Profil i një artisti | Mario Ashiku!

0
4262

Mario Ashiku
Regjisor, aktor dhe pedagog i mirenjohur ne artin skenik.

Lindi ne Shkoder me 27 korrik 1939. Studimet per aktore i kreu ne v. 1964 ne shkollen e larte ” Aleksander Moisiu”. Ne vitin 1959, qe kur ishte akoma student, interpretoj rolin e pare ne filmin “Fortuna” ate te Arbenit, dhe madje nje rol kryesor, ne nje film te prodhimit te perbashket shqiptaro–sovietik, me rregjizoret J.Ozerov dhe K. Dhamo. Duke patur jo vetem hijeshi dhe dhunti te vecanta aktoriale e bene Marion te kerkuar nga rregjizoret e ndyshem.

Ne vitin 1964, luan nje tjeter rol kryesor ate te Lekes ne filmin “Toka jone”, ku paraqet , shpirtin e shqetesuar te malesorit, ne mes dramacitetit dhe zoterimi te toneve te nje psikologjizmi te “ashper”, ai na ka dhene boten e trazuar te ketij malesori.

Mbasi mbaron studimet universitare fillon pune menjehere si aktor ne Teatri Popullor, duke realizur ne skenen e ketij teatri figura mbreselenese, si pershembull Benediktin tek komedia e Shekspirit , “Shume zhurme per asgje” ( 1964), Fabricion po tek komedia “Mirandolina” (1966) te Goldonit. Spikat me figuren e Gjetes tek drama “Cuca e maleve” te Loni Papes ne v. 1967. Tek ky personazh Mario ariti qe me pamjen, veprimet dhe fjalet e tjera te zbulonte egersine e segmenteve sociale sa patriarkale aq edhe te kriminalizuara e te fshehura pas “kanunit te maleve”.

Mario Ashiku ka krijur edhe nje personazh tjeter artistike qe mbahet mend mjaft mire, ate te Shpend Dragobise , nje trimi kosovar qe shoqeronte eskorten e Ismail Qemalit drejt pavaresise se Shqiperise ne Vlore, ne filmin epiko-heroik te realizuar nga Kinostudio ne v.1982 , “Nentori i dyte” , nje nga perlat e filmave shqiptar.

Per disa vite me rradhe do te jete ne Insitutin e Larte te Arteve si pedagog i mjeshtrise se aktorit, prane rregjizorit te mirenjohur Kujtim Spahivogli . Me pas u transferua arbitrarisht ne Estraden e Pogradecit, duke punuar ketu deri ne v. 1986. Me vone , pas v. 1986 deri ne 1990-ten shkon ne teatrin e Durresit “Aleksander Moisiu”. Ne te dyja trupat, si ne Pogradec ashtu dhe ne Durres, vendosi ne skene shune shfaqje variete, drama e komedi nga ku mund te permendim “Lebra”, “Hija e tjetrit”, dhe natyrisht nuk mund te lihet ne harrese njera nga shfaqjet me te suksesshme, ajo e titulluar “Ylli pa emer” e M. Sebastian, vene ne skene fillimisht me studentet e Insitutit te Larte te Arteve ne vitin 1972 ( ku spikat aktori i ri Agim Qirjaqi ne rolin e Marin Mirojut). Po kjo shfaqje perseritet me trupen e teatrit te Durresit ne vitin 1989 ( kesaj rradhe me aktorin Mirush Kabashi ne po te njejtin rol).

Përveç roleve të shumta teatrale, ka fituar 13 role në filma artistikë
Por, pavarësisht sesi fati u soll me të, Mario Ashiku kujtohet sot për një mori rolesh në kinematografi. Pas filmit “Fortuna” ai interpretoi në vitin 1961 rolin e Astritit te filmi “Debatiku”.
Ai do të jetë Leka te “Toka jonë” më 1964-n, Ndre Gjetani te “Komisari i dritës” më 1966-n, Z. Maluka tek “Agimet e stinës së madhe” më 1981, Shpend Dragobia te “Nëntori i dytë” 1982, Veseli te “Gracka”, Princi te “Të paftuarit” 1985, komandanti gjerman te “Tre njerëz me guna”, profesor Kallmi tek “Asgjë nuk harrohet” etj.

Me një jetë të trazuar gjatë sistemit të kaluar, Mario Ashiku ka mundur të ruajë një dritë brenda tij, që e bën sot të kujtojë bukur të shkuarën. Ne individualitetin artistik te Mario Ashikut si rregjizor vihet re deshira per sjellje dhe pamje njerezore te perkora, per gjasa sa me jetesore, nga ku elementi i perfshirjes spontane te aktorit ne rrethanen e figures artistike shfaqet si qellim paresor.

Ne vitin 1992 aktori rifillon pune ne Akademine e Arteve duke u dalluar per kulturen, kerkesat e larta pedagogjike, finesen artistike, qartesine e mendimit dhe etiken profesionale. Mario Ashiku mban titullin “Profesor”

FILMAT
Furtuna, (1959)
Debatik ,(1961)…Astriti
Toka jonë, (1964) …. Leka
Komisari i dritës, (1966) …. Ndre Gjetani
Skëterrë 43, (1980)
Agimet e stinës së madhe – (1981)…z. Maluka, avokati ne Tirane
Nëntori i dytë, (1982)…Shpend Dragobia
Gracka, (1983)…Veseli
Tre njerëz me guna, (1985)…Komandanti Gjerman
Të paftuarit, (1985)…Princi
Asgjë nuk harrohet, (1985)….Profesor Kallmi
Bardhësi, (1986)
Vrasje në gjueti, (1987)

Teatër
25/05/1969 — “19 Ditë” e Fadil Paçramit
13/02/1969 — “Shokët” e Bashkim Kozelit
29/06/1966 — “Tri të shtëna pushke” e Ibrahim Uruçit
04/03/1966 — “Muri i madh i pakapërcyeshëm” Xhan – Hun
19/06/1963 — “Fundosja e Skuadrës” e Kornejcuk)

________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar per here te pare qe ne korrik 2016 dhe rishikuar disa here ne vitet vijues
Referenca: “Regjizoret, Akademia e Shkencave, Qendra e Studimit te Arteve” , Tirane , 2003, f.193. / “Kujtesa qe nuk fle – shkrime per Teatrin dhe arte te tjera
-Vatra-Tirane, 2006, f.66. / “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografi Shqiptare” – Toena -2009, f. 35-36. / Fotot jane kontribut i administratoreve.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply