Profil i kantautorit Luan Zhegu!

0
1763

Luan Zhegu
Kengetare, kompozitor
Mban titullin “Mjeshter i madh”.
Njeri nga zerat e arte te mikrofonit te kenges shqipe.

“Thinjesh ti por moshe nuk ke”
Lindi ne Tirane me 2 tetor 1949.
Kontakti i pare me artin dhe muziken eshte dalja në skenë në moshën 12-vjeçare në operetën për fëmijë “Bilbili dhe kanarina” e Llazar Morckës, me regji të Viktor Gjokës, ku Luani mbante rolin kryesor të “Bilbilit”.

Me pas ne moshen 16 vjec del ne skene perseri kesaj rrradhe me cirkun amatore te Tiranes ne pozicionin e nje bateristi,(xhez-bandist termi i perdor ne ate kohe) e nga ku do te behej profesionist me kete vegel ne vitin 1972. (E pabesuseshme per nje tip si ai qe gjate performimit si kengetare nuk levizte fare, ne kundershtim me ushtrimin e baterise qe kerkon levizje dhe improvizime te shpejta).

      
      
     
     
    

Megjithate, Luan Zhegu është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore. I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë titullin “Mjeshtër i madh i skenës”. Një titull sa i merituar aq sa dhe pak i çuditshëm për sistemin e vlerësimit të artistëve të suksesshëm. Ka punuar edhe si ekonomist në Ministrinë e Mbrojtjes. Nje pune krejtesisht e vështirë sidomos ne hartimin e bilancit.

   

Ne vitin 1969 kompozon këngën e tij të parë, “Vajza dhe Deti” duke e kënduar ate vetë, eshte edhe viti zyrtar kur kengetari i madh i skenes shqiptare do te filloje nje karriere te shkelqyer artistike.

Ata qe e kujtojne ate ne vitet `80-te, e imagjinojne një zë te ëmbël që të kënaq shpirtin. Një burrë i shtruar që nuk gabon kurrë. Një babaxhan në marrëdhënie me të tjerët dhe një familjar model. Tjetër karakteristikë e tijë kur këndonte “s’i lëvizte qerpiku”, dora e këmba. Në atë pozicion që ia niste ligjërimit muzikor, në atë e mbaronte. Luani per kete cilesi qe ja njohin te gjithe do te shprehet si me shaka: “Po të luaje atëherë, të luanin. Kështu që unë vendosa që të mos lëvizja fare në skenë……”. Megjithate edhe sot e kësaj dite, Luani i famshëm nuk luan nga natyra e karakteri i tij. Gjithnjë aktiv në jetën muzikore, gjithnjë miqësor dhe dashamirës, dhe mbi të gjitha, me asnjë nuk bën kompromis në dëm të karakterit të tij.

    
  
    

Kenget e repertorit te gjere te kengetarit kendohen akoma sot madje nga nje publik i brezit te ri e cila tregon se i gjithë populli e do siç a e ka dashur gjithnje. Si atëherë, kur në hit-paradën e Prishtinës, ai me këngën “Bashkë me fëmijët” ishte në vend të parë, duke lënë pas Majkëll Xhekson, por edhe tani që ndonëse ne moshe , është nga zërat më të dashur të muzikës sonë.

       
     
     
       

Kenget me te suksesshme:
“Kompozitori dhe fëmijët”
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Aleksandër Lalo

“Bashkë me fëmijët” / A” do të vish”
“Alo, Alo…!

teksti Agim Doçi, kompozuar ngaOsman Mula Festivali i 26-të i Këngës në RTSH 1987

“Kur jemi bashk të dy”
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Aleksandër Lalo

“Të dua ty”……duet me Liljana Kondakçi,

“E doni dashurinë”……duet me Ledina Çela,;
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Osman Mula Festivali i 34-të i Këngës në RTSH 1995

“Zemrat det i gjerë” / “Vij drejt teje” / “E parandjej”

“Bashkë me vitet”
teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Osman Mula Koncerti i pranverës 1987.

“Djepi i trimërisë”……duet me Tonin Tërshana,
“Kudo je ti”! / “Shokët”
kompozuar nga Shaqir Kodra, Festivali i 11-të i Këngës në RTSH 1974.

“Kur vjen pranvera”
“Ditët që na presin”
teksti Bardhyl Londo, kompozuar nga Tish Daija Festivali i 22-të i Këngës në RTSH 1983.

“Këngët e rinisë”
Festivali i.-të në RTSH.

Publikuar me pare ne Facebook ne faqen me te njejten emer “Kinematografia Shqiptare” me 25 gusht 2015

__
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here