Profil i operatorit veteran, Dhimiter Lala!

0
547

Dhimiter Lala
Operatore i filmit kronikale dhe dokumentare
Eshte kameramani me i vjeter dhe ende gjalle qe ka Shqiperia sot!

Lindi ne Pogradec me 2 tetor 1931. Femijerine dhe shkollimin e kalon ne kete qytet. Ne vitin 1945 ka qene nder studentet e pare qe hapen Shkollen Ushtarake “Skenderbej” ne Tirane, nje djalosh me revole ne brez. Ka vazhduar studimet ne kete shkolle deri ne vitin 1949 ku me vone vijon studimet e larta per oficer nga ku diplomohet. Punon si oficer per pak vite deri ne nentor te vitit 1953.

Por deshira per filmin e sjell vetvetiu prane dyerve te Kinostudios nje vit me pas, 1954. Eshte nje emer i lidhur ngushte me themelimin e dy institucioneve te rendesishme te kultures, Kinostudios “Shqiperia e Re” (1954) dhe Televizionit Shteteror Shqiptar – TVSH (1971) . Nder operatoret e pare te Kinostudios, nder te paret qe ka xhiruar filmat dokumentare te ketij Institucioni dhe njekohesisht nder te paret operatore te TVSH-se. E ka filluar si asistente e me pas si operator i kronikes dhe i filmave dokumentare, ne mbi 80-te te tille.

Me ngritjen e TVSH-se u transferua si operatore ketu ne kete institucion. Ish partizan i Brigades se IV-te Sulmuese ku gjate luftes shquhet per cilesi te vecanta per te cilat dekorohet me “Medaljen e Kujtimit”; “Medaljen e Trimerise”; “Medaljen e Clirimit” etj.

Kamera e tij ishte e suksesshme deri ne mesin e viteve `70-te , me pas ndryshon gjithcka, dhe jeta merr nje drejtim cuditerisht tjeter kur burgoset ne menyre te pabesueshme ne Spac. Ishte viti 1976 kur Dhimiter Lala denohet per agjitacion e propaganda me 6 vjet heqje lirie !!!

              

Ka qene asistent operator ne filmin e pare artistike shqiptar i metrazhit te shkurter “Femijet e saj” , i rregjizorit Hysen Hakani. Nder shume filma kronikale dhe dokumentare, spikaten “Pusi 542” (bashkepunetor me A. Fortuzin dhe S. Mushen). Pikerisht me kete film (1957) me regji te Ilo Pandos, dekorohet me “Urdherin e punes” se klasit te II-te”. Ndersa per dokumentarin tjeter “Dyluftim me flaket” , dekorohet me “Urdhrin Naim Frasheri” i klasit te II-te.

Dokumentare te tjere: “Divjake 2”; “Reportazh nga Kubneshi”; “Vellezerit Tare”;
“Anes Drinit”
Veterani i operatoreve shqiptare, ka bere xhirime edhe jashte kufinjve shqiptare deri ne Itali, Irlande e shume vende te tjera, ku ka rene ne sy dhuntia e peisazhit te gjere e te lloj llojshem . vertetesia, gershtimi I planeve dinamike me ato statike.

Fotografia e xhirimive te tij ka dinamike dhe pasuri imazhesh, me kendveshtrime interesante.

Ne v. 2019 i dedikohet nje dokumentare i titulluar “Kamera dhe shpirti”

Ekskluziviteti ne Facebook ne “Kinematografia Shqiptare” qe ne shtator 2016 (u rishikua ne tetor 2020)

__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2022
Referenca: “Enciklopedi e Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare” – Toena 2009 / papagjoni. J / faqe. 261.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply