lodhur nga jeta dhe vendos t`i jap fund asaj duke tentuar te mbytej ne lume. Mirepo dikush e shpeton, dhe meriten per kete veprim kurajoz do qe ta marre nje personazh i politikes (zoti Filimon) i cili per te shfrytezuar momentin per interesat e tij e fton te mbyturin (Z. Mosin) te jetoje per pak kohe ne shtepine e tij dhe e instrukton se si duhet te flase gjate fushates politike per kryetar bashkie! “Rrofte zoti Filimon, kryetari i bashkise sone”!

 

Njekohesisht aktori Zef Mosi aktivizohet edhe ne disa filma te Kinostudios . Keshtu e fillon ne vitin 1985 ne “Gurët e shtëpisë sime”; Nje vit me pas , 1986, ne “Kronikë e atyre viteve”. Me 1987 “Përrallë nga e kaluara” ne rolin e Maliqit deri tek filmi i fundit ne vitin 2006 “Gjoleka, djali i Abazit” ne rolin e profesorit.

Gjate xhirimit te filmit te mirenjohur “Perralle nga e kaluara” ne skenen e varjes aktorit Zef Nosi i ndodh nje incident i vogel por qe mund t`i kushtonte jeten. Befas dicka nuk funksionon dhe veprimet nuk sinkronizohen sic duhet duke mbetur i bllokuar me litarin rreth qafes, por per fatin e mire e kapin menjehere. Nderpriten xhirimit dhe vetem mbasi aktori qetesohet, pas rreth 2 oreve rinisin perseri per realizimin e filmit qe kemi sot.

 

Foto galeri e “ligjit te Maliqit” ne “Perralle nga e kaluara”:

Aktualisht aktori jeton ne Florida SH.B.A
____________
© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe gusht 2021 | Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe  ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply